Marku 11
11
Hymja në Jerusalem
1Kur po i afroheshin Jerusalemit, drejt Betfagës e Betanisë, pranë malit të Ullijve, dërgoi dy prej nxanësve të vet 2e u tha: «Shkoni në fshatin kundruell e menjiherë, sapo të hyni aty, do të gjeni nji visk të lidhun, mbi të cilin nuk asht ulë asnji njeri. Zgjidheni e silleni. 3Nëse ndokush ju thotë: "Pse po e bani këtë?", thoni: "Zoti ka nevojë për të e jua kthen menjiherë këtu"».
4Ata shkuen e gjetën nji visk te lidhun te dera përjashta në rrugë dhe e zgjidhën. 5Disa prej atyne që ishin aty u thanë: «Çka po bani, tue zgjidhë viskun?». 6Ata iu përgjigjën si u kishte thanë Jezusi e i lejuen.
7Ia sollën viskun Jezusit e i hodhën sipër petkat e veta. Atëherë i u ul mbi të. 8Shumë vetë hallakatën petkat e veta nëpër rrugë, ndërsa të tjerët gemat që këputnin nëpës ara.
9Ata që i prinin e ata që e ndiqnin bërtitnin:
Hosana!
Bekue qoftë
ai që vjen në emën të Zotit!
10Bekue qoftë mbretnia e atit tonë Davidit, që po vjen!
Hosana në tejnaltësi!
11Ai hyni në Jerusalem, në tempull e kqyri gjithçka përqark. Mbasi kishte pa tashma, tue qenë se kishte ardhë koha, doli për në Betani me të dymbëdhjetët.
Mallkimi i fikut
12Të nesërmen, kur dolën nga Betania, pati uri. 13Kur pa prej larg nji fik që kishte gjethe, shkoi se mos gjente ndonjë gja në të, por, kur mbërriti te ai, nuk gjeti asgja përpos gjetheve, se nu k ishte stina e fiqve. 14Atëherë iu përgjigj: «Askush mos hangërt kurrë ma prej teje!». E ndxanësit e tij ndigjonin.
Pastrimi i tempullit
15Kur mbërritën në Jerusalem, hyni në tempull e filloi me nxjerrë shitësit e blemësit në tempull. Edhe tryezat e këmbyesve e ndenjëset e shitësve të pëllumbave i përmbysi. 16Nuk lejonte askand me mbartë enë nëpër tempull. 17Dhe i mësonte e u thoshte: «A nuk asht e shkrueme:
Shtëpia ime do të thirret shtëpi lutjeje
për të gjitha kombet?
por ju e keni ba shpellë hajnash».
18Kryepriftënt e shkruesit ndigjuen e kërkonin si me e vra, por kishin frikë, se tanë turma mrekullohej me mësimin e tij.
19Kur u err, dolën përjashta qytetit.
Fiku i thamë
20Në nadje, kur po kalonin pranë, panë fikun të thamë qysh në rranjë. 21Pjetri u kujtue e i tha Jezusit: «Rrabin, ja, fiku që mallkove asht tha».
22Jezusi iu përgjigj e i tha: «Kini besim në Hyun! 23Përnjimend po ju them, kush i thotë këtij mali: "Ngrihu e hidhu në det" dhe nuk ka mëdyhsje në zemër, por beson se ndodh çka ka thotë, do t'i ndodhë. 24Prandaj po ju them: gjithçka për të cilën kërkoni e luteni, besoni se do ta merrni e do të jetë e jueja.
25-26E kur të qëndroni tue u lutë, flani, nëse keni ndonji gja kundër ndokujt, që edhe ati juej që asht në qiell t'ju falë shkeljet tueja».
Prejardhja e pushtetit
27Erdhën prapë në Jerusalem e, kur po shëtitte nëpër tempull, i vijnë kryepriftënt, shkruesit e pleqtë 28e i thonë: «Me ç'pushtet i ban këto? Kush ta dha pushtetin me i ba?». 29Jezusi u tha: «Po ju pyes nji gja. M'u përgjigjni e unë do t'ju them me ç'pushtet i baj këto. 30Pagëzimi i Gjonit a vinte prej qiellit apo prej njerëzve. Përgjigjmuni!».
31Atëherë i thanë njani-tjetrit: «Po të themi prej qiellit, do të na thotë: "Pse nuk i besuet?". 32Apo të themi: "Prej njerëzve?"». Por kishin frikë turmën, se të gjithë mendonin se Gjoni ishte profet i vërtetë. 33Prandaj i thanë Jezusit: «Nuk e dimë».
Jezusi u përgjigj e tha: «As unë nuk ju them me ç'pushtet i baj këto».
Currently Selected:
Marku 11: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania