Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Amosi 2

2
1«Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Moabit,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
I dogji eshtrat e mbretit të Edomit,
shkrumb e hi i bëri.
2Zjarr do të dërgoj kundër Moabit,
që fortesat e Keriotit të përpijë.
Do të vdesë Moabi nga britmat e luftës,
nga kushtrimi i borisë.
3Do ta zhbij gjykatësin prej mesit të tij,
do ta vras bashkë me princat,
thotë Zoti”.
4Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Judës,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
E përçmuan ligjin e Zotit,
urdhërimet e tij nuk i mbajtën.
Gënjeshtrat e çuan në udhë të gabuar,
udhën që ndoqën edhe etërit e tij.
5Zjarr do të dërgoj kundër Judës,
që fortesat e Jerusalemit të përpijë”.
6Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Izraelit,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
E shitën të drejtin për argjend,
skamnorin për një palë sandale.
7Ia ngjeshën kokën të varfrit përdhe,
të përvuajturit ia ngatërruan udhën.
Atë e bir flenë me të njëjtën grua
dhe kështu përdhosin emrin tim të shenjtë.
8Rrobën e marrë peng e bëjnë shtrojë
përbri çdo altari
dhe në shtëpinë e Perëndisë së tyre
pinë verën që morën si dëmshpërblim.
9Unë para tyre i shkatërrova amoritët,
që ishin të gjatë porsi cedrat,
të fortë porsi lisat.
Ia shkatërrova frytin lart
e rrënjët poshtë.
10Unë ju nxora nga toka e Egjiptit,
ju priva për dyzet vjet në shkretëtirë,
që tokën e amoritëve të zotëroni.
11Nxora profetë prej bijve tuaj,
nazireas prej të rinjve tuaj.
A s'është kështu, o Izrael?
Kumton Zoti.
12Por, ju u dhatë verë nazireasve,
profetët i urdhëruat të mos profetizonin.
13Ndaj do t'ua trand tokën#2.13 ose: përtokë do t'ju shtrydh nën këmbë,
siç tundet qerrja e mbushur me duaj.
14Këmbëshpejti do të ngrijë,
i forti s'do të ketë forcë të qëndrojë,
trimi s'do ta shpëtojë dot veten.
15Shigjetari s'do të rrijë dot në këmbë,
këmbëshpejti s'do të ikë dot,
kalorësi s'do ta shpëtojë dot veten.
16Edhe trimi më guximtar,
do t'ia mbathë lakuriq atë ditë,
kumton Zoti”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Amosi 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr