Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 27:1-10

Psalteri 27:1-10 PSGEKK1872

Zoti ashtë drita eme edhe shpëtesa eme: cillinë kam me drashunë? Zoti ashtë fuqia e jetësë s’eme: prei kuit do të frikohem? Kur m’u afëruenë të këqijtë, kundrështarët’ edhe anëmiqt’ e mi, për me ngranë mishinë t’em, vetë ata rrëshqitnë edhe ranë. Edhe ndë daltë ushtëri kundrë meje, zemëra eme s’ka me u frikuem; edhe ndë u ngrittë luftë mbi mue, edhe atëherë kam me shpëryem. Nji gja lypa prei Zotit, këte kam me lypunë: për me ndenjunë ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’eme, të shikoj bukurin’ e Zotit, edhe të vështroj tempullin’ e ati. Se ndë ditë të keqe ka me më mpëshefunë ndë tendë të vet, ka me më mbuluem ndë vend të mpësheftë të tendësë vet, ka me më ngritunë nalt ndë shkrep. Edhe tashti kryetë t’em ka me u naltuem përmbi anëmiqt e mi qi më qarkojënë, edhe kam me bamë kurban brohorie ndë tendë t’ati; kam me i kënduem, edhe kam me i psallunë Zotit. Ndëgjo zaninë t’em, o Zot, kur thërres, edhe përdëlle-më, edhe ndëgjo-më. Zemëra eme tha prei anësë s’ate: Kërkoni faqenë t’eme. Kam me kërkuem faqenë tande, o Zot. Mos këthejsh mbënjanë faqenë tande prei meje, mos hethsh ndë zemërim shërbëtorinë tand; ti qe ndifma eme: mos më lash, edhe mos heqsh dorë prei meje, o Perëndia i shpëtimit t’em. Edhe ndë heqshinë dorë prei meje em atë e ama eme, por Zoti ka me më pritunë.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Psalteri 27:1-10