Lluka 17
17
Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1E u thotë mathitivet: Nuk’ është mumqim të mos vijënë skandhaletë, po ve atij që prej si vijënë.
2Më mirë qe për të që t’i qe lidhurë mbë qafë të tij një gur mullirit, e të qe hedhurë ndë det, se të bënetë skandallo ndë një nga këta të vogjëjtë.
3Kini kujdes vetëhenë tuaj. E nd’është që të fëjejë vëllai it tek teje, qërtoje atë; e ndë metanoistë, ta ndëjeç atë.
4Edhe ndë fëjeftë shtatë herë ditënë kondrë teje, e shtatë herë ditënë të kthenetë tek ti, e të thotë: Metanois, ta ndëjeç atë.
5E apostojtë i thanë Zotit: Shtona navet besë.
6E u tha Zoti: Ndë keshëtë besë sa koqe sinapit, do të thoshëtë këtij lisit manit: Shkulu, e fitepsu ndë det, e do t’u digjon juvet.
7E cili është nga juvet që ka një shërbëtuar që liron nd’arë, a që ruan dhëntë, kur kthenet’ ai nga ara i thotë me një: Eja, e rri ndë mësallë?
8E nuk’ i thot’ atij më tepër: Bëmë darkë, e përvishu të më bëç husmet, ngjera sa të ha e të pi, e pastaje do të haç e të piç edhe tij?
9Mos i njeh ndonjë hatër atij shërbëtorit, sepse bëri ato që e porsiti atë? Më duketë jo.
10Kështu edhe juvet, kur të bëni gjith’ ato që u porsitjënë juvet, thoi: se jemi kopij të pavëjierë, sepse ato që keshëm borç të bëjëm, bëm.
11E kur vinte ai ndë Ierusalim, shkon ndëpërmes të Samarisë e të Galileësë.
12E kur do të hin ai ndë një fshat, duallë përpara tij dhjetë njerëz të leprosurë, e ata qëndruanë për së largut.
13E ngrijtinë zënë, tuke thënë: Iisu dhaskal, le të të vijë keq për nevet.
14E si i pa, u tha ature: Hajdeni e dëftoni vetëhenë tuaj ndë priftër. E tek vijn’ ata mb’udhë, u qëruanë.
15E një nga ata, si pa që u shërua, u kthie e lëvdon Perndinë me zë të madh.
16E ra përmbis përpara këmbëvet së Iisuit, e efharistis atë, e ai qe Samarit.
17Edhe Iisui u përgjegj e tha: Nuk’ u qëruanë të dhjetë? E po të nëntëtë ku janë?
18Nuk u gjendnë të ktheneshinë të ipnë lëvdim Perndisë, përveçme këtij së huajit?
19E i tha atij: Ngreu, e hajde, besa jote të sosi tij.
20E si e pietnë pa Farisejtë, kur është për t’ardhurë mbretëria e Perndisë, u përgjegj ature, e u tha: Mbretëria e Perndisë nukë vjen me të bërë gati.
21As nukë thonë: Javua këtu, e javua atje, sepse ja, mbretëria e Perndisë ndë mes tuaj është.
22E u tha edhe mathitivet: Do të vijënë dit që të dëshëroni të shihni një nga ditë të birit së njeriut, e do të mos e shihni.
23E do t’u thonë juvet: Javua këtu; a: javua atje; mos víi, as mos i ndiqni pas ata.
24Sepse sikundrë llamburit vetëtima nga njëra an’ e Qiellit e ngjera mb’anë tjatër feks, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë ditë të tij.
25Po përpara duhetë të pësojë ai shumë, e të shtriretë poshtë nga këjo fili.
26E sikundrë gjau ndë dit të Noesë, kështu do të jetë edhe ndë dit të birit së njeriut.
27Haijnë e pijnë, martoijnë e martonishnë, ngjera mb’atë ditë që hiri Noea ndë qivoto, e erdhi kataklismoi, e i humbi të gjithë.
28Kështu gjau edhe ndë dit të Llotit, haijnë e pijnë, bleijnë e shitnë, fitepsnë e dërtoijnë shtëpira.
29Po atë ditë që dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi i zjartë e i shqufurtë nga Qielli, e i humbi gjithë.
30Kështu e tila do të jetë mbë ditë që do të dëftonetë i biri i njeriut.
31Mb’atë ditë ai që të gjëndetë mbi taracë e të ketë mbë shtëpi rrobat’ e tij, le të mos zbresë t’i marrë ato; e ai që gjëndetë nd’arë, ashtu edhe ai le të mos kthenetë prapë.
32Mbai mënd gruan’ e Llotit.
33Cilido që kërkon të shpëtojë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e cilido që ta humbasë atë, do ta ruajë atë.
34E u thom juvet, që ndë këtë natë di do të jenë ndë një stromë, njëri do të mirretë, e tjatëri do të lihetë.
35Di do të jenë bashkë që të bluajnë, njëra do të mirretë, e tjatëra do të lihetë.
36Di do të jenë nd’arë, njeri do të mirretë, e tjatëri do të lihetë.
37E ju përgjegjnë, e i than’ atij: Ku, o Zot? Edhe ai u thot’ ature: Tek është kufoma, atje do të mbëjidhenë edhe shqiponjatë.
Valgt i Øjeblikket:
Lluka 17: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.