YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 24

24
Profeci për shkatërrimin e tempullit
1Kur Jezusi doli nga tempulli e po largohej, u afruen nxanësit e i treguen ngrehinat e tempullit. 2Ai u tha: «I shihni të gjitha këto? Vërtet po ju them: nuk do të mbesë gur mbi gur pa u shembë».
Fillimi i fundit
3Kur rinte ulun në Malin e Ullijve, iu afruen nxanësit e i thanë, më vete: «Na thuej, kur do të ndodhin këto dhe cila asht shenja e pranisë sate dhe e sosjes së botës?». 4Jezusi u tha: «Ruhuni të mos ju mashtrojë kush, 5se shumë do të vijnë në emnin tim tue thanë: "Unë jam Krishti" e do të mashtrojnë shumë vetë. 6Keni me ndigjue luftna e tinguj luftnash. Ruej se tronditeni. Duhet të ndodhë, por nuk asht ende fundi. 7Do të çohet një komb kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie dhe do të të ketë zi buke e tërmete vende-vende, 8por këto do të jenë fillimi mundimeve. 9Do t'ju fusin në trishtim, do t'ju vrasin e do të jeni të urryem prej të gjitha kombeve për shkak të emnit tim. 10Atëherë shumë vetë do të birren, do të dorëzojnë e do të urrejnë njeni-tjetrin. 11Do të ngrihen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë vetë. 12Për shkak të shtimit të mbrapshtisë, do të firojë dashnia e shumëve. 13Por, kush duron deri në fund, ai do të shpëtohet. 14Ky ungjill i mbretnisë do të kumtohet në mbarë botën, si dëshmi për të gjitha kombet. E, atëherë, do të jetë fundi».
Shkretimi i madh
15«Kur të shihni pështjellimin e shkretimit, që qe thanë prej Danielit profet, tue ndejtë në vendin e shenjtë - kush lexon, ta kuptojë - 16atëherë, ata që janë në Jude të marrin malet. 17Kush të jetë mbi pullaz, të mos zbresë me marrë gja nga shtëpia e vet! 18Kush të jetë në arë, të mos kthehet me marrë zhgunin! 19Mjerë shtatzanat lehonat në ato ditë! 20Lutuni të mos ndodhë në dimën apo të shtunën arratia juej. 21Atëherë do të ndodhë një pikëllim aq i madh, sa nuk asht pa nga fillimi i botës e deri tani dhe nuk do të ndodhë ma. 22Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte kush. Por, për hir të të zgjedhunve, ato ditë do të shkurtohen.
23Atëherë, nëse dikush ju thotë: "Ja, këtu, Krishti!", ose: "Këtu!", mos besoni. 24Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja të mëdha e mrekulli, saqë, po të jetë e mundun, do të mashtrojnë edhe të zgjedhunit. 25Ja, unë ju paralajmërova. 26Nëse ju thonë: "Ja, asht në shkretinë!", mos dilni. "Ja, asht në dhomën e mshehtë!", mos besoni. 27Porsi vetima, që del prej lindjes e vezullon deri në perëndim, e tillë do të jetë prania e Birit të njeriut. 28Ku ka kufomë, aty mblidhen orrlat».
Ardhja e Birit të njeriut
29«Menjeherë mbas pikëllimit të atyne ditëve,
dielli do të erret
e hana nuk do të lëshojë rreze.
Yjet do të rrëzohen nga qielli
e fuqitë qiellore do të tranden.
30Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut e atëherë do të mbajnë zi të gjitha fiset e tokës e do të shohin Birin e njeriut, tue ardhë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. 31Do t'i dërgojë engjëjt e tij me bori të madhe e do t'i mblëedhin të zgjedhunit e tij nga të katër ernat, prej një skaji të qiellit në tjetrin».
Shëmbëlltyra e fikut
32«Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Kur i njomet dega e qet gjethe, e dini se po afrohet vera. 33Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto, dijeni se asht afër, te dera. 34Vërtet po ju them, nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha këto. 35Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Dita dhe ora e mshehtë
36«Për atë ditë e atë orë nuk ka dijeni askush përveç Atit. As engjëjt e qiejve, as Biri. 37Sikurse koha e Noehut, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 38Sikurse gjatë atyne ditëve, përpara përmbytjes, hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyni në arkë, 39e nuk dinin gja, derisa ia behu përmbytja e i shoi, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. 40Atëherë, dy vetë do të jenë në arë. Njen do të merret dhe tjetri do të lihet. 41Dy veta do të bluejnë në mulli. Njena do të merret e tjetra do të lihet. 42Prandaj, rrini zgjuet, se nuk e dini në cilën ditë vjen Zoti juej. 43Merreni vesh këtë: Po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilin rend vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuet e nuk do të linte t'i thyhej shtëpia. 44Prandaj edhe ju rrini gati, se Biri i njeriut vjen në orën që nuk e mendoni».
Shërbëtori besnik dhe ai i mbrapshtë
45«Cili, pra, asht ai shërbëtor besnik e i urtë, të cilin i zoti e ka caktue në krye të shërbëtorëve të tjerë, me u dhanë ushqimin në kohën e duhun? 46Lum ai shërbëtor të cilin, kur të vijë i zoti, do ta gjejë tue veprue kështu 47Vërtet po ju them se do ta caktojë mbi krejt plangun e vet. 48Por, nëse shërbëtori i lig thotë në yemrën e vet: "Zotnia im vonohet" 49e fillon me rrahë shërbëtorët e tjerë dhe han e pin me të dehunit, 50i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret, në orën që ai nuk e din, 51do ta dënojë ashpër dhe do t'i japë për hise me ndejtë me skuthat. Aty do të ketë gjamë e kërcëllim dhambësh».

Currently Selected:

Mateu 24: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in