Lluka 20
20
Krie e njëzetë
1E ndë një nga ato dit, tek dhidhaks ai llaonë ndë Iero, e vangjelis, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me pleqësinë bashkë.
2E e pietnë atë e i thanë: Thuajna nevet me ç’urdhër bën ti këto punëra? A cili ësht’ ai që të dha ti këtë urdhër?
3E u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më thuani.
4Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë?
5E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë, se: ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë: Pse adha nuk’ i besuatë atij?
6E pa ndë thafçim nga njerëzitë, do të na vrasë navet gjithë llaoi me gurë, se u ishte mbushurë koka se Ioanni ish profit.
7E u përgjegjnë: Nukë dimë se ngaha është.
8Edhe Iisui u tha ature: As unë u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.
9E nisi të thosh llaoit këtë paravoli: Një njeri vuri një vështë, e ua dha atë bujqet, e ai vate ca vjet ndë tjatër vënd.
10E mbë kohë dërgoi një kopil ndë bujq që t’i ipnë atij nga pemët’ e vështit. E bujqtë, si e rrahnë atë, e dërguanë me duar mbrazëtë.
11E përsëri dërgoi edhe një tjatër kopil; e ata si e rrahnë edhe atë, e e ksenderuanë, e dërguanë me duar mbrazëtë.
12E përsëri dërgoi edhe një të tretë. Edhe ata si e plagosnë edhe këtë, e nxuarë jashtë.
13E tha i zoti i vështit: Ç’të bëj? Do të dërgoj birë tim të dashurinë; mbase si të shohënë këtë, do të turpëronenë.
14E bujqtë, si e panë atë, silloisishnë me vetëhe të ture, e thanë: Kij ësht’ i zoti vështit, që i bie pjesë. Ejani ta vrasëmë atë, të na mbetetë nevet klironomia.
15E si e nxuarë atë jashtë nga vështi, e vranë. Ç’do t’u bëjë dha ature i zoti vështit?
16Do të vijë, e do të shuajë këta bujq, e do ta apë vështënë së tjerëvet. E ata si digjuanë këtë, thanë: Mos qoftë kurrë këjo punë!
17Edhe ai si u kthie e vështroi mbë ta, u tha: Ç’është dha këjo që është shkruarë: Gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë që bëijnë shtëpitë, kij u bë quç i qoshesë?
18E cilido që të bjerë mbi atë gur, do të thërmonetë, e mbi cilinëdo që të bjerë ai, do ta bëjë pluhur.
19E të parët’ e priftëret edhe grammatejtë kërkoijnë të shtijnë duartë mbi të atë çast, po u trëmbnë nga llaoi, sepse e njohnë që për ata e tha këtë paravoli.
20E si rrijnë tuke ruajturë dërguanë kullauzë, që dëftoijnë vetëhen’ e ture se janë njerëz të drejtë, që ta zijnë atë ndë ndonjë fjalë, e ta ipnë atë ndë duar të zotërisë, edhe ndë duar të mbretit.
21E e pietnë atë, e i thanë: Dhaskal, navet e dimë që ti flet e dhidhaks të drejtënë, e nukë mban hatër njeriut, po dëfton udhën’ e Zotit me të vërteta.
22Është ndëjierë t’apëmë navet pagë nde Qesari, a jo?
23E si u kupëtoi ature dreqëzinë, u tha ature: Pse më gucitni?
24Dëftomëni një dhinar. E kuja është kona, edhe ëmëri që ka kij sipër? Ju përgjegjnë e i thanë: E Qesarit.
25Edhe ai u tha ature: Epni adha ato që janë të Qesarit te Qesari, e ato që janë të Perndisë nde Perndia.
26E nukë mundnë ta zijnë mbë fjalë përpara llaoit. E si u çuditnë ndë të përgjegjurë të tij, pushuanë.
27E si duallë përpara ca nga Sadhuqejtë (ata që nukë besojënë se do të jetë të ngjallturë) e pietn’ atë.
28E i thanë: Dhaskal, Moisiu na la navet shkruarë, që ndë i vdektë ndonjëit vëllai, që ësht’ i martuarë, e të mos lërë djelm, të marrë gruan’ e tij i vëllai tij, e të lërë farë vëllait së tij.
29Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e vdiqi pa djelm.
30E mori i diti gruanë, edhe kij vdiqi pa djelm.
31E e mori atë edhe i treti, e kështu edhe të shtatë, e nukë lanë djelm, e vdiqnë.
32E pastaje nga të gjithë vdiqi edhe gruaja.
33E ndë të ngjallturë dha të së vdekuret, cili nga ata do ta ketë grua? Se që të shtatë e patnë atë për grua.
34Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Djelmt’ e kësaj jetet martojënë edhe martonenë.
35Ma ata që janë gjukuarë për nd’atë jetë të zotë e të ngjallenë nga vdekëja, as martojënë as martonenë.
36Se as të vdesënë mundjënë më, po janë baraj me Ëngjëjtë, e janë bijt’ e Perndisë, kur janë të bijt’ e së ngjallturit.
37E pa që ngjallenë të vdekuritë, edhe Moisiu e dëftoi mb’anë të ferrësë, kur thotë: Zotnë, Perndin’ e Avraamit, e Perndin’ e Isaakut, e Perndin’ e Iakovit.
38E Perndia nuk ësht’ i së vdekuret, po i së gjallëvet, sepse për atë janë të gjithë të gjallë.
39E u përgjegjnë ca nga Grammatejtë, e i thanë: Dhaskal, mirë the.
40E nukë guxon më ta piet atë njeri gjë.
41E u tha ature: Qish thonë Krishtinë që është biri i Dhavidhit?
42E vetë Dhavidhi thotë ndë kartë të Psallmovet: Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë.
43Ngjera sa të vë armiqt’ e tua posi frone ndënë këmbë të tua.
44Dhavidhi dha e thot’ atë: Zot. E qish ësht’ ai i biri tij?
45E tek digjonte gjithë llaoi, u tha mathitivet së tij:
46Ruajuni nga Grammatejtë, që duanë të ecëjënë me rroba të gjata, e duanë t’i përshëndetjënë bota mb’udhëra, edhe vëndet’ e para ndë të mbëjedhura, e të rrinë ndë krie të mësallëvet ndë gostira.
47E ata që me sebep që falenë shumë hanë shtëpit’ e së vavet; këta do të marrënë mundimnë më të tepërë.
Valgt i Øjeblikket:
Lluka 20: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.