Punët’ e Apostujvet 5

5
KAPTINA V.
1Edhe nji burr qi e kishte emënin’ Anani, bashkë me Sapfirënë gruen’ e vet, shiti nji copë dhe,
2edhe mpëshefi prei të çimuemit, tue ditun’ edhe grueja e vet, edhe pruni nji piesë prei astrëvet, edhe e vuni për-anë kambëvet apostujvet.
3Edhe Pietri tha: O Anani, përse mbushi zemrënë tande Satanai me gënjyem Shpirtinë Shenjt, edhe me mpëshefunë prei të çimuemit arësë?
4Ndë qoftë se e mbaje, a s’ishte joteja? Edhe si e shite, a s’ishte ndënë pushtet tand? Qish pate qi vune ndër mend këte punë? Nukë rreite nierëzitë, por Perëndinë.
5Edhe Anania tue ndëgjuem këto fjalë, ra për dhe, edhe dha shpirtinë; edhe u hyni frikë e madhe gjith’ atyneve qi ndëgjuenë këto.
6Edhe si u ngritnë të rijtë, e mpështuellnë, edhe e prunë jashtë, edhe e shtinë ndë dhet.
7Edhe mbassi kishinë shkuem tri ora, hyni edhe grueja e ati, pa ditunë se qish ishte bamë.
8Edhe Pietri iu përgjeq asai: Më thuei, ndë qoftë se e shitët arënë për kaqi? Edhe ajo tha: Po, për kaqi.
9Atëherë Pietri i tha asai: Përse u batë me nji fjalë me ngamë Shpirtin’ e Zotit? Qe ku janë te dera kambët’ e atyneve qi shtinë ndë dhet burrinë tand, edhe kanë me të nxierrë jashtë edhe tyi.
10Edhe ajo ra përnjiherë për-anë kambëvet ati, edhe dha shpirtinë; edhe mbassi hynë dialoshëtë, e gjetnë të vdekunë, edhe si e nxuernë jashtë, e shtinë ndë dhet ngjat burrit asai.
11Edhe i hyni frikë e madhe gjithë kishësë, edhe gjith’ atyneve qi ndëgjuenë këto.
12Edhe baheshinë shumë shenje e mërekullia ndë popull prei duersh apostujvet; (edhe ishinë të gjithë me nji zemërë ndë kamarë të Solomonit.
13Edhe askushi prei të tierëvet nukë kuxonte me u ngjitunë tek ata; por populli i madhënonte.
14Edhe shtoheshinë ma shumë tue i besuem Zotit, shumica burrash e grash.)
15Kaqi sa nxirinë jashtë ndëpër rrugat të sëmunëtë, e i vejinë mbi shtresa e mbi shtratëna, për me zanë hieja e Pietrit pak së paku ndonji prei atyneve, kur të shkojë.
16E mbëlidhei edhe shumica ndë Ierusalem qi ishinë prei qytetesh rreth, e bijinë të sëmunëtë, edhe ata qi ngjiteshinë prei frymash ndyta, të cillëtë shëndosheshinë të gjithë.
17Atëherë u ngrit Krye-prifti edhe gjith’ ata qi ishinë bashkë me ate (të cillit’ ishin’ eresi e Saddukevet), edhe u mbushnë me zmir,
18edhe vunë duert’ e veta mbi apostujt, edhe i vunë ndë burk të popullit.
19Por engjull’ i Zotit çeli dyert’ e burgut natënë, edhe si i nxuer, u tha atyne:
20Shkoni, edhe rrini e flitni ndë tempull te populli gjithë fjalët’ e kësai jete.
21Edhe si ndëgjuenë, hynë ndë tempull mbë të sbardhëmen’ e dritësë, edhe mësojinë. Por kur erdhi Krye-prifti edhe ata qi ishinë bashkë me ate, thërritnë bashkë-ndejtien’ edhe gjithë pleqësinë e të bijvet Israelit, edhe dërguenë ndë burk për me prum’ ata.
22Edhe shërbëtorëtë kur votnë, nuk’ i gjetnë ndë burk, edhe u këthyenë, e u dhanë za atyne,
23tue thanë, se: Burgun’ e gjetëm ndryem me shumë siguri, edhe rueitësitë tue ndenjunë jashtë përpara dyervet, por kur çelëm, nukë gjetëm mbrenda askend.
24Edhe kur ndëgjuenë këto fjalë prifti edhe i pari i tempullit edhe Krye-priftënitë, vrisinë mendienë për ata, se si ka me u bamë këjo punë.
25Atëherë erdhi nji nieri, e u dha za atyne, tue thanë, se: Qe ata nierëzitë qi patët vumë ndë burk, te janë tue ndenjunë ndë tempull, e po mësojnë popullinë.
26Atëherë vote kapitani bashkë me shërbëtorët, e i prun’ ata, jo me përdhunë, sepse drojinë popullinë, mos i rrafinë me gurë.
27Edhe si i prunë, i nxuernë përpara bashkë-ndejtiesë; edhe Krye-prifti i pyeti,
28tue thanë: Nuk’ u porositëm juve shtrëngutë mos me mësuem mb’emënit të këti? Edhe ju qe te mbushtë Ierusaleminë me mësiminë tuei, edhe doni me prumë mbi ne gjakun’ e këti nieriu.
29Atëherë Pietri edhe apostujt’ e tierë u përgjeqnë e thanë: Duhetë me i ndëgjuem Perëndisë ma tepërë se nierëzëvet.
30Perëndia i atënavet t’anë ngjalli Iesunë, të cillinë ju e vratë edhe e vartë mbi drut.
31Këte Perëndia e naltoi me anë të diathtësë vet, edhe e bani të parë edhe shëlbues, për me i dhanë pendesë Israelit, edhe ndëjesë fajesh.
32Edhe na jemi deshmitarët’ e ati për këto fjalë, edhe Shpirti Shenjt, qi u dha Perëndia atyne qi i ndëgjojn’ ati.
33Edhe ata kur ndëgjuenë, ngërcëllojinë dhambëtë, edhe bajinë këshille me i vramë.
34Atëherë u ngrit ndë bashkë-ndejtiet nji Farise, qi quhei Gamaliel, mieshtër i ligjësë, edhe i nderëshim ndër gjithë popullinë, edhe urdhënoi me nxierrë jashtë apostujtë nji grimë herë;
35edhe u tha atyne: O burra Israelitë, shikoni qish keni me u bamë këtyne nierëzëve.
36Sepse para këtyne ditve u ngrit Theuda, tue thanë për vetëvetëhenë se di qish ashtë; edhe i votnë mbrapa afër katër qind vetë; ai u vra; edhe gjith’ ata qi i ndëgjojin’ ati u shpërkoqnë, edhe u banë për asgja.
37Mbas këti u ngrit Iudë Galileasi nd’ato ditt qi shkruheshin’ emënatë, edhe tërhoq mbas vetiut miaft popull; edhe ai hupi, edhe gjith’ata qi i ndëgjojin’ ati u shpërdanë.
38Edhe tashti po u thom juve: Mërgohi prei këtyne nierëzëve, edhe i lini, sepse ndë qoftë prei nierëzish këjo këshille a këjo punë, ka me u vdierrë,
39por ndë qoftë prei Perëndiet, nukë mundeni me e vdierrë; edhe veni ore mos ndothni me bamë luftë edhe me Perëndinë.
40Edhe ata i ndëgjuenë; edhe mbassi thërritnë apostujt’ e i rrafnë, i porositnë mos me folunë mb’emënit të Iesuit, edhe i lishuenë.
41Ata pra iknë prei faqesë bashkë-ndejtiesë tue u gëzuem, se u banë të zotënitë me u shpërnderuem për emënin’ e ati.
42Edhe përditë ndë tempull e ndëpër shtëpia nukë pushojinë tue mësuem e tue dhanë zanin’ e mirë për Iesu-Krishtinë.

Sorotan

Berbagi

Salin

None

Ingin menyimpan sorotan di semua perangkat Anda? Daftar atau masuk

Video untuk Punët’ e Apostujvet 5