Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Burra të PerëndishëmShembull

Man Of God

DITA 1 NGA 9

Burri "Ideal"

Nuk ka kaluar shumë që nga momenti kur një vajzë beqare e bashkësisë time, erdhi në zyrë e dëshpëruar dhe me sy të përlotur. Sapo më informoi mbi arsyen e vizitës së saj, kuptova planin që ajo kishte për të patur një jetë të lumtur të bazuar tek martesa–dhe kjo sa më shpejt të ishte e mundur.

Pasi dëgjova arsyet se pse ndihej kështu, e pyeta: “Çfarë lloj burri je duke kërkuar?” Mbas tridhjetë minutash, ajo kishte përfunduar përshkrimin e saj– e një njeriu që nuk ekziston, përveçse në imagjinatë. Që nga ajo kohë, i kam bërë dhe shumë grave të tjera të njëjtën pyetje që i bëra vajzës së re në zyrën time, duke marrë pothuajse të njëjtën përgjigje. Disa e përfytyrojnë burrin ideal si të fortë, të shëndetshëm, të veshur mirë, të bukur, energjikë, të suksesshëm, të pavarur dhe biznemen të përgjegjshëm. Disa të tjera e përfytyrojnë si aventurier, tërheqës, romantik dhe me shpirt artisti. Sido që të jetë, ai është i interesuar për të gjitha gjërat dhe shkëlqen për shumicën e atyre që bën. Ai dashuron vetëm një grua, por është tërheqës për të gjitha. Ai është një dëgjues i kujdesshëm, me atë që është i lidhur ngusht më ndjenjat e tij. Dhe më e mrekullueshmja nga të gjitha, ai është një drejtues shpirtëror fantastik për jetën dhe familjen e tij.

A ke takuar ndonjëherë dikë që përputhet më këtë përshkrim? Nëse jo, merr zemër miku im ... askush nuk përputhet me këtë përshkrim.

Ky takim më inkurajoi, që të shikoj më në thellësi të Fjalës së Perëndisë dhe ti bëj një pyetje vetes time: Kush është burri “ideal”? Cilat janë disa nga karakteristikat që ai shfaq? Si fillim, burri ideal nuk do të thotë që është perfekt. Përkundrazi, ai është një njeri i pjekur, një njeri që përpiqet, një njeri studiues—por mbi të gjitha, ai është një njeri që kërkon Atin me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën e tij (Marku 12:30). Ai nuk ka arritur në qëllimin e tij, por është në rrugën e tij për t'u bërë burri që gruaja e tij dëshiron dhe babai për të cilin fëmijët e tij kanë nevojë. Ai është një njeri në udhëtimin më emocionues të jetës së tij. Ai po mëson që të jetë i ekuilibruar, një njeri me Krishtin në qendër të jetës së tij, modeli i njeriut që Perëndia krijoi.

Në devocionet në vazhdim, do të përshkruaj shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh këto karakteristika. Aplikimi i tyrë në jetën tënde do të të ndihmojë që të bëhesh një burrë i Perëndishëm, bashkëshorti dhe babai që je krijuar për të qënë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Man Of God

Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh këto karakteristika. Aplikimi i tyrë në jetën tënde do të të ndihmojë që të bëhesh një burrë i Perëndishëm, bashkëshorti dhe babai që je krijuar për të qënë.

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/manofgod