Lluka 24
24
Krie e njëzetekatërtë
1E të parën’ e javësë, pa kdhirë dhe, vanë ndë varr e prunë aromatë që panë bënë gati, edhe ca të tjerë me ato bashkë.
2E gjenë gurë që qe ngrijturë nga varri.
3E si hinë brënda nukë gjenë kurmnë të Zotit Iisu(i)t.
4E tek rrijnë çuditeshnë ato për këtë, na, e u duknë afër’ ature di burra me rroba që vetëtijnë.
5E si u frikuanë ato, e ujnë faqenë ndë dhe, u thon’ ature: Pse kërkoni juvet ndë të vdekurë atë që ësht’ i gjallë?
6Nuk’ ësht’ ai këtu, po u ngjall. Kujtouni ç’ju ka thënë juvet, kur qe akoma ndë Galileë.
7Që u tha: Është hria të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet gjunahqarë, e të mbërthenetë ndë Kruq, e të tretënë ditë të ngjalletë.
8E u kujtuanë fjalëvet së tij.
9E si u kthienë nga varri rrëfienë gjithë këto të dimbëdhjetëvet edhe gjithë së tjerëvet.
10E ato që u rrëfienë këto apostojet qenë Magdhalini Maria, edhe Ioanna, edhe Maria e ëmm’ e Iakovit, edhe të tjeratë që qenë me to bashkë.
11E këto fjalë u duknë përpara ature posi marrëzi, e nukë dhanë besë mbë to.
12E Petrua u ngre e vate ndë varr me vrap, e si u unj, sheh çarçafëtë mbë dhe vetëmë. E u kthie prapë, e çuditej me vetëhe të tij për ato që u bënë.
13E na, di nga ata që vijënë atë ditë ndë një fshat që qe larg nga Ierusalimi gjashtëdhjetë stadhe, që quhej Emmaus.
14E këta kuvëndoijnë njëri me jatërinë për gjithë këto që gjajtinë.
15E tek kuvëndoijnë ata e rrëfeijnë njeri-jatërit, u afërua edhe Iisui e vij me ta bashkë.
16E sit’ e ture u qenë thambosurë, që të mos e njihnë atë.
17E u thot’ ature: Ç’kuvënde janë këto që bëni njeri me jatërinë tuke ecurë, e pse jini të helmuarë?
18E njeri nga ata që quhej Kleopë, u përgjegj, e i thot’ atij: Ti vetëmë je i huaj ndë Ierusalim, e nukë di këto që janë bënë mbë të ndë këto dit?
19E u thot’ ature: Cilatë? Edhe ata i than’ atij: Punëratë që u bënë rrotullë Iisuit Nazareut, që qe profit i fortë ndë punë edhe ndë fjalë përpara Perndisë edhe gjithë llaoit.
20Edhe qish të parët’ e priftëret edhe arhondëtë tanë e dhanë atë të mundonetë me vdekëjë, e e mbërthienë atë ndë Kruq.
21E navet kemi omuth se ai është, që do të lefterosjë Israilnë. Po ndashti përveçe këture, tri dit ka sot që kur u bënë këto.
22Ma edhe ca gra nga nevet na nxuarë nga mëntë, si vanë që mëngjesënë ndë varr.
23E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë.
24E vanë ca nga nevet ndë varr, e gjenë kështu, si than’ edhe gratë, po atë nuk’ e panë.
25Edhe ai u thot’ ature: O të pamënd e të mënuarë prej zëmëret që të besoni ndë gjith’ ato që thanë profitëtë.
26Nukë duhej të pëson Krishti të tila, e kështu të hin ndë lëvdim të tij?
27E nisi që nga Moisiu e nga gjithë profitëtë, e u ksijis ature ndë gjithë kartëra, ato që qenë thënë për të.
28E u afëruanë ndë fshat që vijnë, e ai dëfton sikur do të vij më teje.
29E ata e shtrëguanë atë, e i thoshnë: Mbetu me nevet, sepse u err e u thie dita. E hiri të rrij me ta bashkë.
30E gjau kur ndënji ai ndë mësallë me ata bashkë, mori bukënë e e bekoi, e si e theu, e vu përpara ature.
31E ahiere u hapnë sit’ e ture e e njohnë atë, po ai u humbi nga sit’ e ture.
32E ata thanë njeri me jatërinë: Nukë na digjej zëmëra jonë ndë vetëhe tonë, kur na kuvëndon mb’udhë e na zbulon navet kartëratë?
33E u ngrenë atë çast e u kthenë ndë Ierusalim, e gjenë mbëjedhurë bashkë të njëmbëdhjetë, edhe ata që qenë me ta.
34Që thoshnë, se Zoti me të vërteta u ngjall e ju duk Simonit.
35E ata ju rrëfeijnë ato që u gjajtinë mb’udhë, edhe qish e patnë njohurë ndë të thierë të bukësë.
36E tek kuvëndoijnë ata këto kuvënde, vetë ai Iisui qëndroi ndë mes të ture. E u thot’ ature: Paq mbë juvet.
37E ata si u trëmbnë shumë e u frikuanë, u dukej sikur shihnë ndonjë Shpirt.
38E u thot’ ature: Pse jeni të nakatosurë e pse hipëjënë ndë zëmëra tuaj silloira?
39Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ai vetë. Zirmëni me dorë e shihmëni, se Shpirti nukë ka mish edhe eshtëra, sikundrë shihni mua që kam.
40E si u tha këto, u dëftoi ature duartë edhe këmbëtë.
41E tek nukë besoijn’ edhe ata, e qenë jashtë vetiut nga gazi, u thot’ ature: Kini gjë këtu për të ngrënë?
42Edhe ata i nxuarë përpara një copë pishk të pjekurë edhe pite mjaltë.
43E si e mori, e hangri përpara ture.
44E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.
45Ahiere u hapi mëndien’ ature, që të kupëtoijnë kartëratë.
46E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë.
47E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi.
48E juvet do të jeni martirë të këture punëravet.
49E ja unë që dërgoj mbë juvet taksëjën’ e Babait sim; e juvet rriji ndë qutet Ierusalim ngjera sa të visheni fuqi lartazit.
50E i shpuri ata jashtë ngjera mbë Vithani, e si ngrijti duart’ e tij, i bekoi ata.
51E atje tek bekonte ai ata, u nda prej sure e vinte sipër prej Qiellit.
52E ata si ju falë atij, u kthienë ndë Ierusalim me gëzim të madh.
53E rrijnë gjithënjë ndë Iero, tuke lëvduarë e tuke bekuarë Perndinë. Vërtet.
বর্তমানে নির্বাচিত:
Lluka 24: ALTMK27
হাইলাইট
শেয়ার
কপি
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.