YouVersion Logo
Search Icon

Zbulesa 15

15
Engjëjt me plagë
1Pastaj pashë në qiell një shenjë të madhe e të mahnitshme, shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit. Me to përfundoi zemërimi i Perëndisë.
2Pashë edhe diçka si det të qelqtë përzier me zjarr, si edhe ata që kishin mundur bishën, shëmbëlltyrën e saj#15.2 dorëshk. të tjera edhe: dhe damkën e saj dhe numrin e emrit të saj. Ata qëndronin mbi detin e qelqtë me harpat e Perëndisë në duar 3dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë dhe këngën e Qengjit:
«Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua,
o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm!
Të drejta e të vërteta udhët e tua,
o mbret i kombeve#15.3 dorëshk. të tjera: i shenjtorëve!
4Kush nuk do të të druajë ty, o Zot,
kush nuk do ta përlëvdojë emrin tënd?
Vetëm ti je i shenjtë
dhe gjithë kombet do të vijnë
e do të të adhurojnë,
se u shfaqën të gjitha veprat e tua të drejta».
5Pastaj pashë se u hap tempulli i tendës së dëshmisë në qiell. 6Nga tempulli dolën shtatë engjëjt që kishin shtatë plagët. Ata ishin veshur me pëlhura të pastra e të shndritshme, ndërsa kraharorët i kishin ngjeshur me breza të artë. 7Njëra nga katër gjallesat u dha shtatë engjëjve shtatë kupa të arta, të mbushura me zemërimin e Perëndisë që jeton në shekuj të shekujve. 8Tempulli u mbush me tymin e lavdisë e të fuqisë së Perëndisë dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaronin të shtatë plagët e shtatë engjëjve.

Currently Selected:

Zbulesa 15: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in