Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 104

104
1Beko Zotinë, o shpirti em; fort u madhënove, o Zot Perëndia em, je veshunë me lavdurim e me madhëni.
2Ai qi heth përmbi vetëhe dritënë, porsi petk; ai qi shtrin qiellinë, porsi kurtinë.
3Ai qi mbulon me ujë të naltëtë vendet’ e vet, ai qi ban retë qerren’ e vet, ai qi ecën mbi fletët t’erënavet.
4Ai qi ban engjujt’ e vet fryma, edhe shërbëtorët’ e vet flakë ziarrmi.
5Ai qi themelon dhenë mbi qindrim t’ati, për mos me u tundunë jetë mbas jete.
6Mbulove ate me abyssënë, porsi me petk; ujënate qindruenë mbi malet.
7Prei qirtimit t’yt iknë, prei zanit bumbullimësë s’ate u hoqnë me nxitim.
8Hipnë ndë malet, sdripnë ndë fushat, nd’ate vend qi i themelove.
9Vune sinuer qi s’kanë me e kapërcyem, as kanë me u këthyem, për me mbuluem dhenë.
10Ai qi dërgon bunime ndër shpellat, qi të shkojën’ ujëna ndërmiet malevet.
11Pinë ujë gjithë bishat’ e fushësë, gomarët’ e egrë shuejënë hetëjen’ e vet.
12Afër’ atyneve kanë të ndenjunitë shpezët’ e qiellit, edhe apinë za ndërmiet degavet.
13Ai qi ujit maletë prei të naltëvet vendevet vet, prei pemësë duervet tua nginjetë dheu.
14Ai qi ban me bimë bar për bagëtit, edhe barishtë për shërbimin’ e njeriut, qi të nxierri bukë prei dheut,
15edhe venë qi gëzon zemërën’ e njeriut, voj për me shkëlqyem faqenë, edhe bukë qi forcon zemërën’ e njeriut.
16U nginë drut’ e Zotit, dullenjat’ e Libanit qi mbolli,
17atie ku bajënë fole zoqtë, bredhate janë të ndenjunit’ e leilekut.
18Malet’ e naltë janë për dhit e egra, gurëtë janë pshtetëje për lepujt e butë.
19Bani hanënë për motet, dielli ngjef të perënduemit’ e vet.
20Lishon errësinë, e bahetë nate, nd’ate shkojënë gjithë bishat’ e pyllit.
21Këlysht’ e leonëvet ulurijënë për me rrëmbyem, e me lypunë prei Perëndiet ushqimin’ e vet.
22 Porsa len dielli, mbëlidhen’ edhe bien’ e flenë ndëpër shtrofkat e veta.
23Del njeriu ndë punët të vet, e ndë mundimt’ të vet, ngjer mbramanet.
24Sa të mëdha janë punët’ e tua, o Zot! Të gjitha i bane me dituni, dheu u mbush me krijesënë tande.
25Ai det’ i math e i gjanë, atie gjindenë shtërpij qi s’kanë të ngjehunë, shtazë të vogëla bashkë me të mëdha.
26Atie shkojënë barkate, atie ashtë ky Leviathani, qi krijove për me lueitunë nd’ate.
27Gjithë këto shpërejënë mbë ty, për me u dhanë ushqiminë mbë kohë.
28Kur u ep, mbëledhinë, kur hap ti dorënë, nginjenë së mirash,
29por kur këthen ti faqenë mbë-nj’-anë, përzihenë, kur u ngre frymënë, ngordhinë, edhe këthehenë ndë baltë të vet;
30kur u dërgon frymënë tande, ndërtohenë, edhe përtërin faqen’ e dheut.
31Qoftë lavdia e Zotit për gjithë jetënë, u gëzoftë Zoti për punët e veta.
32Ai qi shtie sytë mbi dhet, edhe ban ate me u dridhunë: ai qi përket maletë, edhe nxierrinë tym.
33Kam me i kënduem Zotit sa të rroj, kam me i psallunë Perëndisë sa të jemi.
34Mendimi em për ate do të jetë i amblë, edhe unë do të gëzohem për Zotinë.
35U shofshinë fajtorëtë prei dheut, edhe të paudhëtë mos qofshinë ma. Beko Zotinë, o shpirti em. Alleluia.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 104: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr