Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 27

27
Psallm’ e Davidit.
1Zoti ashtë drita eme edhe shpëtesa eme: cillinë kam me drashunë? Zoti ashtë fuqia e jetësë s’eme: prei kuit do të frikohem?
2Kur m’u afëruenë të këqijtë, kundrështarët’ edhe anëmiqt’ e mi, për me ngranë mishinë t’em, vetë ata rrëshqitnë edhe ranë.
3Edhe ndë daltë ushtëri kundrë meje, zemëra eme s’ka me u frikuem; edhe ndë u ngrittë luftë mbi mue, edhe atëherë kam me shpëryem.
4Nji gja lypa prei Zotit, këte kam me lypunë: për me ndenjunë ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’eme, të shikoj bukurin’ e Zotit, edhe të vështroj tempullin’ e ati.
5Se ndë ditë të keqe ka me më mpëshefunë ndë tendë të vet, ka me më mbuluem ndë vend të mpësheftë të tendësë vet, ka me më ngritunë nalt ndë shkrep.
6Edhe tashti kryetë t’em ka me u naltuem përmbi anëmiqt e mi qi më qarkojënë, edhe kam me bamë kurban brohorie ndë tendë t’ati; kam me i kënduem, edhe kam me i psallunë Zotit.
7Ndëgjo zaninë t’em, o Zot, kur thërres, edhe përdëlle-më, edhe ndëgjo-më.
8Zemëra eme tha prei anësë s’ate: Kërkoni faqenë t’eme. Kam me kërkuem faqenë tande, o Zot.
9Mos këthejsh mbënjanë faqenë tande prei meje, mos hethsh ndë zemërim shërbëtorinë tand; ti qe ndifma eme: mos më lash, edhe mos heqsh dorë prei meje, o Perëndia i shpëtimit t’em.
10Edhe ndë heqshinë dorë prei meje em atë e ama eme, por Zoti ka me më pritunë.
11Mëso-më udhënë tande, o Zot, edhe hiq-më ndë rrugë të dreitë për punë t’anmiqvet mi.
12Mos më ep ndë dëshërimet t’anëmiqvet mi, se u ngritnë kundrë meje dëshmitarë rrenësë, edhe asish qi shfryjënë pa-udhëni.
13 Mier, ndë mos patëkeshe besuem të shifje të mirat’ e Zotit ndë dhe të gjallëvet?
14Prit Zotinë: bahu burrë, edhe le të forcohetë zemëra jote, edhe prit Zotinë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 27: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr