Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Amosi 3

3
Faji i Izraelit
1«Dëgjojeni këtë fjalë, që Zoti foli kundër jush, o bijtë e Izraelit. Kundër gjithë familjes që nxori nga toka e Egjiptit:
2“Ju jeni të vetmit që zgjodha
nga tërë fiset e dheut.
Ndaj dhe do t'ju ndëshkoj
për të gjitha fajet tuaja.
3A udhëtojnë dy veta bashkë,
nëse nuk kanë lënë takim?
4A ulërin luani në pyll,
nëse pre për të nuk ka?
A angullin këlyshi i luanit nga strofka,
nëse ka kapur gjë?
5A bie në tokë fluturaku,
nëse laku nuk ngrihet për të?
A shkrehet kurthi nga dheu,
nëse nuk ka kapur gjë?
6A nuk trembet populli,
kur kushtrimi i borisë
në qytet lëshohet?
A e zë fatkeqësia qytetin,
nëse Zoti nuk e dërgon?
7Se, Zoti, Zoti im, nuk bën asgjë,
pa ia zbuluar synimet profetëve,
shërbëtorëve të vet.
8Ulëriu luani,
kush nuk do t'i trembet?
Foli Zoti, Zoti im,
kush nuk do të profetizojë?
9Shpall nëpër fortesat e Ashdodit,
nëpër fortesat e vendit të Egjiptit
e thuaj: ‘Mblidhuni në malet e Samarisë,
vrojtoni pështjellimet e saj
e zgjedhën që e ka zënë’.
10Ata s'dinë si të sillen drejt,
kumton Zoti,
grumbullojnë dhunë
e shkatërrim në fortesat e tyre”.
11Ndaj kështu thotë Zoti, Zoti im:
“Armiku do të ta rrethojë vendin,
forcën do të ta thyejë,
fortesat do të t'i plaçkitë”.
12Kështu thotë Zoti: “Ashtu siç shpëton bariu nga goja e luanit dy këmbë apo ndonjë vesh, kështu do të shpëtojnë bijtë e Izraelit që banojnë në Samari e që shtrihen në një qoshe shtrati me shtrojë nga Damasku.
13Dëgjoni e dëshmoni kundër shtëpisë së Jakobit,
kumton Zoti, Zoti im, Perëndia i ushtrive.
14Në ditën kur të ndëshkoj shkeljet e Izraelit,
altarët e Betelit do t'i ndëshkoj.
Brirët e altarëve do të këputen,
ato do të bien përtokë.
15Do ta rrënoj shtëpinë e dimrit
bashkë me atë të verës.
Do të shkatërrohen shtëpitë e fildishta,
shtëpitë e mëdha do të marrin fund,
kumton Zoti”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Amosi 3: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr