YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 23

23
Qortimet për shkrestarët e farisejtë
1Atëherë Jezusi u tha turmave e nëxanësve: 2«Shkrestarët e farisejtë rrinë ulun në katedrën e Moisiut. 3Gjithçka ju thonë ata, zbatojeni e mbajeni, por mos veproni simbas veprave të tyre. Ata flasin, por nuk bajnë. 4Lidhin barrë të randa e të zorshme dhe ua ngarkojnë njerëzve të tjerë, por vetë as me gisht nuk duen me i luejt. 5Të gjitha veprat e veta i bajnë për me u pa prej njerëzve. Zgjanojnë thekët e cepat e petkut i zgjasin. 6Duen kryet e vendit nëpër gosti, vendet e para nëpër sinagoga 7përshëndetjet nëpër sheshe e me u thirrë "mësues" prej njerëzve.
8Por ju mos u thirrni mësues, se një asht mësuesi juej e të gjithë ju jeni vëllazën. 9E mos thirrni askënd mbi tokë atë. Një asht Ati juej qiellor. 10Mos u thirrni prijës, se prijësi juej asht Krishti. 11Ma i madhi ndër ju, të jetë shërbestari juaj. 12Kush naltohet, do të përulet e, kush përulet, do të naltohet.
13-14Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, që ua ndryni njerëzve në fytyrë mbretninë e qiejve! As vetë nuk hyni, as ata që janlë tue hy nuk i leni me u futë.
15Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, që endeni nëpër det e nëpër thatinë për me ba një rishtar e atëherë e bani bir të Gehenës dyfish sa veten tuej!
16Mjerë ju, o udhëheqës të verbtë, që thoni: "Nëse dikush betohet për tempullin, s'ka gja, por, nëse betohet për arin e tempullit, ka detyrim". 17Të marrë dhe të verbtë! Cili asht ma i madh, ari apo tempulli, që e shejtnon arin? 18Thoni: "Nëse dikush betohet për altarin, s'ka gja, por, nëse betohet për dhuratën mbi të, ka detyrim". 19Të verbtë! Cili asht ma i madh, dhurata apo altari, që e shejtnon dhuratën? 20Kush betohet për altarin, betohet për të e për gjithçka ash mbi të. 21Kush betohet për tempullin, betohet për të e për kë banon në të. 22Kush betohet për qiellin, betohet për fronin e Hyut e për kë rrin ulun mbi të.
23Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha! Ju lani të dhjetën e mendrës, të koprës e të kuminit, por shpërfillni gjanat ma të randësishme të ligjit: gjykimin, mëshirën e besën. Këto duhet t'i zbatoni, pa i shpërfillë të tjerat. 24Udhërrëheqës të verbtë, që kulloni mushkajën, por devenë e përpini!
25Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, dëlirni të përjashtmen kupës e të enës, por përmbrenda janë plot me cubni e shfrenim. 26Farise i verbtë, pastro ma parë të përmbrendshmen kupës e të enës, që të bahet e dëlirë edhe përjashtmja.
27Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, që u përngjani vorreve të zbardhuna, të cilët përjashta duken të bukura, por mbrenda janë plot me eshtna të vdekunish dhe gjithfarë fëlliqësish. 28Njësoj edhe ju përjashta u shfaqeni njerëzve të drejtë, por përmbrenda jeni deng me tinëzi e mbrapështi.
29Mjerë ju, o shkrestarë e farisej skutha, se ndërtoni vorret e profetëve e zbukuroni përmendoret e të drejtëve! 30E thoni: "Po të kishim qenë ne në kohën e etënve tanë, nuk do të kishim qenë pjesëmarrës në gjakderdhjen e profetëve, në kohën e tyne". 31Kështu i dëshmoni vetes se jeni bijtë e vrasësve të profetëve. 32Mbusheni edhe ju masën e etënve tuej. 33Gjarpij e pjellë nepërkash, si do t'i shmangeni gjykimit të Gehenës? 34Prandaj, ja, unë po dërgoj te ju profetë, të urtë dhe shkrestarë. Disa prej tyne do t'i vritni e do t'i kryqëzoni dhe disa do t'i frushkulloni në sinagogat tueja e do t'i përndiqni nga qyteti në qytet. 35Kështu do të reshet mbi ju tanë gjaku i drejtë i dikuem mbi tokë, prej gjakut të Abelit të drejtë, deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakut, që e vratë mes shejtnores e altarit. 36Vërtet po ju them: të gjitha këto do të bien mbi këtë brezni».
Vajtimi për Jerusalemin
37«Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e i mbyt me gurë të dërguemit te ti! Sa herë kam dëshirue me i mbledhë tok bijtë e tu, siç i mbledh squka zogjtë e vet nën krahë, por nuk deshët! 38Ja, shtëpia juaj do t'ju mbetet e shkretueme. 39Po jua them: prej tashit, nuk do të më shihni ma, derisa të thoni:
bekue qoftë
ai që vjen në emën të Zotit!».

Currently Selected:

Mateu 23: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in