Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Oswald Chambers: Paqja - Jeta në FrymëShembull

Oswald Chambers: Peace - Life in the Spirit

DITA 6 NGA 30

Sa shumë besim, shpresë dhe dashuri duhet të vëmë në funksionim kur përpiqemi të bindim dikë tjetër? Nuk është puna jonë të bindim njërëz të tjerë, kjo është këmbëngulja e një jete thjesht intelektuale dhe jo frymërore. Fryma e Perëndisë do të bëjë dënimin kur ne jemi në marrëdhënie, ku ne thjesht përcjellim fjalën e Perëndisë. Ne shfrytëzojmë fjalën e Perëndisë, për ta përshtatur atë me një pikëpamje të vetes sonë që ne kemi krijuar; por kur vjen puna te paqja e madhe dhe pushimi i Zotit Jezus, ne mund të testojmë lehtësisht se ku jemi.

Të “pushosh tek Perëndia” është përsosmëria e aktivitetit shpirtëror. Në arsyetimin e zakonshëm të njeriut, kjo do të thotë të ulesh me krahë të kryqëzuara dhe të lejosh Zotin të bëjë gjithçka; në realitet është të kesh qëndrim aq të fortë në Perëndinë, sa të jesh i lirë të bësh punë të rëndomta pa bërë bujë. Kohët kur Perëndia vepron më mrekullisht, janë kohët kur kurrë nuk mendojmë për të.

Pyetje Reflektimi: Sa nga shqetësimet e mia, vijnë nga përpjekja për të krijuar paqe sipas kushteve të mia dhe jo sipas kushteve të Perëndisë? Cila pjesë e procesit të paqe-ruajtjes i takon Perëndisë dhe cila mua?

Citime të marra nga "Disiplina e Krishterë" dhe "Trokitja në derën e Perëndisë", © Botuesit e Shtëpisë së Zbulimit

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Oswald Chambers: Peace - Life in the Spirit

Paqja: Jeta në Frymë është një thesar frymëzues i citateve nga veprat e Oswald Chambers, shkrimtari devocional më i dashur i botës dhe autori i "Më të Mirën Time për më të Lartin". Gjeni prehje te Perëndia dhe fitoni një kuptim më të thellë të rëndësisë së paqes së Perëndisë në jetën tuaj.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Zbulimit që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: www.utmost.org