Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Amosi 4

4
Kundër grave të Samarisë
1«Dëgjoni këtë fjalë, o ju lopët e Bashanit, që jeni në malin e Samarisë,
ju që shtypni të mjerët e mundoni skamnorët,
ju që u thoni zotërinjve tuaj: na sillni për të pirë!
2 Zoti, Zoti im u betua për shenjtërinë e vet,
se po ju vijnë ditët
kur do t'ju kapin me grremça,
e pasardhësit tuaj me grepa.
3Njërën pas tjetrës do t'ju kapin përmes të çarave të murit
e në Harmon do t'ju degdisin,
kumton Zoti.
4Shkoni në Betel e shkelni ligjin,
në Gilgal e shtoni shkeljet.
Sillini flijimet në mëngjes,
të dhjetën në ditën e tretë.
5Digjeni për lavd kushtimin e mbrujtur,
shpallni me të madhe flitë vullnetare,
se kështu doni të veproni, o bij të Izraelit,
kumton Zoti, Zoti im.
6Ndaj dhe unë ju lashë gojëzbrazur
në të gjitha qytetet tuaja
e pa bukë në gjithë vendet tuaja,
por tek unë ju nuk u kthyet,
kumton Zoti.
7Ndaj dhe unë e mbajta shiun
tre muaj para korrjes.
E çoja shiun në një qytet,
por jo në një tjetër.
Njëra pjesë e tokës lagej,
ndërsa tjetra digjej e thatë.
8Banorët e dy a tri qyteteve
iknin në një qytet tjetër
për të gjetur ujë e s'ngopeshin,
por tek unë ju nuk u kthyet,
kumton Zoti.
9Ju godita me urth e vrug.
Shumë kopshte e vreshta tuajat,
fiq e ullishta i përlau vemja,
por tek unë ju nuk u kthyet,
kumton Zoti.
10Dërgova murtajën mes jush,
siç e dërgova në Egjipt.
I vrava me shpatë djelmoshat tuaj,
kuajt tuaj i bëra pre.
Hundët jua shpova me kutërbimin e fushimit,
por tek unë ju nuk u kthyet,
kumton Zoti.
11Ju përmbysa,
siç i përmbysi Perëndia Sodomën e Gomorrën,
u bëtë si trungu i përcëlluar nga zjarri,
por tek unë ju nuk u kthyet,
kumton Zoti.
12Ndaj kështu do të sillem me ty, o Izrael.
Meqë do të veproj kështu,
përgatitu të takosh Perëndinë tënd, o Izrael.
13Ja, ai që u dha trajtë maleve dhe erën krijoi,
ai që i dëfton njeriut synimet,
ai që e bën agimin terr
dhe ecën mbi kreshtat e tokës,
është Zoti,
Perëndi i ushtrive është emri i tij».

Aktualisht i përzgjedhur:

Amosi 4: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr