YouVersion Logo
Search Icon

Marku 3

3
Shërimi i dorëthamit
1Hyni rishtas në një sinagogë dhe aty gjendej një njeri që e kishte dorën të thame. 2Po e ruenin a thue do ta shëronte të shtunën, për me e paditë. 3Atëherë ai i tha njeriut që e kishte dorën të thame: «Çohu e dil midis!». 4Mandej u foli atyne: «A asht e lejueme me ba mirë apo me ba keq të shtunën, me e shpëtue jetën, apo me e vra?». Por ata heshtën. 5Mbasi i këqyri përreth me zemërim, i keqardhun për zemërngurtësinë e tyne, i tha njeriut: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe dora iu përtëri.
6Menjiherë farisejtë, me të dalë, u këshilluen me herodianët kundër tij, si me e shkatërrue.
Jezusi dhe turma
7Jezusi u veçue me nxanësit e vet buzë detit, por e ndoqi edhe një turmë e madhe nga Galileja e nga Judeja, 8nga Jerusalemi e nga Idumeja, prej përtej Jordanit e prej rrethinave të Tirit e të Sidonit. Nji turmë e madhe, tue ndigjue çka bante, shkoi tek ai. 9Ai u tha nxanësve me i përgatitë nji varkë për shkak të turmës, që të mos e shtypnin, 10se kishte shërue shumë vetë, prandaj ata që kishin lëngata i turreshin me e prekë. 11Shpirtënt e papastër, kur e shihnin, binin përmbys para tij e thoshin me vikamë: «Ti je biri i Hyut». 12Por ai i qortonte fort, që të mos e diftonin.
Dymbëdhjetë apostujt
13Atëherë u ngjit në mal, ftoi kë deshi vete dhe ata shkuen te ai. 14Caktoi dymëdhjetë, të cilët i emnoi apostuj, që të jenë me të e të dërgohen me kumtue, 15si edhe të kenë pushtetin me nxjerrë djajtë. 16Caktoi të dymbëdhjetët: Simonin, të cilit ia vuni emnin Pjetër, 17Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e Jakobit, të cilëve ua vuni emnin Boanerges, që don me thanë: bijtë e rrufesë, 18Andrenë, Filipin, Bartolomeun, Mateun, Tomën, Jakobin e Alfeut, Tadeun, Simon Kananeasin 19dhe Judë Iskariotin, ai që e dorëzoi.
Përballja me shkruesit
20Atëherë shkoi në shtëpi dhe turma u mblodh prapë, aq sa ai nuk mundte as me hangër bukë. 21Kur të vetët ndigjuen, dolën me e mbërthye, se thoshin: «Ka dalë mendsh». 22Edhe shkruesit, që kishin zbritë nga Jerusalemi, thoshin se ka Belzebulin dhe se falë prijësit të djajve i nxjerr djajtë.
23Por ai, mbasi i thirri, u foli me shëmbëlltyra: «Si mundet Satani me nxjerrë Satanin? 24Po të ishte e ndame ndër vete nji mbretni, ajo mbretni nuk do të mund të qëndronte. 25Po të ishte e ndame ndër vete një shtëpi, jo shtëpi nuk do të mund të qëndronte. 26Edhe Satani, po të ishte ngritë kundër vetes e po të ishte i ndamë, nuk mund të qëndrojë, por merr fund.
27Por, askush nuk mundet me hy në shtëpinë e të fortit e me ia rrëmbye plaçkën, po të mos e ketë lidhë ma parë të fortin e atëherë me ia plaçkitë shtëpinë.
28Përnjimend po ju them se të gjitha mëkatet do t'u falen bijve të njerëzve, edhe fyemjet me të cilat kanë fye, 29por kush të ketë fye shpirtin e shenjtë nuk ka falje deri në amshim».
30Meqë thoshin: «Ka nji shpirt të papastër».
Lidhnia me anë të fjalës
31Atëherë erdhi nana e tij me vllaznit e tij dhe, tue ndenjtë përjashta, i çuen njerëz me e thirrë. 32Rreth tij ishte ulë nji turmë. I thanë: «Ja, nana jote, vllaznit e tu e motrat e tua përjashta po të kërkojnë».
33Por ai iu përgjigj tue thanë: «Kush asht nana ime e vllaznit e mi?». 34Dhe, tue kqyrë përqark ata që ishin ulë rreth tij, thotë: «Ja nana ime e vllaznit e mi. 35Ai që zbaton vullnetin e Hyut, ai asht vllai im, motra ime e nana ime».

Currently Selected:

Marku 3: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in