YouVersion Logo
Search Icon

Marku 14

14
Vendimi për vdekje
1Pashkët dhe bukët e pambrueme ishin mbas dy ditësh dhe kryepriftënt e shkrojësit hetonin si ta kapnin me rreng e ta vritnin, 2se thoshin: «Jo gjatë festës, që të mos ketë pështjellim popullsie».
Vojimi në Betani
3Kur ishte në Betani, në shtëpinë e Simonit, të gërbulunit, mbasi ishte ulë me hangër, erdhi një grue me një enë alabastri me voj kundërmues nardi të pastër, shumë të shtrenjtë. Ajo e theu enën e alabastrit dhe ia zbrazi mbi krye. 4Pati disa që folën të zemëruem me njani-tjetrin: «Çka asht kjo shkapërderdhje e vojit kundërmues? 5Ky voj kundërmues mundte me u shitë ma shumë se treqind dinarë e me ua dhanë të vorfënve». E i hakërreheshin asaj.
6Por Jezusi tha: «Lenie atë! Pse po i qitni telashe? Ajo kreu nji vepër të bukur ndaj meje. 7Të vorfënt i keni përherë me vete e kur të doni mund t'u bani mirë, por mue nuk më ken i përherë. 8Ajo bani çka mundi. Ma kundërmoi trupin paraprakisht, për me e përgatitë për varrim. 9Vërtet po ju them, kudo të kumtohet ungjilli, në tanë botën, do të flitet edhe për çka bani kjo, në përkujtim të saj.»
Ujdia e Judës
10Atëherë Judë Iskarioti, njani nga të dymbëdhjetët, shkoi te kryepriftënt, për me ua dorëzue. 11Si dëgjuen, ata u gëzuen e i premtuen se do t'i jepnin pare. Ai, atëherë, vristre mendjen si me e dorëzue në nji rast të volitshëm.
Darka e pashkëve
12Ditën e parë të bukëve të pambrueme, kur flijohej Pashka, nxanësit e vet i thanë: «Ku don të shkojmë e të bajmë përgatitjet, që të të hash Pashkën?».
13Atëherë dërgoi dy nga nxanësit e vet e u tha: «Shkoni në qytet e do të hasni në një njeri të ngarkuem me një shtambë uji. Shkoni mbas tij. 14Kudo të hyjë ai, thuejini të zotit të shtëpisë: "Mësuesi thotë: ku asht dhoma ime e pritjes, ku të ha Pashkën me nxanësit e mi?". 15Ai do t'ju tregojë një dhomë të madhe në katin e epërm, të shtrueme e të bame gati. Aty na gatitni».
16Nxanësit dolën, mbërritën në qytet, gjetën siç u kishte thanë ai dhe gatitën Pashkën.
17Kur u ba mbramje, ai vjen me të dymbëdhjetët. 18Në sa ishin shtrue e po hanin, Jezusi tha: «Njimend po ju them: njani pre jush do të më dorëzojë. Ai që po ha me mue».
19Ata zuen me u trishtue e me e pyetë njani mbas tjetrit: «A jo unë?»
20Ai u tha: «Njani prej të dymbëdhjetëve, ai që ngjyen në një kupë me mue. 21Se Biri i njeriut ik siç asht shkrue për të, por mjerë për atë njeri prej të cilit po dorëzohet Biri i njeriut. Mirë për të, po të mis ishte lindë ai njeri».
Darka e falënderimit
22Ndërsa po hanin, si mori bukën e tha bekimin, e theu, ua dha e tha: «Merrni. Ky asht trupi im».
23Mandej mori gotën. Si tha falënderimin, ua dha e pinë prej saj të gjithë. 24Ai u tha: «Ky ash gjaku im i besëlidhjes, që do të derdhet për të shumët. 25Vërtet po ju them se nuk do të pi ma nga fryti i hardhisë deri atë ditë kur ta pi të përtërimë në mbretninë e Hyut».
26Si kënduen himnin, dolën në Malin e Ullijve.
Paralajmërimi i mohimit të Pjetrit
27Jezusi u tha: «Të gjithë do të ngecni, se asht shkrue:
do t'i bie bariut
e delet do të hallakaten.
28Por, kur të ngjallem, do të shkoj para jush në Galile».
29Por Pjetri i tha: «Edhe po të ngecin të gjithë, unë, përkundër, jo!».
30Jezusi iu përgjigj: «Vërtet po të them se ti, mun sot, në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, tri herë do të më çnjohësh».
31Por ai foli me ngulm: «Edhe po të më duhet të vdes me ty, nuk kam me të çnjohtë». Por edhe të tjerët thanë njësoj.
Lutja në Gjetseman
32Atëherë shkuen në vendin me emnin Gjetsemani e ai u tha nxanësve të vet: «Rrini ulun këtu ndërsa unë lutem».
33Mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e filloi me u tronditë e me u ngushtue. 34Mandej u tha: «E kam shpirtin të trishtuem deri në vdekje. Rrini këtu e rrini zgjuet».
35Mbasi u largue pak, ra përdhe e u lut që, po të ishte e mundun, të kalonte prej tij ora. 36E tha: «Abba, Atë, ty të asht e mundun gjithçka. Ma hiq këtë kupë. Megjithatë, jo çka due unë, por çka don ti».
37Erdhi e i gjeti tue fjetë. Atëherë i tha Pjetrit: «Simon, po flen? Nuk munde me ndenjë zgjuet nji orë? 38Rrini zgjuet e lutuni që të mos hyni në sprovë. Shpirti njëmend asht gati, por mishi asht i plogët».
39E prapë shkoi me u lutë, tue thanë të njajtën gja. 40Rishtas erdhi e i gjeti tue fjetë, se u ishin randue sytë, e nuk dinin çka me iu përgjigjë.
41Vjen për të tretën herë e u thotë: «Flini, prej tashit, e pushoni. Mjaft. Erdhi ora. Ja, biri i njeriut po dorëzohet në duert e mëkatnorëve. 42Çohuni të shkojmë. Ja, ai që po më dorëzon, u afrue».
Dorëzimi dhe kapja
43E menjiherë, ndërsa ende po fliste, mbërriti Juda, njani prej të dymbëdhjetëve, e bashkë me të nji turmë me shpata e shkopinj, prej kryepriftënve, shkrojësve e pleqve. 44Dorëzuesi u kishte dhanë nji shenjë, tue u thanë: «Kë të puth unë, ai asht. Kapeni e merreni në rojë». 45Kur mbërriti, menjiherë iu afrue e e tha: «Rabbi!», dhe e puthi fort. 46Atëherë vunë dorë në të dhe e kapën. 47Dikush prej të pranishmëve nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit e i këputi veshin.
48Jezusi ia ktheu e tha: «Si kundër një kusari paskeni dalë me më marrë, me shpata e hunj. 49Çdo ditë isha tek ju në tempull, tue mësue, e nuk më kapët. Por le të zbatohen plotësisht Shkrimet».
50Mandej e lanë e ikën të gjithë.
Jezusi para këshillit
51Një djalosh, mbështjellë me një pëlhurë mbi lakuriqësinë e vet, po e ndiqte, por e kapën. 52Megjithatë, e la përhurën e iku lakuriq.
Para gjyqit të këshillit
53E çuen Jezusin te kryeprifti. Atëherë u mblodhën të gjithë kryepriftënt, pleqtë e shkrojësit. 54Pjetri e ndoqi prej së largu deri te tremja e kryepriftit dhe rrinte ulun me ndihmësit e ngrohej pranë zjarrit.
55Mirëpo kryepriftënt e tanë sinedri kërkonin një dëshmi kundër Jezusit, për me e vra, por nuk e gjenin. 56Të shumtë qenë ata që dëshmonin rrejshëm kundër tij, por dëshmitë e tij nuk puqeshin. 57Disa u çuen tue dëshmue rrejshëm kundër tij e tue thanë: 58«Ne e ndigjuem tue thanë: "Unë do ta shemb këtë tempull të bamë me duer e mbas tri ditësh do të ndërtoj një tjetër të të bamë pa duer"». 59Por as kështu nuk kishte puqje dëshmia e tyne.
60Atëherë kryeprifti u çue para tyne dhe e pyeti Jezusin, tue thanë: «Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmëjnë këta kundër teje?» 61Por i heshtte e nuk u përgjigj fare. Kryeprifti e pyeste prapë. E i thotë: «A je ti Krishti, Biri i të Bekuemit?».
62Jezusi tha: «Unë jam.
E do ta shihni të Birin e njeriut
tue ndenjë në të djathtën e Fuqisë
e tue ardhë me retë e qielli».
63Mirëpo kryeprifti, me të shqye petkat e veta, thotë: «Për çka tjetër na lypet me pasë dëshmitarë? 64E ndigjuet blasfeminë. Çka ju duket?». Atëherë të gjithë gjykuen se ishte i denjë për vdekje.
65Disa filluen me e pështye, me ia mbulue fytyrën dhe me e gjuejt. I thonë: «Gjeje!». Edhe ndihmësit zuen me i ra me shpulla.
Çnjohja e Pjetrit
66Kur Pjetri asht poshtë në treme, vjen një prej shërbyeseve të kryepriftit. 67Ajo e pa pjetrin tue u ngrohë, e, mbasi e kqyri e i thotë: «Edhe ti ishte me Nazaretasin, me Jezusin».
68Por ai e çnjohu, tue thanë: «Nuk e di as nuk po kuptoj çka po thue». E doli jashtë, në paratreme. Atëherë gjeli këndoi.
69Kur shërbyesja e pa, filloi prapë me u thanë të pranishmëve: «Ky asht një prej tyne».
70Por ai e çnjohu sërish. Mbas pak të pranishmit i thoshin prapë Pjetrit: «Vërtet je një prej tyne, se je galileas».
... 71Por ai filloi me nemë e me u betue: «Nuk e njoh këtë njeriun për të cilin po flitni».
72E menjëherë gjeli këndoi për së dyti. Pjetrit iu kujtuen fjalët që i kishte thanë Jezusi: «Para se gjeli të këndojë dy herë, tri herë do të më çnjohësh». Atëherë u shkreh dhe qante.

Currently Selected:

Marku 14: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in