Burra të PerëndishëmShembull
Fillimi i Duhur
Hapi i parë drejt burrërisë së vërtetë është rilindja shpirtërore— "Duhet të lindni përsëri" (Gjoni 3:7). Nevoja parësore e çdo familjeje është një baba, në zemrën e të cilit banon Krishti.
Pse?
Sepse nga natyra njerëzore, shpirtërisht je i vdekur, sepse “Paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë” (Isaia 59:2). Nuk mund ta kuptosh se për çfarë Zoti të krijoi që ti të jesh për familjen tënde—ose madje as atë se çfarë familja jote kërkon nga ty—dhe arsyeja është sepse je tërësisht i shkëputur nga prania e Tij, si rezultat i mëkatit dhe nuk mund të marrësh drejtim nga Ai.
Prandaj, duhet të besosh që Jezusi shkoi në kryq që të vdesë për mëkatet e tua dhe sakrifica e Tij, mjafton që të të ripajtojë me Atin. Kur shpall se vdekja e Tij në kryq, është pagesë e mjaftueshme për mëkatet e tua dhe i kërkon Atij të vijë në zemrën tënde dhe të të falë, të të pastrojë, dhe të banojë në ty, Ai vjen në atë moment dhe shpëtimi yt është i siguruar nëpërmjet pranisë së Shpirtit të Shenjtë që banon në ty (Efesianëve 1:13-14).
Burri është kreu i shtëpisë së tij, dhe kur Krishti vjen në zemrën e tij, ai është i pajisur plotësisht për të qënë drejtuesi shpirtëror i familjes së tij. Ai ka Krishtin që banon brenda tij dhe e ndihmon të jetë burri i plotësuar që duhet të jetë.
Miku im, nëse po jeton pa Krishtin, atëherë je duke e privuar familjen tënde nga diçka për të cilën kanë nevojë mbi çdo gjë tjetër—drejtimin shpirtëror. Megjithatë, nëse je një njeri i Perëndishëm, atëherë Perëndia mund të të shndërrojë në gjithçka për të cilën familja jote ka nevojë—në një njeri që ka mençurinë, hirin dhe forcën për t’u kujdesur për ata fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Asnjë gjë nuk mund ta zëvëndësoj, një bashkëshort dhe një baba të shpëtuar.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh këto karakteristika. Aplikimi i tyrë në jetën tënde do të të ndihmojë që të bëhesh një burrë i Perëndishëm, bashkëshorti dhe babai që je krijuar për të qënë.
More