Lluka 19
19
Krie e nëntëmbëdhjetëtë
1E si hiri ndë Ieriho, shkonte ndëpërmes të qutetit.
2E ja, një njeri që quhej Zakheo, e ai ishte i pari i kumerqarëvet, e ishte shum’ i pasurë.
3E dëshëron të shih Iisunë ndë faqe, e nukë mund nga turma, sepse qe i vogëlë ndë shtat.
4E shkoi përpara e hipi mbë një manezë, ta shih atë, se nga ajo udhë duaj të shkon.
5E si erdhi mb’atë vënd, ngrijti sitë Iisui e e pa atë, e i thotë: Zakheo, shpejto, zbrit mbë dhe, se sot do të koneps ndë shtëpi tënde.
6E zbriti me të shpejta, e e priti atë me gëzim.
7E si panë këtë, murmurisnë gjithë, e thoshnë, që: Vate të konepjsë ndë shtëpi të njëit njeriut fajëtorit.
8E Zakheua dolli përpara Zotit, e i thotë: Ja që unë, o Zot, gjismën’ e gjërit sim e ap mbë të varfërë. E nd’i kam marrë njeriut gjë më tepër nga haka, ja ap prapë katër pjesë.
9Edhe Iisui i thot’ atij: Sot këjo shtëpi mori shpëtimnë, sepse edhe kij i biri Avraamit është.
10Se i biri njeriut erdhi të kërkojë e të sosjë ata që qenë të humburë.
11E si digjuanë ata këto, shtoi e tha një paravoli, sepse ishte ai afër Ierusalimit, e sepse besoijn’ ata se atë çast duaj të çfaqej mbretëria e Perndisë.
12Tha dha: Një njeri bujar vate ndë një vënd të largë të mirr një mbretëri për vetëhe të tij, e të kthenej pagjene.
13E si thirri dhjetë nga shërbëtorët’ e tij, u dha ature dhjetë mnara, e u thot’ ature: Punoni këto ngjera sa të kthenem.
14E fshatarët’ e tij nuk’ e duajnë atë, e dërguanë pleqësi pas tij, e thoshnë: Nukë duamë këtë të mbretërojë mbë nevet.
15E si mori mbretërinë e u kthie, porsiti të thërrisnë tek ai këta shërbëtorë, që u kish dhënë asprëtë, të mpson se ç’fitim kish bënë gjithëkush.
16E vjen i pari e thotë: Zot, mnaja jote çoi dhjetë të tjera.
17E i thot’ atij: Mirë për ti, kopil i besuarë, sepse ndë të pakënë u bëre i besësë. Do të jeç zot ndë dhjetë qutete.
18E vjen i diti, e thotë: Zot, mnaja jote, çoi pesë mnara.
19E i tha edhe atij: Edhe tij do të jeç zot ndë pesë qutete.
20E vjen tjatër, e thotë: Zot, ja mnaja jote, që e ruajta pështjellë ndë një destemel.
21Sepse u trëmbçë tij, se je njeri i ashprë, ngrë atë që nukë vure, e kuarr atë që nukë mbolle.
22E i thot’ atij: Nga fjala ote do të të gjukoj ti, shërbëtor i lig, e dije që jam unë njeri i ashprë, e ngrë atë që s’vura, e kuarr atë që nukë mbolla.
23E pse nukë dhe asprët’ e mia nde sarafi, që ndë të kthierë tim dojë t’i marrë me dhjafuar?
24E u thot’ ature që qenë përpara: Merri nga ai mnanë, e epjani atij që ka të dhjetë mnatë.
25E ju përgjegjnë atij: Zot, ai ka dhjetë mnara.
26E u thom juvet, që cilitdo që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të mirretë prej si.
27Po sa për ata hasmërit’ e mi, që nukë deshnë të mbretëroj mbë ta, birmëni këtu, e theri përpara meje.
28E si tha këto, shkonte përpara së tjerëvet, e hipën ndë Ierusalim.
29E kur u afërua ndë Vithfagji e ndë Vithani, ndë mal që thuhetë i ullinjet, dërgoi di nga mathitit’ e tij.
30E u tha: Hajdeni ndë fshat të përtejme, e si të hini atje, do të gjeni një kroç lidhurë, që edhe s’ka hipurë mbi të njeri. Zgjidhnie atë, e birmani këtu.
31E nd’u pietë njeri juvet: Pse e zgjidhni? Kështu do t’i thoi atij, se i duhetë zotit së tij.
32E si vanë ata që i dërgoi, e gjenë sikundr’ u tha ature.
33E kur zgjidhnë ata kroçnë, u than’ ature zotërinjt’ e tij: Pse e zgjidhni kroçnë?
34Edhe ata u thanë, që: zotit së tij i duhetë.
35E e prunë atë tek Iisui, e si shtinë ata rrobat’ e ture mbi kroçnë, hipnë mbi të Iisunë.
36E ateje që shkonte ai, shtroijnë bota rrobat’ e ture mb’udhë.
37E kur u qas ai mbë të zbriturë të malit së ullinjet, nisnë gjithë turma e mathitivet të lëvdoijnë Perndinë tuke gëzuarë me zë të madh për gjith’ ato çudira që panë.
38E thoshnë: I bekuarë mbreti, ai që vjen mbë ëmër të Zotit, paq ndër Qiell, e lëvdim ndë më të lartë.
39E ca nga Farisejtë bashkuarë me turmë i thon’ atij: Dhaskal, qërto mathitit’ e tua.
40E ju përgjegj ature, e u tha: U thom juvet, që ndë pushofçinë këta, do të thërresënë gurëtë.
41E si u afërua e pa qutetnë, qau për të.
42E tha, se: Të njohje edhe tij, edhe ndë këtë ditë, atë që vjen për të mirë tënde! Ma ndashti këjo është mbuluarë nga sit’ e tua.
43Sepse do të vijënë dit për ti, kur të të pështjellënë hasmërit’ e tu me hendek, e të të mbulojënë rrotullë, e të të shtrëngojënë mbë të gjith’ anë.
44E të të gremisjënë për dheut ti, edhe djelmt’ e tua me ti bashkë, e do të mos lënë tek teje gur mbi gur, sepse nukë njohë kohënë të parit që u bë tek teje.
45E si hiri ndë Iero, zuri të kren jashtë ata që shitnë e bleijnë brënda mbë të.
46E u thosh ature: Është shkruarë, shtëpia ime, është shtëpi e së falturit, e juvet e bëtë atë spile të kusarëvet.
47E dhidhakste ngaditë ndë Iero. Po të parët’ e priftëret, edhe grammatejtë, edhe të parët’ e llaoit, kërkoijnë ta humbisnë atë.
48E nukë dijnë se ç’të bëijnë për të, se gjithë llaoi rrijte me gojë hapëtë ta digjon atë.
Valgt i Øjeblikket:
Lluka 19: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.