Marku 9
9
1Dhe u thoshte: «Përnjimend po ju them se ka disa nga ata që janë këtu, të cilët nuk do ta provojnë vdekjen derisa ta shohin mbretninë e Hyut tue ardhë me fuqi».
Shndërrimi në mal
2Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i çoi në nji mal të naltë, vetëm ata më vete, e u tejtrajtësue para tyne. 3Petkat iu banë vezulluese e shumë të bardha, aq sa asnji dëlirës mbi tokë nuk mundte me i zbardhë. 4Atëherë iu shfaqën Elia me Moisiun e ishin tue folë me Jezusin.
5Pjetri i tha Jezusit: «Rabbi, bukur asht për ne me qenë këtu. Të bajmë tri tenda, nji për ty, nji për Moisiun e nji për Elinë». 6Nuk dinte çka me thanë, se i kishte zanë tmerri.
7Mandej i mbuloi nji re, e prej resë doli nji za: «Ky asht biri im. I dashtuni. Ndigjojeni!». 8E, papritë, shikuen rreth e rrotull e nuk panë ma askand, por vetëm Jezusin me ta.
9Tue zbritë nga mali, i urdhnoi mos me i tregue askujt çka kishin pa, përveçse kur biri i njeriut të ringrihej nga të vdekunit. 10Ata e mbajtën çashtjen për vete, tue hulumtue çka don me thanë me u ringritë prej të vdekunve.
11Mandej e pyetën Jezusin: «Pse thonë shkruesit se ma parë duhet me ardhë Elia?».
12Ai u tha: «Elia vjen ma parë për me përtëri gjithçka. E si asht e shkrueme për birin e njeriut, që të vuejë shumë e të përbuzet? 13Por, unë po ju them se Elia ka ardhë e banë me të çka deshën, siç asht e shkrueme për të».
Çlirimi nga shpirti i padëlirë
14Kur mbërritën te nxanësit e tjerë, panë nji turmë të madhe rreth tyne e disa shkrues tek po qëmtonin me ta. 15E menjiherë, kur mbarë turma e pa, u mahnit e ngarendën me e përshëndetë.
16Ai i pyeti: «Çka po qëmtonit me ta?».
17Nji nga turma iu përgjigj: «Mësues, të kam sjellë tim bir, që ka nji shpirt memec. 18Kudo ta kapë, e shkapet e ai shkumbon, kërcëllen dhambët e shtanget. I thashë nxanësve të tu me e nxjerrë, por nuk patën fuqi».
19Ai iu përgjigj e tha: «O brezni e pafe, deri kiur do të jem ndër ju? Deri kur do t'ju duroj? Silleni te unë!». 20Dhe ia sollën. Sapo e pa, shpirti e përdrodhi e ai ra përdhè e u rrokullis tue shkumue.
21Atëherë e pyeti të atin: «Qysh kur i ndodh kjo?». Ai i tha: «Qysh në fëmini.
... 22E ka hedhë disa herë edhe në zjarr edhe në ujë, për ta rrënue. Por, nëse ke ndonji mundësi, na ndihmo ki dhimbje për ne!».
23Por Jezusi i tha: «Nëse mundem? Për kë beson gjithçka asht e mundshme».
24I ati i fëmijës thirri menjiherë e tha: «Unë besoj. Ndihmoje mosbesimin tim!».
25Tue pa se u mblodh turma, jezusi e urdhnoi shpirtin e padlirë, tue i thanë: «Shpirt memec e shurdh, unë por të urdhnoj: dle prej tij e mos hyn ma te ai!».
26Mbasi bërtiti dhe e përplasi, doli e ai u ba si i vdekun, sa të gjithë thanë se kishte vdekë. 27Por Jezusi e kapi përdore dhe e çoi. Atëherë ai u ngrit.
28Kur hyni në shtëpi, nxanësit e pyetën më vete: «Pse na nuk mundëm me e nxjerrë?».
29Ai u tha: «Ky lloj nuk mund të dalë me asgja, përpos me lutje».
Tjetër paralajmërim për vdekjen e vet
30Tue dalë prej andej, kaluen nëpër Galile, por ai nuk donte ta merrte vesh kush, 31se ishte tue mësue nxanësit e vet e u thoshte: «Biri i njeriut asht tue u dorëzue në duer të njerëzve. Do ta vrasin e, i vramë, mbas tri ditësh do të ringrihet». 32Por ata nuk e morën vesh thanien e kishin frikë me e pyetë.
Kush asht ma i madhi
33Mbërritën në Kafarnaum. Kur ishin në shtëpi, i pyeti: «Për çka po flisnit udhës?». 34Por ata heshtën njani me tjetrin, se udhës kishin folë ndër vete kush asht ma i madhi.
35Ai u ul, u bani za të dymëdhjetëve e u tha: «Nëse dikush dëshiron me qenë i pari, të bahet i fundmi i të gjithëve e shërbëtor i të gjithëve».
36Mandej mori nji fëmijë, e vuni në mes tyne e, tue e marrë ngrykë, u tha: 37«Kush pranon nji fëmijë të tillë në emnin tim, më pranon mue e kush më pranon mue, nuk më pranon mue, por atë që më dërgoi».
Emni i Jezusit përjashta bashkësisë
38Gjoni i tha: «Mësues, pamë dikë tue nxjerrë djajtë në emnin tand. Po ia ndalonim, se nuk na ndiqte ne».
39Por Jezusi tha: «Mos e ndaloni, se askush që ban nji vepër të fuqishme në emnin tim nuk mundet me folë keq për mue mandej. 40Kush nuk asht kundër nesh asht me ne. 41Kush t'ju japë me pi nji gotë ujë në emnin tim, pse jeni të Krishtit, përnjimend po ju them se nuk do ta humbë shpërblimin».
Joshja për mëkat
42«Kushdo ta pengojë nji prej këtyne të vegjëlve me besue në mue, do të ishte ma mirë për të me iu lidhë për qafe nji mokër sa nji gomar e me u hedhe në det. 43-44Nëse dora të bahet pengesë, këpute! Ma mirë të hysh në jetë i cunguem, se me shkue me të dyja duert në Gehenë, në zjarrin e pashueshëm. 45-46Nëse kamba të bahet pengesë, këpute! Ma mirë të hysh në jetë i çalë, se se me u hedhë me të dyja kambët në Gehenë. 47Nëse syni të bahet pengesë, nxirre! Ma mirë të hysh me nji sy në mbretninë e Hyut, se me të dy sytë me u hedhë në Gehenë, 48ku krimbi s'ka fund e zjarri nuk shuhet.
49Se gjithçka do të kripet me zjarr.
50Kripa asht e mirë, por nëse kripa bahet e pakripë, si do ta bani me shije? Kini kripë në vete e mbani paqen me njani-tjetrin».
Currently Selected:
Marku 9: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania