Lluka 18
18
Krie e tetëmbëdhjetëtë
1E u thosh ature edhe paravoli për të falturë gjithënjë, e të mos lodhenë.
2Tuke thënë: Ndë një qutet qe një Gjukatas, që nukë trëmbej Perndisë, as kish turpn’ e njerëzet.
3E mb’atë qutet ishte një grua e ve, e ajo vij tek ai, e thosh: Bëmë gjuq me armiknë tim.
4E për shumë kohë nukë deshi t’i bën. Më të pastajmenë thotë me vetëhe të tij: Ndonëse Perndisë s’i trëmbem, e nga njeri nukë kam turp.
5Ma sepse më rëndon këjo grua e ve, le t’i bëj gjuqnë, që të mos vijë gjithënjë të më çajë krietë.
6E digjuatë, tha Zoti, se ç’tha gjukatësi i shtrëmbërë.
7E po Perndia do të mos bëjë gjuqnë të zgjedhuret së tij, që thërresënë nde ai dit’ e natë, e do të përtojë për dëm të ture?
8U thom juvet që do të bëjë gjuqn’ e ture shpejt. Po kur të vijë i biri i njeriut, do të gjejë vallë besënë mbë dhe?
9E tha edhe këtë paravoli për ca që kishnë omuth mbë vetëhe të ture se qenë të drejtë, e shajnë të tjerëtë.
10Di njerëz hipnë ndë Iero të falishnë, njëri Fariseo, e tjatëri kumerqar.
11Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
12Agjëroj di herë mbë javë, ap të dhjetëtënë ndë sa gjë që kam.
13E kumerqari qëndroi për së largut, e nukë duaj as sitë të ngrij ndë Qiell, po rrihte gjoksn’ e tij, e thosh: Ndëjemë, o Perndi, mua fajëtuarë.
14U thom juvet, që kij u kthe i drejtë ndë shtëpi të tij, e jo tjatëri. Se cilido që ngrë vetëhen’ e tij, do të gremisetë, e ai që unj vetëhen’ e tij, do të ngrihetë.
15E i bijnë atij akoma edhe foshnjëtë, që t’i zij ata; e si panë mathitit’ e tij, i qërtuanë ata.
16E Iisui i thirri ata, e tha: Liri djelmtë të vijënë tek u, e mos i mbani ata, se të tillëvet është mbretëria e Perndisë.
17Me të vërteta u thom juvet, se ai që të mos dheksjë mbretërin’ e Perndisë posi foshnjë, do të mos hijë mbë të.
18E e pieti atë një nga të parëtë, e tha: O dhaskal i mirë, ç’të bëj unë që të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
19Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë nuk’ ësht’ i mirë përveçme Perndisë vetëmë.
20Porsitë i di: mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos bën martiri të rreme, ndero babanë tënd, edhe mëmënë tënde.
21Edhe ai i tha: Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të ri tim.
22E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma të lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.
23E ai si digjoi këto, u helmua, sepse qe shum’ i pasurë.
24E si e pa atë Iisui, që u helmua, tha, se me shumë zahmet do të hijënë ata që kanë gjë, ndë mbretëri të Perndisë.
25M’e kollajtë është të shkojë gamilia ndëpër vërë të gjëlpërësë, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë.
26E ata që digjoijnë thanë: E kush mund të sosetë?
27Edhe ai u tha: Ato që s’janë të kollajta mb’anë të njerëzet, janë të kollajta mb’anë të Perndisë.
28E Petrua i thotë: Ja navet që i lam të gjitha, e erdhm pas teje.
29Edhe ai u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ është ndonjë që ka lënë shtëpi, a përinj, a vëllazër, a grua, a djelm, për dashuri të mbretërisë së Perndisë.
30Që të mos marrë më shumë ndë këtë kohë, e jetë të pasosurë ndë jetë që vjen.
31E si mori të dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, që vemi ndë Ierusalim, e do të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë nga profitëtë për të bir’ e njeriut.
32Sepse do të ipetë ndë duar të së pabesëvet, e do të përqeshetë, e do të pështihetë.
33E si ta rrahënë me kamçi, do ta vrasën’ atë, e të tretënë ditë do të ngjalletë.
34E ata nukë kupëtuanë fare nga këto, e qe këjo fjalë e fshehurë nga ata, e nukë noisnë ato që u thuheshnë.
35E kur u afërua ai ndë Ieriho, një i verbërë rrijte mb’udhë e lipën.
36E si digjoi turmënë që shkon, piet: Ç’është këjo?
37E i rrëfienë atij që shkonte Iisui Nazarinoi.
38E thirri, e tha: Iisu, i biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
39E ata që vijnë përpara e qërtoijn’ atë të pushon. E ai gjithënjë thërrit më tepër: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
40E Iisui qëndroi, e porsiti të ja bienë atë përpara, e kur erdhi ai afër, e pieti atë.
41E i tha: Ç’do të të bëj ti? Edhe ai i tha: Zot, të shoh.
42Edhe Iisui i tha atij: Shih, besa jote të shpëtoi ti.
43E atë çast pa ai, e i vij pas si, tuke lëvduarë Perndinë. E gjithë llaoi si panë këtë, dhanë lëvdim Perndisë.
Valgt i Øjeblikket:
Lluka 18: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.