Punët’ e Apostujvet 6
6
KAPTINA VI.
1Edhe nd’ato ditt kur shumoheshinë dishepujtë, Greqishtarëtë murmurojinë kundrë Hebrevet, se nukë shikoheshinë grat’ e veja t’atyneve ndë shërbesë të përditëshime.
2Atëherë të dy-mbë-dhetëtë thërritnë shumicën’ e dishepujvet, e thanë: Nuk’ asht’ e pëlqyeshime mbë ne me lanë mbë-nj-anë fjalën’ e Perëndisë, e me shërbyem ndëpër truvezat.
3Vështroni pra, o vëllazën, e sgjithni prei jush shtatë burra qi të epetë deshmi e mirë për ata, plot me Shpirtinë Shenjt e me dituni, të cillëtë t’i vemë mbi këte nevojë.
4Por na të presimë mbë të falunit, e mbë shërbesët të fjalësë.
5Edhe u pëlqye fjala përpara gjithë shumicësë, edhe sgjothnë Stefaninë, qi ishte burr plot me besë e me Shpirtinë Shenjt, edhe Filippin’, edhe Prohorin’, edhe Nikanorin’, edhe Timonin’, edhe Parmenan’, edhe Nikolanë e këthyem Antioheasinë:
6të cillët i nxuernë përpara apostujvet; edhe mbassi u falnë, vunë duertë përmbi ata.
7Edhe fjala e Perëndisë shtohei, edhe numëri i dishepujvet shumohei fort ndë Ierusalem; edhe shumë gjindëje prei priftënish i ndëgjojinë besësë.
8Edhe Stefani plot me besë e me fuqi, bante mërekullia e shenje të mëdha ndë popull.
9Atëherë u ngritnë disa prei synagoget qi thohei i Libertinëvet, edhe Kyrenianëvet, edhe e Aleksandrianëvet, edhe prei atyneve qi ishinë kah Kylikia e kah Asia, edhe haheshinë me fjalë me Stefaninë.
10Edhe s’mundeshinë me i dalë kundrë ditunisë edhe frymësë qi fliste.
11Atëherë vunë pshefas nierës me thanë, se: Ndëgjuem ate tue folunë fjalë vlasfimie kundrë Moiseut edhe Perëndisë.
12Edhe shtynë popullin’ e pleqt’ e shkruisit’, edhe u turrnë, edhe e rrëmbyenë, edhe e prunë ndë bashkë-ndejtiet,
13edhe nxuernë përpara deshmitarë rrenësë, qi thoshinë, se: Kyi nieri nukë pushon tue folunë fjalë vlasfimie kundrë këti vendi shenjt, edhe kundrë ligjësë,
14sepse ndëgjuem ate tue thanë, se: Kyi Iesu Nazoreasi ka me prishunë këte vend, edhe ka me ndërruem zakonetë qi na ka lanë Moiseu.
15Edhe gjith’ ata qi kishinë ndenjunë ndë bashkë-ndejtiet kur shtinë sytë mb’ate, panë faqen’ e ati porsi faqe engjulli.
Pilihan Saat Ini:
Punët’ e Apostujvet 6: DHRGKK72
Sorotan
Berbagi
Salin
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fid.png&w=128&q=75)
Ingin menyimpan sorotan di semua perangkat Anda? Daftar atau masuk
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania