Ioanni 1
1
Krie e parë
1Që përpara ish Fjala, e Fjala ish me Perndinë bashkë, e Fjala ish Perndi.
2Këjo ish që përpara bashkë me Perndinë.
3Të gjitha prej asaj u bënë, e pa atë nuk’ u bë ndonjë nga sa janë bërë.
4Mb’atë ishte jeta, e jeta ish drit’e njerëzet.
5E drita llamps ndë erësirë, e erësira s’mund ta mbajë atë.
6Qe një njeri dërguarë nga Perndia, ëmër’ i tij Joann.
7Kij erdhi për martiri, të martirisjë për dritë, që të besojënë gjithë me anë të tij.
8Ai nukë qe drita, po për të dhënë martiri për dritë.
9Ishte drita e vërtetë, që ndrit çdo njeri që vjen ndë këtë jetë.
10Ndë botë qe, e bota prej si qe bërë, e bota nuk’ e njohu atë.
11Ndë të tijtë erdhi, e të tijtë atë nuk’ e deshnë.
12E sa që e deshnë atë, u dha ature eksusi të bënishnë bijt’ e Perndisë, mb’ata që besuanë mb’ëmër të tij.
13Ata as prej gjakut, as prej thelimet së kurmit, as prej thelimet së burrit, po prej Perndisë lenë.
14E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
15Ioanni ep martiri për atë, e thërret e thotë: Kij ish ai që për të thaçë: Ai që do të vijë pas meje, u bë përpara mejet, se ishte i pari im.
16E nga ajo që i tepëron atij, muarm të gjithë nevet, e dhurëti ndaje dhurëtisë.
17Se nomi u dha me anë të Moisiut, dhurëtia edhe e vërteta u bë nga Iisu Krishti.
18Perndinë ndonjë nuk’ e pa kurrë; i vetëmi Bir që është ndë gji të babait, ai na e zbuloi.
19E këjo është martiria që dha Ioanni. Atëherë që dërguanë Çifutë nga Ierusalimi Priftër edhe Levitër, që ta pietn’ atë: Cili je ti?
20E martirisi e nuk arnisi. E martirisi e tha se: Nukë jam unë Krishti.
21E e pietn’ atë: Ç’thua ti dha? Mos je Ilia ti? E u thotë: Nukë jam. Mos je ti Profiti? E u përgjegj: Jo.
22Më pastaje i than’ atij: Cili je? Që të përgjegjemi mb’ata që na dërguanë navet. Ç’thua për vetëhe tënde?
23E thotë: Unë jam zëri atij që thërret nd’erimi: Sheshoni udhën’ e Zotit; sikundrë tha profiti Isaia.
24E këta që qenë dërguarë ishnë nga eresi i Farisejet.
25E e pietn’ atë e i than’ atij: Po pse pagëzon kur nukë je ti Krishti, as Ilia, as Profiti?
26Edhe Ioanni u përgjegj, e u tha ature: Unë pagëzoj nd’ujë, po ndëpërmes tuaj është një që juvet s’e njihni.
27Ai që është pas meje, që ai është bërë më përpara nga meje, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripat e opingavet së tij.
28Këto u bënë ndë Vithavara, përtej Iordhanit, tek qe Ioanni që pagëzon.
29Ditën’ e nesërme sheh Ioanni Iisunë që vinte tek ai, e thotë: Ja qengji i Perndisë, ai që ngrë fajnë e gjithë botësë.
30Kij ësht’ ai që për këtë thaçë unë: Pas meje vjen njeri që është bërë përpara meje, sepse qe më përpara se jeshë unë.
31E unë nuk’ e njoha atë, po për të çfaqurë ndë Israil, pra andaj arçë unë e pagëzoj nd’ujë.
32E martirisi Ioanni, e tha, se: Paçë Shpirtnë që zbriti posi pëllumbë prej Qiellit e qëndroi mbi të.
33E unë nuk’ e njoha atë, po ai që më solli mua të pagëzoj nd’ujë. Ai më tha mua: mb’atë që të shohç të zbresë Shpirti e të qëndrojë mbi të, kij ësht’ ai që pagëzon me Shpirt Shënjt.
34Edhe unë e paçë e dhaçë martirinë, se kij është i biri i Perndisë.
35E nesëret përsëri, tek rrijte Ioanni, edhe di nga mathitit’ e tij.
36E tek vuri re Iisunë, që shkonte atje, tha: Javua qengji i Perndisë.
37E digjuanë fjalët’ e tij të di mathitit’ e tij e vanë pas Iisuit.
38E si u kthie Iisui, e i pa ata që vijnë pas si, u tha ature:
39Ç’kërkoni? Edhe ata i than’ atij: Ravi (që domethënë Dhaskal), ku është të ndënjuritë tat?
40U thot’ ature: Ejani, e shihni. Vanë e panë tek kish të ndënjuritë. E mbetnë pranë tij gjith’ atë ditë. E sahati qe ngjera dhjetë.
41E njeri nga ata të di ishte Andhrea, i vëllai Simon Petrosë, që kishnë digjuarë fjalëtë nga Ioanni e kishnë vaturë pas tij.
42I pari mb’atë që u poq kij me të, qe ai Simoni vëllai tij, e i thot’ atij: Gjem Mesianë, që thuhetë Krishti.
43E e pruri atë tek Iisui, e si e vuri atë re Iisui mirë, i thotë: Ti je Simoni i biri i Ionait, ti do të quheç Qifa, që ksijis Petro.
44E të nesërmenë deshi Iisui të vij ndë Galileë e u poq me Filipponë, e i thot’ atij: Eja pas meje.
45E Filippoi ishte nga Vithsaidhaja, nga fshati i Andhreasë e i Petrosë.
46Gjen Filippoi Nathan(a)ilnë e i thot’ atij: Gjem atë, që për të shkroi Moisiu ndë nom, edhe profitëritë, Iisunë, të bir’ e Iosifit nga Nazareti.
47E i thot’ atij Nathanaili: Nga Nazareti mund të dalë ndonjë e mirë? I thot’ atij Filippoi: Eja, e shih.
48E pa Iisui Nathanailnë që vin tek ai ta gjen, e tha për të: Ja Israilit i vërtetë, që mbë të nuk’ është djallëzi.
49I thot’ atij Nathanaili: Nga se më njeh? Ju përgjegj Iisui e i thot’ atij, që: Pa thirturë dhe ti Filippoi, kur jeshë ndënë fik, të paçë ti.
50U përgjegj Nathanaili, e i thot’ atij: Dhaskal, ti je i biri i Perndisë. Ti je mbreti i Israilit.
51U përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Sepse të thaçë ti, të paçë ndënë fik, beson? Do të shohç punëra më të mëdha se këto.
52E i thot’ atij: Vërtet, vërtet u thom juvet, që ndashti e tutje do të shihni Qiellinë hapëtë edhe Ëngjëllit’ e Perndisë të hipëjënë e të dërmojënë tek i biri njeriut.
বর্তমানে নির্বাচিত:
Ioanni 1: ALTMK27
হাইলাইট
শেয়ার
কপি
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.