1
Marku 9:23
Dhiata e Re në Gegnisht
Por Jezusi i tha: «Nëse mundem? Për kë beson gjithçka asht e mundshme».
Compare
Explore Marku 9:23
2
Marku 9:24
I ati i fëmijës thirri menjiherë e tha: «Unë besoj. Ndihmoje mosbesimin tim!».
Explore Marku 9:24
3
Marku 9:28-29
Kur hyni në shtëpi, nxanësit e pyetën më vete: «Pse na nuk mundëm me e nxjerrë?». Ai u tha: «Ky lloj nuk mund të dalë me asgja, përpos me lutje».
Explore Marku 9:28-29
4
Marku 9:50
Kripa asht e mirë, por nëse kripa bahet e pakripë, si do ta bani me shije? Kini kripë në vete e mbani paqen me njani-tjetrin».
Explore Marku 9:50
5
Marku 9:37
«Kush pranon nji fëmijë të tillë në emnin tim, më pranon mue e kush më pranon mue, nuk më pranon mue, por atë që më dërgoi».
Explore Marku 9:37
6
Marku 9:41
Kush t'ju japë me pi nji gotë ujë në emnin tim, pse jeni të Krishtit, përnjimend po ju them se nuk do ta humbë shpërblimin».
Explore Marku 9:41
7
Marku 9:42
«Kushdo ta pengojë nji prej këtyne të vegjëlve me besue në mue, do të ishte ma mirë për të me iu lidhë për qafe nji mokër sa nji gomar e me u hedhe në det.
Explore Marku 9:42
8
Marku 9:47
Nëse syni të bahet pengesë, nxirre! Ma mirë të hysh me nji sy në mbretninë e Hyut, se me të dy sytë me u hedhë në Gehenë
Explore Marku 9:47
Home
Bible
Plans
Videos