Marku 12
12
Vreshtarët vrastarë
1Atërherë filloi me u folë me shëmbëlltyra: «Nji njeri mbolli nji vneshtë, i vuni gardhun përreth, hapi gropën e torkut, ngriti nji kullë, ua la bujqve e u nis për rrugë. 2Kur erdhi stina, dërgoi nji shërbëtor te bujqit për me marrë prej bujqve frytet e vneshtit. 3Ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen zbraztë.
4Ai dërgoi prapë nji shërbëtor tjetër. Edhe këtij ra ranë kresë dhe e poshtnuen. 5Dërgoi edhe nji tjetër. Edhe këtë e vranë. Edhe shumë të tjerë, por disa i rrahën e disa i vranë.
6Pati edhe vetëm nji, birin e dashtun. Atë ua dërgoi në fund, tue thanë: "Do të jenë të sjellshëm me tim bir". 7Por vreshtarët i thanë njani-tjetrit: "Ky asht trashëgimtari. Ejani, ta vrasim e trashëgimia do të jetë e jona". 8Atëherë e kapën, e vranë dhe e qitën jashtë vneshtit.
9Çka do të bajë i zoti i vneshtit? Ai do të vijë, do t'i rrënojë bujqit dhe vneshtin do t'ua japë të tjerëve. 10A nuk e keni lexue këtë shkrim:
"Guri që e përbuzën ndërtuesit
u ba guri i qoshes;
11Këtë e bani Zoti
e ash e mrekullueshme për sytë tanë"?».
12Ata orvateshin me e kapë, por kishin frikë turmën. E dinin se e kishte thanë shëmbëlltyrën kundër tyne, por e lanë me u largue.
Taksa e Cezarit
13I çuen disa prej farisejve e prej herodianëve, për me e zanë në fjalë: 14Vijnë e i thonë: «Mësues, e dimë se je i sinqertë e nuk ndikohesh prej askujt, nuk i sheh njerëzit nga dukja, por mëson udhën e Hyut me vërtetësi. A asht lejohet me ia dhanë tagrin Cezarit apo jo? T'ia japim apo të mos ia japim?»
15Por, tue jua njohë shtirjen, u tha: «Pse po më sprovoni? Më sillni nji dinar, që ta shoh!». 16Ata ia sollën e ai u tha: «E kujt asht kjo shëmbëllesë e ky mbishkrim?» I tanë: «E Cezarit».
17Atëherë Jezusi u tha: «Cezarit jepni çka asht e Cezarit e Hyut çka asht e Hyut!». E mbetën tejet të mahnitun prej tij.
PĂ«r ringjalljen
18Vijnë tek ai disa saducej, që thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyesnin: 19«Mësues, Moisiu shkroi për ne: "Nëse dikujt i vdes vëllai dhe len gruen, por nuk len fëmijë, gruen ta marrë vëllai i vet e t'i ngjallë farën vëllait. 20Na ishin shtatë vëllazën. I pari u martue e vdiq pa lanë farë. 21Atëherë e mori i dyti e vdiq pa lanë farë mbas vetes. Edhe i treti njisoj. 22Të shtatët nuk lanë farë. Në fund vdiq edhe grueja. 23Në ringjallje, kur të ringjallen, kryeja e cilit prej tyne do të jetë, se të shtatë e patën për grue?».
24Jezusi u tha: «A nuk gaboheni për shkak se nuk njihni as shkrimet e as fuqinë e Hyut? 25Se kur të ringjallen prej të vdekunve, as do të martojnë as do të martohen, por do të jenë si engjëjt në qiell. 26E për të vdekunit, që çohen, a nuk e keni lexue në librin e Moisiut, te kaçubja, si i flet Hyu tue i thanë: "Unë jam Hyu i Abrahamit, Hyu i Isakut e Hyu i Jakobit"? 27Ai nuk asht Hyu i të vdekunve, por i të gjallëve. E keni shumë gabim.»
Urdhnimi kryesor
28Nji nga shkruesit, mbasi i ndigjoi tue u rragatë, tue pa se u ishte përgjigjë bukur, e pyeti: «Cili urdhnim asht i pari ndër të gjithë?»
29Jezusi iu përgjigj: «I parë asht: "Dëgjo, Izrael: Zoti asht Hyu juej. Zoti asht nji. 30E dueje Zotin, Hyun tand, me tanë zemrën tande, me tanë shpirtin tand, me tanë mendjen tande e me tanë forcën tande". 31I dyti asht ky: "Dueje të afërmin tand si veten". Nuk ka tjetër urdhnim ma të madh se këta».
32Atëherë shkruesi i tha: «Bukur, mësues! The të vërtetën: "Ai asht nji e nuk ka tjetër veç tij" 33dhe "me e dashtë me tanë zemrën e me tanë mençuninë e me tanë forcën" e "me dashtë të afërmin si veten" qëndron përmbi të gjitha shkrumboret e flitë».
34Tue pa se ishte përgjigjë urtisht, Jezusi i tha: «Nuk je larg mbretnisë së Hyut».
Biri i Davidit
35Tue dhanë mësime në tempull, Jezusi vijoi: «Si thonë shkruesit se Krishti asht biri i Davidit? 36Falë shpirtit të shenjtë Davidi vetë tha:
I tha Zoti Zotit tim
ulu në të djathtën time
derisa t'i vej armiqtë e tu
nën kambët tueja.
37Kavidi vetë e quen Zot, prandaj si qenka biri i tij?». E nji turmë e madhe e ndigjonte me andje.
Rreziku i shtirjes
38Tue i mësue, u thoshte: «Ruhuni prej shkruesve, të cilëve ua ka anda shëtitjet me petka të gjata e përshëndetjet nëpër sheshe, 39vendet e para nëpër sinagoga e ndenjëset e para nëpër gosti. 40Ua zhvasin shtëpitë vejushave e gjoja luten gjatë, por do të marrin nji ndëshkim ma të madh».
Lëmosha e vejushës
41Mbasi u ul kundruell arkës së lëmoshëve, po shihte si turma hidhte pare në arkën e lëmoshëve. E shumë të pasun hidhnin shumë. 42Atëherë erdhi nji vejushë e varfën e hodhi dy monedha, domethanë nji kacidhe. 43Ai i thirri nxanësit e u tha: «Përnjimend po ju them se ajo vejushë e varfën hodhi ma shumë se të gjithë ata që hedhin në arkën e lëmoshëve, 44se të gjithë hodhën prej tepricave të veta, por ajo, prej skamjes së vet, hodhi gjithçka pati, tanë jetën e vet».
Currently Selected:
Marku 12: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania