YouVersion Logo
Search Icon

Marku 16

16
Ringjallja
1Me kalimin e të shtunës, Mari Magdalena, Maria e Jakobit e Salomeja blenë vojna të eranshëm, për me shkue me e vojue. 2Herët në ag, ditën e parë mbas të shtunës, shkojnë mbi vorr posa kishte dalë dielli. 3Thoshin me vete: «Kush do të na e rrokullisë gurin nga dera e vorrit?». 4Por, kur panë sërish, shikuen se guri ishte rrokullisë. E, pra, ishte fort i madh.
5Kur hynë në vorr, panë një djalosh, ndejun djathtas, veshun me një petk vezullues, dhe u mahnitën. 6Ai u tha: «Mos u mahnitni! Jezusin po kërkoni, nazaretasin, të kryqëzuemin. Ai u ngjall. Nuk asht këtu. Ja vendi ku e vunë. 7Por, shkoni e thuejuni nxanësve të tij e Pjetrit: "Po ju prin në Galile. Atje do ta shihni, siç ju tha"».
8Ato dolën e ikën prej vorrit. I mbërthenin tronditja e mahnia. Nuk i thanë gja askujt. Tuteshin.
Mbyllja e shkurtë
Shfaqja e të Ringjallunit
9I ngjallun herët, ditën e parë mbas të shtunës, iu shfaq së pari Mari Magdalenës, prej së cilës kishte nxjerrë shtatë demonë. 10Ajo shkoi e njoftoi ata që kishin qenë me të, të cilët ishin në zi në vajë. 11Kur këta ndëgjuen se ishte gjallë e ishte pa prej saj, nuk besuen.
Sfaqjet e të ringjallunit
12Mbas këtyne, iu duk në trajtë tjetër dyve prej tyne, ndërsa po shkonin në fshat. 13Ata u kthyen e njoftuen të tjerët. As këtyne nuk u besuen.
14Mandej iu shfaq të njëmbëdhjetëve, të shtruem në tryezë. Ai e qortoi mosbesimin dhe zemërngrimjen e tyne, se nuk u kishin besue atyne që e kishin pa të ngritun. 15Atëherë u tha: «Shkoni në mbarë botën e kumtojani lajmin e mirë tanë krijimit. 16Kush beson e pagëzohet, do të shpëtojë, por kush nuk do të besojë, do të marrë gjykimin. 17Këto janë shenjtat që do t'i ndjekin nga afër besimtarët: në emnin tim do të dëbojnë djajtë, do të flasin gjuhë të reja, 18do të kapin gjarpnijtë me dorë e, po të pijnë diçka vdekjeprumëse, nuk do t'i lëndojë. Do të vejnë duert mbi të sëmundët e do të të kenë dobi.»
19Atëherë Zoti Jezus, mbasi u foli, u mor në qiell dhe u ul në të djathën e Hyjit. 20Ata dolën dhe e dhanë kumtin gjithkund, tue veprue me Zotin e tue e mbështetë fjalën me shenjat që i pasonin.

Currently Selected:

Marku 16: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in