Oswald Chambers: Paqja - Jeta në FrymëShembull
Fëmijët ndonjëherë kanë frikë në errësirë. Frika hyn në zemrat dhe nervat e tyre dhe përfundojnë në një gjëndje të tmerrshme; pastaj ata dëgjojnë zërin e nënës ose të babait dhe çdo gjë qetësohet dhe ata shkojnë për të fjetur. Në përvojën tonë shpirtërore është e njëjta gjë. Disa tmerre na dalin në mes të rrugës për të na takuar dhe zemrat tona pushtohen nga një frikë e jashtëzakonshme; atëherë dëgjojmë thirrjen e emrin tonë, dhe zërin e Jezusit duke thënë: "Jam unë, mos ki frikë" dhe paqja e Perëndisë që kalon çdo mirëkuptim merr në zotërim zemrat tona.
Një person kurrë nuk mund të jetë i njëjtë përsëri, pasi të ketë dëgjuar predikimin e Jezus Krishtit. Ai mund të thotë se nuk i kushton vëmendje; ai mund të duket se ka harruar gjithçka për të, por ai kurrë nuk është tërësisht i njëjtë, dhe të vërtetat mund të lindin në ndërgjegjen e tij në çdo moment që do të shkatërrojnë gjithë paqen dhe lumturinë e tij.
Pyetje Reflektimi: Çfarë më frikëson? Kur kam më shumë gjasa të kem frikë? Cilat fjalë të Jezusit më alarmojnë? Cilat fjalë të Jezusit e largojnë frikën time?
Citime nga Servant as His Lord dhe Run Today’s Race, © Botuesit e Shtëpisë së Zbulimit

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Paqja: Jeta në Frymë është një thesar frymëzues i citateve nga veprat e Oswald Chambers, shkrimtari devocional më i dashur i botës dhe autori i "Më të Mirën Time për më të Lartin". Gjeni prehje te Perëndia dhe fitoni një kuptim më të thellë të rëndësisë së paqes së Perëndisë në jetën tuaj.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Zbulimit që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: www.utmost.org