Psalmet 104:14-27
Psalmet 104:14-27 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ai qi ban me bimë bar për bagëtit, edhe barishtë për shërbimin’ e njeriut, qi të nxierri bukë prei dheut, edhe venë qi gëzon zemërën’ e njeriut, voj për me shkëlqyem faqenë, edhe bukë qi forcon zemërën’ e njeriut. U nginë drut’ e Zotit, dullenjat’ e Libanit qi mbolli, atie ku bajënë fole zoqtë, bredhate janë të ndenjunit’ e leilekut. Malet’ e naltë janë për dhit e egra, gurëtë janë pshtetëje për lepujt e butë. Bani hanënë për motet, dielli ngjef të perënduemit’ e vet. Lishon errësinë, e bahetë nate, nd’ate shkojënë gjithë bishat’ e pyllit. Këlysht’ e leonëvet ulurijënë për me rrëmbyem, e me lypunë prei Perëndiet ushqimin’ e vet. Porsa len dielli, mbëlidhen’ edhe bien’ e flenë ndëpër shtrofkat e veta. Del njeriu ndë punët të vet, e ndë mundimt’ të vet, ngjer mbramanet. Sa të mëdha janë punët’ e tua, o Zot! Të gjitha i bane me dituni, dheu u mbush me krijesënë tande. Ai det’ i math e i gjanë, atie gjindenë shtërpij qi s’kanë të ngjehunë, shtazë të vogëla bashkë me të mëdha. Atie shkojënë barkate, atie ashtë ky Leviathani, qi krijove për me lueitunë nd’ate. Gjithë këto shpërejënë mbë ty, për me u dhanë ushqiminë mbë kohë.
Psalmet 104:14-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ti rrit barin për bagëtinë e bimët në dobi të njeriut, që të nxjerrë ushqimin nga toka, verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që i ndriçon fytyrën e bukën që i forcon zemrën. Ngihen drurët e ZOTIT, cedrat e Libanit që ai mbolli. Atje bëjnë fole zogjtë, bredhat janë banesa e shtërgut. Malet e larta janë për dhitë e egra, shkrepat strehë për vjedullat. Bëre hënën për të shënuar stinët dhe dielli e di kur të perëndojë. Hedh errësirën e bëhet natë, nëpër të enden gjithë egërsirat e pyllit. Këlyshët e luanëve ulërijnë për gjah, nga Perëndia kërkojnë ushqim. Kur lind dielli, mblidhen e shtrihen nëpër strofkat e tyre. Njeriu del për punë e lodhet deri në mbrëmje. Sa të shumta janë veprat e tua, o ZOT! Të gjitha i ke bërë me urti! Toka është plot me krijesat e tua. Ja deti i madh e i gjerë! Atje ka zvarranikë të panumërt, gjallesa të vogla e të mëdha. Atje lundrojnë anije, Leviatani që krijove për të luajtur në të. Të gjitha presin prej teje ushqimin në kohën e duhur.
Psalmet 104:14-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij, dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut. Kështu ngopen drurët e Zotit dhe cedrat e Libanit që ai ka mbjellë; aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij. Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve. Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij. Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit. Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre. Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre. Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje. Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua. Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta; e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të. Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.