Lluka 23
23
Krie e njëzetetretë
1E si u ngrenë gjithë turm’ e ature, e prunë atë te Pillatua.
2E nisnë ta kallëzoijnë atë, e të thoshnë: Këtë e gjem që na nakatos filinë tënë e mbodhis të paguajmë Qesarit të dhënëtë, e që thotë vetëhen’ e tij se është Krisht mbret.
3Edhe Pillatua e pieti atë, e i tha: Ti je Mbreti i Çifutet? Edhe ai ju përgjegj atij, e i tha: Ti e thua.
4Edhe Pillatua u tha të parëvet së priftëret edhe turmëvet: Nukë gjej ndonjë faj mbë këtë njeri.
5E ata shtrëngonishnë më fort, e thoshnë, që nakatos llaonë, tuke dhidhaksurë ndëpër gjith’ Iudheë, si nisi nga Galilea, ngjera këtu.
6E Pillatua si digjoi Galileë, pieti pa nd’është njeriu nga Galilea.
7E si mpsoi se është ndënë urdhër t’Irodhit, e dërgoi atë përsëri te Irodhi, që gjëndej ahiere edhe ai ndë Ierusalim mb’ato dit.
8E Irodhi si e pa Iisunë, u gëzua shumë, sepse shumë kohë dëshëron ta shih atë, sepse kish digjuarë që thoshnë shumë për të, e shpëren të shih që të bënej ndonjë thavmë nga ai.
9E pieti atë shumë të pietura. E ai nukë ju përgjegj atij as ndë ndonjë.
10E qenë përpara të parët’ e priftëret edhe grammatejtë, që e kallëzoijnë atë shumë fort.
11E Irodhi me asqer’ e tij, si e ksenderoi atë e e përqeshi, porsiti t’i vishnë atij rroba të mira, e e dërgoi atë te Pillatua.
12E atë ditë u bënë miq Pillatua me Irodhnë njëri me jatërinë; se më përpara qenë ndë hasmëri.
13E si mbëjodhi Pillatua të parët’ e Priftëret, edhe arhondëtë, edhe llaonë.
14U tha ature: Më prutë mua përpara këtë njeri, posi nakatoshiar të llaoit. E ja unë e pieta përpara juvet, e nukë gjeçë mbë këtë njeri ndonjë faj nga ato që e kallëzoni juvet.
15E as Irodhi gjeti gjë, sepse tek ai u dërgova juvet, e ja që nukë pat bërë ndonjë faj që t’i bjerë vdekëjë.
16Do ta rrah adha atë, pra do ta lëshoj.
17E kishte edhe shtrëngim të ju lëshon ature nga hapsana një njeri ndë ditë të së krëmptesë.
18E gjithë turmëtë mbëjedhurë bashkë thirrë, e thanë: Ngrena këtë nga mesi, e lëshona nevet Varavanë.
19Kij ishte vënë ndë hapsanë për një nakatosi që qe bërë ndë qutet, e për një vrejëlë.
20E përsëri u tha Pillatua, se duan të lëshon Iisunë.
21E ata bërtitnë, e thoshnë: Mbërthee ndë Kruq, mbërthee ndë Kruq atë.
22Edhe Pillatua u tha ature për së tretit, se: Ç’të keq ka bërë kij? Nukë gjej tek ai ndonjë faj për vdekëjë. Ta rrah adha atë, pra ta lëshoj.
23E ata e shtrëngoijn’ atë më tepër me të thirrë të fortë e kërkoijnë që të mbërthenej ndë Kruq. E sa vijnë po shtonejnë të thirturat’ e së parëvet së priftëret edhe të turmësë.
24Edhe Pillatua apofasisi që t’u bënej ajo që duajnë.
25E u lëshoi ature atë që qe vënë ndë hapsanë për nakatosi e për vrejëlë, që i kërkoijn’ ata; e Iisunë e dha ndë thelimë të ture.
26E kur e shpijnë atë zunë një Simon nga Qirini që kthenej nga ara, e i vunë atij mbë krahë Kruqnë ta bij pas Iisuit.
27E vijnë pas tij shumë turmë llaoit e gravet. E ato e qaijnë e priteshinë për të.
28E Iisui si u kthie mb’ato, u tha: Bijat’ e Ierusalimit, mos qaji për mua, po qaji për vetëhe tuaj edhe për djelm tuaj.
29Sepse ja vijënë dit që do të thonë: Lum shterpatë e barqetë që nukë kanë pjellë, e sisëtë që nukë janë thithurë.
30Ahiere do të zënë të thonë malevet: Biri mbi nevet. E brigjevet: Mbulonani navet.
31Sepse ndë bëjënë të tila punëra ndë dru të njomë, ndë të thatënë ç’do të bënetë?
32E vijnë bashkë me të edhe di të tjerë që qenë gjakëtorë, të vriteshinë bashkë me të.
33E kur vanë ndë vënd që quhej i krerëvet, atje e mbërthienë atë ndë Kruq, edhe gjakëtorëtë, njerinë mb’anë të djathëtë, e njerinë mb’anë të mëngjërë.
34E Iisui thosh: Baba, ndëjei ata, sepse nukë dinë se ç’bëjënë. E si ndajtinë rrobat’ e tij, shtijnë shorte.
35E llaoi rrijte e vështron. E bashkë me ata edhe arhondëtë e përqeshnë, e thoshnë: Të tjerë shpëtoi, le të shpëtojë edhe vetëhen’ e tij, nd’është kij Krishti, i zgjedhuri i Perndisë.
36E qeshnë me atë edhe trimatë, e i qasejnë afër e i ipnë atij uthullë.
37E i thoshnë: Ndë je ti mbreti i Çifutet, shpëto vetëhenë tënde.
38E kishnë vënë mbi të një të shkruarë Gërqishte, Llatinërishte, edhe Çifutërishte: Kij është mbreti i Çifutet.
39E njeri nga gjakëtorëtë që qenë varturë, e vllasfimis atë, e thosh: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe navet.
40E tjetëri ju përgjegj me të qërtuarë, e i tha: As ti nukë i trëmbe Perndisë që gjënde ndë të tillë mundim?
41E sa për nevet qe me hakë, sepse marrëmë ato që punuam, e kij nukë bëri ndonjë të keq.
42E i thosh Iisuit: Zot, kujtomë mua, kur të viç ndë mbretëri tënde.
43E i thot’ atij Iisui: Vërtet të thom tij, që sot do të jeç bashkë me mua ndë paradhis.
44E qe ngjera mbë gjashtë sahati, e u bë skotadh mbë gjithë dhe ngjera mbë nëntë sahat.
45E Dielli u err, e qulm’ e Naoit u çuar ndë mes.
46E Iisui si thirri me zë të madh, tha: Baba, ndë duar të tua do të lë Shpirtinë tim. E tek thosh këto dha Shpirtinë.
47E si pa Qindësi atë që u bë, lëvdoi Perndinë, e tha: Vërtet kij njeri qe i drejtë.
48E gjithë turmëtë që kishnë ardhurë atje për të parë këtë punë, si panë këto që bënejnë, kthenishnë prapë tuke rrahurë gjoksn’ e ture.
49E gjithë të njohurit’ e tij rrijnë për së mërguarit, si edhe gratë që kishn’ ardhurë pas si nga Galilea, e shihnë këto punëra.
50E ja një njeri që quhej Iosif, që qe një nga gjukatësitë, njeri i mirë edhe i drejtë.
51(Kij nukë qe ndë mushavere e ndë praks të ture) nga Arimathia, qutet i Iudheësë, që shpëren edhe kij mbretërin’ e Perndisë.
52Kij dolli përpara Pillatosë e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
53E si e zbriti atë, e pështolli me një çarçaf e e vuri atë ndë një varr të peleqisurë, që nukë qe vënë nd’atë ndonjë njeri kurrë.
54E ajo qe ditë e prëmpte, e mënjët nisej e Shëtuna.
55E si erdhë pas si edhe gratë, që kishnë ardhurë bashkë me të nga Galilea, panë varrë edhe ku kallë kurmin’ e tij.
56E mbë të kthierë bënë gati aromëtë e miratë; e sepse qe e Shëtunë nukë luajtinë sikundrë thosh nomi.
বর্তমানে নির্বাচিত:
Lluka 23: ALTMK27
হাইলাইট
শেয়ার
কপি
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.