YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 25

25
Dhjetë virgjënat
1«Atëherë, mbretnia e qiejve u përngjet dhjetë virgjnavë, të cilat morën kandilat e vet e i dolën para dhandrrit. 2Pesë prej tyne ishin të marra e pesë të mençuna. 3Të marrat, tue marrë kandilat, nuk morën voj me vete. 4Të mençunat morën voj në enë të vogla bashkë me kandilat e vet. 5Dhandri po vonohej, prandaj u kotën të gjitha e ranë në gjumë. 6Por, në mesnatë, u ba një vikamë: “Ja dhandri, dilni para”. 7Atëherë u çuen të gjitha ato virgjna e zbukuruen kandilat. 8Të marrat u thanë të mençunave: “Na jepni voj prej tuejit, se po na fiken kandilat”. 9Por të mençunat u përgjigjën: “Jo, se atëherë s'na del as neve e as juve. Ma mirë shkoni te tregtarët e bleni për vete”. 10Kur shkuan me ble, ia behu dhandri. Ato që ishin gati, hynë me të në dasmë dhe u ndrye dera. 11Ma vonë mbërritën edhe virgjnat e tjera e thanë: “Zotni, zotni, na e hap derën!”. 12Por ai u përgjigj: “Vërtet po ju them: nuk ju njoh”.
13Rrini zgjuet, pra, se nuk e dini as ditën e as orën».
Shëmbëlltyra e talentave
14«Asht porsi një njeri, që tue u nisë për udhë, thirri shërbëtorët e tij e u la plangun e vet. 15Njenit i dha pesë talenta, tjetrit dy e tjetrit një, secilit simbas aftësisë vetjake, e u nis për rrugë menjëherë. 16Ai që kishte marrë pesë talenta, shkoi e i shtiu në punë dhe përfitoi edhe pesë të tjera. 17Po ashtu, ai që kishte marrë dy, përfitoi dy të tjera. 18Por, ai që kishte marrë një, shkoi, gërmoi dheun dhe e mshehu paren e zotnisë së vet.
19Mbas shumë kohe, i zoti i këtyne shërbëtorëve vjen e ndreq llogaritë me ta. 20U avit ai që kishte marrë pesë talenta, solli edhe pesë të tjerë e tha: “Zotni, ti më dorëzove pesë talenta. Ja, përfitova edhe pesë të tjerë”. 21I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. Ishe besnik në pak, unë do të të caktoj mbi shumë. Hyn në gëzimin e zotnisë tand”. 22U avit edhe ai që kishte marrë dy talenta e tha: “Zotëri, më dorëzove dy talenta. Ja, përfitova edhe dy të tjerë”. 23I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. Ishe besnik në pak, unë do të caktoj mbi shumë. Hyn në gëzimin e zotnisë tand”.
24U avit edhe ai që kishte marrë njëqind monedha e tha: “Zotni, di se je njeri i ashpër, që korr ku nuk ke mbjellë e mbledh ku nuk ke hedhë, 25prandaj, i friguem, shkova dhe e msheha në tokë talentin tand. Shih ku e ke gjanë tande!”. 26Por i zoti iu përgjigj: “Shërbëtor i keq e përtac. Ti dike se unë korrkam ku nuk kam mbjellë e mblidhkam ku nuk kam hedhë? 27Atëherë duhej t'i kishe vue paret e mia nëpër banka, që, kur të kthehesha, të kisha marrë gjanë time me kamatë.
28Prandaj merrjani këtij talentin e jepjani atij që ka dhjetë talenta, 29se, secilit që ka, do t'i jepet e do t'i teprojë, por, atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka. 30Shërbëtorin e padobishëm qiteni terrin e përjashtëm. Atje ka vajtim e kërcëllim dhambësh”».
Gjykimi i kombeve
31«Kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë, e të gjithë engjëjt me të, do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. 32Para tij do të mblidhen të gjitha komnbet e ai do t'i veçojë nga njeni-tjetri, siç veçon bariu delet nga dhitë. 33Delet do t'i vejë në të djathtën e vet e dhitë në të majtën.
34Atëherë mbreti do t'u thotë atyne që janë në të djathtën e tij: “Ejani, o të bekuemit e Atit tim, merreni trashëgim mbretninë e përgatitun për ju qysh prej fillimit të botës, 35se pata uri e më dhatë me hangër, pata etje e më dhatë me pi, isha i huej e më pritët, 36isha i zbuluet e më mbuluet, isha i sëmundë u kujdesuet për mue, isha në burg e erdhët te unë”. 37Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen: “Zot, kur të pamë të uritun e të ushqyem? Apo të etun e të dhamë me pi? 38Kur të pamë të huej e të pritëm, apo të zbuluet e të mbuluem? 39Kur të pamë të sëmundë apo në burg e erdhëm te ti?”. 40Mbreti do t'u përgjigjet: “Vërtet po ju them se sa herë ua keni ba këtë njenit prej këtyne vëllazënve të mi ma të vegjël, ma keni ba mue”.
41Mandej do t'u thotë atyne që janë në të majtën e tij: “Shporrmuni, o të mallkuem, në zjarrin e amshuem, që asht përgatitë për djallin dhe engjëjt e tij, 42se pata uri e nuk më dhatë me hangër, pata etje e nuk më dhatë me pi, 43isha i huej e nuk më pritët, isha zbuluet e nuk më mbuluet, isha i sëmundë e në burg e nuk u kujdesët për mue”. 44Atëherë edhe ata do të përgjigjen: “O Zot, kur të pamë të uritun, të etun, të huej, zbuluet, të sëmundë e në burg e nuk u kujdesëm për ty?”. 45Ai do t'u thotë: “Vërtet po ju them, sa herë që nuk is keni ba këtë njenit prej vëllazënve të mi ma të vegjël, nuk ma keni ba as mue”.
46E këta do të bein në ndëshkimin e amshuem, ndërsa të drejtët në jetën e amshueme».

Currently Selected:

Mateu 25: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in