Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 2 NGA 12

Dëgjo

Dëgjo jetën tënde. Të gjitha momentet, janë momente kyçe.

—Frederick Buechner

Ji i sinqertë me veten tënde. Kur ishte hera e fundit që je ulur dhe thjesht ke biseduar me dikë tjetër, një bisedë të vërtetë ku ke folur me qetësi dhe ke dëgjuar në të vërtetë atë se çfarë thuhej? Pa mjete komunikimi. Pa televizor. Pa muzikë. Pa shpërqëndrime.

Nuk është e çuditshme, që e kemi të vështirë të dëgjojmë Perëndinë.

Ashtu si lexuam nga Habakuku 1, ai përulësisht i drejtoi Perëndisë, të gjitha pyetjet e vështira që kishte në zemrën e tij. Është e vështirë të duash dikë—edhe vetë Krijuesin e Universit—nëse je duke mbajtur mëri dhe je duke fshehur ndjenjat e tua. Habukuku duket qartë që e donte Perëndinë, por kjo nuk e pengoi atë që me respekt ta sfidonte Perëndinë, me një kërkesë, që Ai ta ndihmonte atë të kuptonte hapësirën e madhe, që qëndronte mes asaj që ai besonte dhe asaj që ai shikonte rreth e rrotull tij.

Sapo profeti përfundoi së bëri pyetjet e tij, ai e dinte se ishte momenti që të dëgjonte. E njëjta gjë është e vërtetë dhe për ty. Habakuku shkroi, “Unë do të rri në vendrojën time do të zë vend mbi kullë dhe do t'i hap sytë për të parë atë që do të më thotë , dhe çfarë do të duhet t'i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë” (Habakuku 2:1). E dashuroj këtë pamje. Do të zë vend mbi kullë dhe do t'i hap sytë për të parë atë që do të më thotë. Shpesh herë, arsyeja se pse nuk marrim përgjigje për pyetjet tona, është sepse nuk jemi të gatshëm të ndalemi dhe të presim aq sa duhet, që Perëndia të na zbulojë veten e Tij.

Shkruesi i Psalmit 46:10 e citon Perëndinë ku thotë: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi.”

Vini re që Perëndia nuk thotë: “Ji i ngarkuar me punë, dhe prano që jam Perëndi.”

Ai thotë, “Ndalu.” Pusho. Dhe dëgjo.

Aktualisht si je duke e dëgjuar Perëndinë? Mund të hapësh Fjalën e Tij dhe të lejosh Frymën e Tij, të sjellë të vërtetën në jetën tënde. Perëndia flet me anë të rrethanave, nëse ndalesh mjaftueshëm për të reflektuar. Ai flet nëpërmjet njerëzve, duke ofruar urtësi Hyjnore nga qielli. Dhe Ai gjithashtu flet drejpërdrejt me ty, nëpërmjet frymës së Tij. Kur i përket Atij, kalo kohë me të, qetësoje veten tënde para Tij, dhe do të mësosh se si të njohësh zërin e Tij.

Ndoshta i ke kërkuar Perëndisë, të të plotësojë kërkesat që ke. Kjo është e arsyeshme; Perëndia dëshiron që ne të shkojmë para Tij. Por, a je i gatshëm të dëgjosh atë që ka për të të thënë, edhe nëse përgjigja e Tij, nuk është ajo që do të dëshiroje? Vazhdo të dëgjosh. Perëndia nuk ka për të të braktisur në kohë nevoje; me këmbëngulje do të të mbajë dhe do të bëjë të kalosh dhimbjen.

Lutu: Perëndi, jam gati të të dëgjoj. Cilat janë planet e Tua në këtë situatë? Si mund të rritem në këtë situatë?

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë nga libri i Pastorit Craig Groeschel, "Shpresë në Errësirë", mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Nëse dëshiron të besosh, por nuk je i sigurt se si ta bësh, ky plan është për ty.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/