Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 26

26
Psallm’ e Davidit.
1Gjuko-më, o Zot, se eca ndë të pa-keqet t’eme, edhe shpëreva mbë Zotinë, edhe s’kam me u tundunë.
2Shiko-më, o Zot, edhe shprovo-më: shprovo veshnjet’ e mia edhe zemrënë t’eme.
3Se përdëllimi yt ashtë përpara syvet mi, edhe eca ndë të vërtetënë tande.
4Nukë ndenja bashkë me njerës të kotë, edhe s’kam me votunë bashkë me ipokritë.
5Mora mëni mbëledhëjen’ e të këqijvet, edhe s’kam me ndenjunë bashkë me të pa-besë.
6Kam me lamë duert’ e mia me të pa-fajt, edhe kam me qarkuem therorenë tande, o Zot,
7qi të baj me ndëgjuem za lavdurimi, edhe të tregoj gjithë mërekullit’ e tua.
8O Zot, desha të ndenjunit’ e shtëpisë s’ate, edhe vendin’ e tendësë lavdisë s’ate.
9Mos venë shpirtinë t’em bashkë me fajtorët, as jetënë t’eme bashkë me njerës gjaknash;
10ndë duer t’atyne ashtë pa-udhëni, edhe e diathta e atyne ashtë plot me dhunëtia.
11Por unë kam me ecunë ndë të pa-keqet t’eme: shpërble-më, edhe përdëlle-më.
12Kamba eme qindron ndë të dreitët: kam me bekuem Zotinë ndër përmbëledhëje.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 26: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr