Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Ezra 3

3
Thëniet e truprojave
1Mbreti Dar shtroi një gosti të madhe për të gjithë shërbëtorët e tij, për të gjithë shërbëtorët e lindur në pallatin e tij, për të gjithë krerët e Medës dhe të Persisë, 2për të gjithë satrapët, gjeneralët dhe qeveritarët e krahinave nga India deri në Etiopi, njëqind e njëzet e shtatë njësi krahinore. 3Hëngrën e pinë dhe u larguan të ngopur, ndërsa mbreti Dar shkoi në dhomën e tij, u shtri dhe e zuri gjumi.
4Atëherë tre djemtë që ishin truproja të mbretit i thanë njëri-tjetrit: 5«Secili nga ne të shkruajë nga një thënie, më të mirën e mundshme. Atij, thënia e të cilit do t'i duket më e urtë se e të tjerëve, mbreti Dar do t'i japë dhurata dhe ndere të mëdha. 6Do ta veshin me purpur, do të pijë në gota ari, do të flejë në shtrat ari, do t'i japin një karrocë ari, do të veshë kësulë liri dhe në qafë do të mbajë gjerdan ari. 7Falë urtisë së vet, do të ulet në krah të Darit dhe do të quhet i afërm i tij».
8Secili shkroi nga një thënie të urtë. I vulosën, i vunë nën nënkresën e mbretit Dar dhe thanë: 9«Kur të zgjohet mbreti, do t'i japin letrën dhe atij, që mbreti dhe tre prijësit e Persisë do të gjykojnë se ka thënë fjalën më të urtë, do t'i jepet fitorja siç është shkruar». 10Njëri shkroi: «Më e forta është vera», 11tjetri: «Më i forti është mbreti», 12ndërsa i treti: «Më të fortat janë gratë, por mbi të gjitha ngadhënjen e vërteta».
13Kur mbreti u zgjua, i dhanë letrën dhe e lexoi. 14Ai dërgoi të thërrisnin të gjithë prijësit e Persisë dhe të Medës, satrapët, gjeneralët, qeveritarët e krahinave dhe zyrtarët e lartë dhe u ul në dhomën e fronit. Letrën e lexuan para tij. 15Pastaj ai tha: «Thërrisni djelmoshat, që t'i shpjegojnë vetë thëniet e tyre të urta». I thirrën dhe, kur hynë brenda, 16u thanë: «Na tregoni për çka është shkruar».
Fuqia e verës
17I pari foli ai që kishte shkruar për fuqinë e verës: 18«Burra, e si nuk na qenka më e forta vera? Të gjithë atyre që e pinë, u turbullon mendjen. 19Ka të njëjtin ndikim te mendja e mbretit apo jetimit, e skllavit apo njeriut të lirë, e të varfrit apo të pasurit. 20Kthen çdo mendim në hare e ngazëllim dhe bën të harrohet çdo hidhërim. 21I bën të gjithë të ndihen të pasur në zemër, të harrojnë mbret e satrap dhe të flasin me tepri. 22Kur pinë, harrojnë miq e vëllezër e nuk ngurrojnë të nxjerrin edhe shpatën. 23E mandej, kur u del vera, nuk mbajnë mend ç'kanë bërë. 24E pra, burra, a nuk është vera më e forta, kur na detyron të sillemi kështu?». Pasi tha këto, heshti.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Ezra 3: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr