Marku 15
15
Jeyusi para Pilatit
1Fill sa agoi, kryepriftënt me pleqtë, shkrojësit e mbarë këshillin, mbasi prunë vendimin e përbashkët, e lidhën Jezusin, e përzunë dhe ia dorëzuen Pilatit.
2Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judejve?». Ai iu përgjigj e tha: «Ti po thue».
3Kryepriftënt i banë padi të shumta. 4Pilati e pyeti prap e i tha: «Nuk po përgjigjesh fare? Shih sa po të paditin!». 5Por Jezusi nuk dha asnjë përgjigje, saqë Pilati habitet.
Dënimi me kryaëzim
6Për çdo festë u lironte një të burgosun, atë për të cilin i banin kërkesë. 7I quejtuni Barabë ishte i burgosun me kryengritësit, që kishin krye vrasje në kryengritje. 8Turma u çue e filloi me i kërkue t'u kryente doken.
9Por ai iu përgjigj, tue thanë: «A doni t'jua zgjidh mbretin e Judejve?». 10Ai e dinte se kryepriftënt ia kishin dorëzue prej smirës. 11Por kryepriftënt e gërgitnin turmën që, përkundër, t'u lironte Barabën.
12Pilati u përgjigj rishtas e u tha: «Çka dëshironi të baj me atë që queni mbretin e judejve?».
13Ata bërtitën prap: «Kryqëzoje!».
14Por Pilati u tha: «Çfarë të keqeje bani?». Mirëpo ata bërtitën edhe ma shumë: «Kryqëzoje!».
15Atëherë pilati, i vendosun me kënaqë turmën, u liroi Barabën dhe dorëzoi Jezusin, që ta kryqëzonin mbasi të fshikullohej.
Qesëndisja e ushtarëve
16Ushtarët e sollën në treme, domethanë të pretorium. Mbledhin mbarë trupën, 17e veshin me purpur dhe i vejnë rreth një kunorë të thurun me ferra. 18Mandej filluen me e përshëndetë: «Tjeta, mbreti i judejve!». 19Dhe i binin kresë me kallam, e pështynin e, tue ra ndër gjuj, përkuleshin para tij.
20Mbasi e qesëndisën, ia hoqën purpurën dhe i veshën petkat e veta. Mandej e nxorën përjashta, për ta kryqëzue.
Kryqëzimi
21Detyruen një kalimtar, një farë Simon Kireneu, që po vinte nga ara, të atin e Aleksandrit e të Rufit, me bartë kryqin e tij 22dhe çuen në vendin Golgotë, që i përkthyem don me thanë Vendi i Rrashtës. 23I dhanë venë të mirrosun, por ai nuk e mori.
24Atëherë e kryqëzuen
e i ndanë petkat e tij
tue qitë short mbi ta
çka të merrte kush.
25Ishte ora e tretë, kur e kryqëzuen. 26Në mbishkrimin për padinë e tij ishte shkrue: «Mbreti i Judejve». 27-28Me të kryqëzuen edhe dy kusarë, njënin në të djathtën e tjetrin në të majtën e tij.
29Kalimtarët e shanin, tue tundë kryet e tue thanë: «Heu, ai që shkatërron tempullin dhe e ndërton për tri ditë! 30Shpëto veten! Zbrit prej kryqit!».
31Njësoj edhe kryepriftënt, tue ba hoka me njëni-tjetrin, bashkë me shkojësit, thoshin: «Të tjerët i shpëtoi e veten nuk mendet me e shpëtue. 32Krishti, mbreti i Izraelit, të zbresë tash prej kryqit, që të shohim e të besojmë». Edhe ata që ishin kryqëzue me të e tallnin.
Vdekja e Jezusit
33Ku erdhi ora e gjashtë, u ba terr mbi mbarë dheun, deri në orën nantë. 34E në orën e nantë Jezusi bërtiti me za të naltë: «Eloi, Eloi, lëma sabakthani?», që e përkthyeme don me thanë: «Hyu im, Hyu im, pse më braktise?».
35Disa pre të pranishmëve, mbasi e ndëgjuen, thoshin: «Shiko, po i bëzan Elisë!». 36Dikush u turr e njomi një sfungjer në uthull, e lidhi në një kallam dhe ia koi tue thanë: «Ndaluni! Të shohim a po vjen Elia me e zbritë». 37Atëherë Jezusi lëshoi një klithmë të madhe e dha shpirt.
38Perdja e tempullit u shqye dysh prej majës deri në fund.
39Kur centurioni, që ishte i pranishëm, kundruell tij, e pa si dha shpirt, tha: «Vërtet ky njeri ishte Biri i Hyut!».
40Ishin edhe disa gra, që po kundronin nga larg. Ndër to ishin Mari Magdalena, Maria, nana e Jakobit të vogël dhe e Jozetit, dhe Saloma, 41ato që kishin shkue mbas tij kur kishte qenë në Galile, si edhe shumë të tjera që ishin ngjitë me të në Jerusalem.
Varrimi i Jezusit
42Kur u ba tashma natë, meqë ishte e premte, domethanë para të shtunës, 43erdhi Jozefi nga Arimatea, një anëtar i shquem i këshillit, që edhe ai pritte mbretninë e Hyut, shkoi trimnisht te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit. 44Por Pilati u habit që kishte vdekë tashma dhe, mbasi thirri centurionin, e pyeti a kishte vdekë kaherë. 45Kur mori njoftimin prej centurionit, ia dha kufomën Jozefit. 46Ai bleu një pëlhurë, e zbriti, e mbështolli me pëlhurë dhe e vuni në një varr, që ishte hapë prej shkambit. Mandej rrokullisi një gur mbi grykën e varrit.
47Maria Magdalena e Maria e Jozetit po kundronin ku e kishin vue.
Currently Selected:
Marku 15: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania