Psalltiri 8

8
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Gittith. Psallm’ e Dhavidhit.
1O Zot Zoti ynë, sa i maniçim ësht’ emëri yt mbë gjithë dhenë! Se u lartua madhëria jote përmbi qiejt.
2Nga goj’ e foshnjevet edhe atyreve që pinë sisë bëre gati lavdurim për punë të arëmiqet mi, për të prishurë arëmiknë edhe çpagë-marrësinë.
3Kur vështron qiejtë, punën’ e gishtrëvet tu, hënën’ edhe yjtë, që themelove ti!
4Ç’është njieriu, që t’e kujtonjç? A i biri njieriut, që t’e vështronjç?
5Po ti bëre atë pak gjë më të poshtërë nga ëngjëjtë, edhe e kurorëzove me lavdi e me nder.
6Edhe vure atë zot mbi punët’ e duaret tua, të gjitha ja vure poshtë ndënë këmbët të ati.
7Gjithë dhëntë edhe qetë, po edhe shtëzët’ e fushësë,
8shpesët’ e qiellit, edhe pishqet’ e detit, që shkonjënë udhëvet detevet.
9O Zot Zoti ynë, sa i maniçim ësht’ emëri yt mbë gjithë dhenë!

നിലവിൽ തിരഞ്ഞെടുത്തിരിക്കുന്നു:

Psalltiri 8: PSTOKK1868

ഹൈലൈറ്റ് ചെയ്യുക

പങ്ക് വെക്കു

പകർത്തുക

None

നിങ്ങളുടെ എല്ലാ ഉപകരണങ്ങളിലും ഹൈലൈറ്റുകൾ സംരക്ഷിക്കാൻ ആഗ്രഹിക്കുന്നുണ്ടോ? സൈൻ അപ്പ് ചെയ്യുക അല്ലെങ്കിൽ സൈൻ ഇൻ ചെയ്യുക