Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij, dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut. Kështu ngopen drurët e Zotit dhe cedrat e Libanit që ai ka mbjellë; aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij. Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve. Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij. Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit. Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre. Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre. Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje. Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua. Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta; e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të. Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.
Lexo Psalmet 104
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 104:14-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video