Burra të PerëndishëmShembull
Udhëheqës i Disponueshëm
Karakteristika e gjashtë për një burrë frymëror, është se ai duhet të jetë i gatshëm dhe i disponueshëm për të tjerët. Sepse ai nuk është egoist, ai ka dëshirën që të japë nga vetja e tij, pa pritur diçka në këmbim. Gëzimi i të dhënit, e motivon që t’i përkushtohet familjes së tij.
Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, zakonisht përpiqesha të kaloja kohë duke folur dhe duke u lutur, çdo natë para se të flinin gjumë. Kur u bënë adoleshentë ato biseda gjatë natës, u bënë më të gjata dhe më përfshirëse. Për shkak dhe të orareve të mia, ndonjëherë e humbisja këtë mundësi, por jo sepse doja ta shmangja. Fakti që mund të kaloja kohë, duke i dëgjuar dhe u lutur me ta para se të flija gjumë, ishte diçka shumë e veçantë. Për shkak se këto biseda ishin qetësuese dhe në besim të plotë, fëmijët më tregonin gjëra, të cilat për prindër të tjerë mund të ishin surprizuese. Megjithatë, ata ndanin gjërat e tyre me mua, për shkak se unë isha aty, çdo natë duke folur me ta: Unë kujdesem për ty. Unë interesohem për ty. Unë të dua ty.
Duke u bërë të disponueshëm për familjet tona, kjo është një kohë e investuar në mënyrë të zgjuar, sigurisht jo për të patur përfitime pasurie. Kjo sepse ne korrim atë që mbjellim, sa më shumë të mbjellim, dhe sa më vonë të mbjellim (Gal. 6:7). Parimi i mbjelljes dhe korrjes, përshtatet me familjet po aq sa përshtet dhe me bujqësinë.
Një baba, jo vetëm që duhet të ndajë veten e tij me familjen, por ai gjithashtu duhet të mësojë se si të ndajë besimin e tij me të tjerët. Një baba që ndan me familjen e tij, se si Zoti e përdori atë për të udhëhequr dikë te Krishti, bën më shumë për t'i motivuar ata që të tregojnë dëshmitë e tyre të krishtera, sesa të gjitha kurset e studimit së bashku.
Duke treguar me vepra dhe duke i mësuar, ne duhet gjithashtu t’i mësojmë fëmijëve, sa më herët të jetë e mundur, që të japin ofertën e tyre në kishë—jo vetëm për të rritur të ardhurat e kishës, por si një akt dashurie ndaj Perëndisë dhe si bindje ndaj fjalës së Tij. Paraja është nje element thelbësor në jetën e gjithsecilit; prandaj mënyra se si t’i menaxhojnë paratë, është një mësim mjaft i rëndësishëm për fëmijët. Baba, përgjëgjësia dhe mundësia është e jotja. Kur jep të dhjetën në kishë, je duke bërë një investim të mënçur në mirëqënien financiare dhe shpirtërore të familjes tënde. Dhe kur je duke përjetuar vështirësi ekonomike, ti mund t’i tregosh fëmijëve të tu se forca për të qëndruar dhe për të punuar në kohë sfiduese, vjen nga nderimi i Perëndisë me përdorimin e kohës dhe parave. Këto janë mësime, që ata kurrë nuk do t’i harrojnë.
Të mësosh t’i japësh Perëndisë në mënyra të ndryshme, mund të bëhet një çështje familjare emocionuese. Kur shikon një nevojë, lutu për atë se çfarë Ati do që të japësh, dhe më pas së bashku përgjigjuni duke u bindur, dhe kjo mund të jetë një eksperiencë e gëzueshme dhe e fuqishme shpirtërisht. Këto mësime, të mësuara si duhet, do të prodhojnë një udhëzim shpirtëror dhe financiar për gjithë jetën tek fëmijët e tu.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh këto karakteristika. Aplikimi i tyrë në jetën tënde do të të ndihmojë që të bëhesh një burrë i Perëndishëm, bashkëshorti dhe babai që je krijuar për të qënë.
More