YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 1

1
KAPTINA I.
1Mbassi vunë dorë shumë vetë me diftuem me rregullë për ato punët qi janë vërtetuem mbë ne,
2sikurse na i kanë lan’ ata qi i panë me sy çë ndë krye të herësë, edhe u banë shërbëtorët’ e fjalësë;
3e pashë me udhë edhe unë, qi i rashë mbrapa të gjithave nji për nji çë ndë krye të herësë, me të shkruem me rreshtë për këto, o i pushtetshim Theofil,
4qi të njofish të vërtetuemen’ e atyne punëvet qi u mësove.
5Ndë ditt të Herodit, mbëretit Iudesë, ishte nji prift qi ia thoshin’ emninë Zahari, prei famullisë Abia; edhe grueja e ati ishte prei së bijash Aaronit, edhe ia thoshin’ emninë Elisabetë.
6Edhe këta të dy ishinë të dreitë përpara Perëndisë, tue ecunë pa palavi ndër gjith’ urdhënimet e dreitënimet e Zotit.
7Edhe ata s’kishinë dial, sepse Elisabeta ishte shterpë, edhe të dy ishinë të lashtë ndër ditt të veta.
8Edhe ai kur ishte tue bamë punët’ e priftënisë përpara Perëndisë ndë rregullë të famullisë vet,
9mbas zakonit punësë priftënisë, i ra shorta me tymitunë me qem, kur hyni ndë tempull të Zotit.
10Edhe gjithë shumica e popullit ishte tue u falunë përjashtë ndë kohë të qemit.
11Edhe iu duk engjull’ i Zotit, ndenjunë mb’anë të diathtë të theroresë qemit.
12Edhe Zaharia kur pa, u përzie, edhe e muer frika.
13Por engjulli i tha: Mos u friko, Zahari, sepse lutëja jote u ndëgjue, edhe grueja jote Elisabeta ka me të piellë bir, edhe ke me ia queitun’ emninë Gjionn.
14Edhe ka me qenë mbë tyi gëzim e gazmend, edhe shumë vetë kanë me u gëzuem për të lemit t’ati.
15Sepse ka me qen i math përpara Zotit, edhe s’ka me pimë venë e sikera; edhe ka me u mbushunë me Shpirtinë Shenjt çë prei barkut s’amësë vet.
16Edhe ka me këthyem shumë vetë prei të bijvet Israelit mbë Zotinë Perëndin’ e atyne.
17Edhe ai ka me ardhunë përpara ati me frymë e me fuqi të Eliut, për me këthyem zemërat’ e atënave mbë dielmt, edhe të pandëgjueshmitë ndë urti të dreitëvet, për me bamë gati nji popull të ndrequnë për Zotinë.
18Edhe Zaharia i tha engjullit: Si kam me e marrë vesht këte punë? Sepse unë jam plak, edhe grueja eme asht’ e lashtë ndë ditt të veta.
19Edhe engjulli u përgjeq, e i tha: Unë jam Gabrieli qi rrij përpara Perëndisë; edhe u dërgueshë për me të folunë, e për me të dhanë zanin’ e mirë për këto punë.
20Edhe qe te s’do të pëzajsh, edhe s’do të mundesh me folë ngjysh mb’atë ditë qi të bahenë këto, sepse nuk’ u zune besë fjalëvet mia, të cillatë kanë me u mbushunë ndë kohë të vet.
21Edhe populli ishte tue pritunë Zaharinë, edhe mërekulloheshinë përse po vonohei ai ndë tempull.
22Edhe kur duel, nukë mundei me u folë atyne; edhe e muernë vesht se kishte pamë nji të dukunë ndë tempull; edhe ai u bante atyne me shenjë, edhe mbeti shurdh.
23Edhe si u mbushnë ditt e shërbesës’ ati, voiti ndë shtëpit të vet.
24Edhe mbas këtyne ditsh Elisabeta grueja e ati u mbars, edhe pshifte vetëvetëhenë pesë muej, tue thanë,
25se: Kështu bani Zoti mbë mue ndër këto ditt qi vuni ore me hequnë të përqeshunitë prei mejet ndërmiet nierëzish.
26Edhe mbë të gjashttinë muej, engjulli Gabriel u dërgue prei Perëndisë ndë qytet të Galilesë, qi e kishte emninë Nazaret,
27te nji virgjineshë qi ishte fejuem me nji burr qi e kishte emninë Iosef, prei shtëpisë Davidit; edhe virgjinesha e kishte emninë Mari.
28Edhe Engjulli kur hyni tek ajo, tha: Gëzohu, o e gëzueme, Zoti ashtë bashkë me tyi; e bekueme je ti ndërmiet gravet.
29Edhe ajo kur pa, u përzie për fjalën’ e ati, edhe mendohei, qish do me qenë kyi farë të përshëndetuni.
30Edhe engjulli i tha: Mos u friko, Mari; sepse gjete hir për-anë Perëndisë.
31Edhe qe te ke me u mbarsunë ndë bark, edhe ke me piellë bir, edhe ke me ia queitun’ emninë IESU.
32Kyi ka me qen’ i math, edhe ka me u queitun’ i Biri të Naltit; edhe Zoti Perëndia ka me i dhanë shkambin’ e Davidit atit ati;
33edhe ka me mbëretënuem ndë shtëpit të Iakobit për gjithë jetënë; edhe mbëretënia e ati s’ka me pasunë të mbaruem.
34Edhe Maria i tha engjullit: Qysh ka me qenë këjo punë, sepse unë s’ngjof burr?
35Edhe engjulli u përgjeq, e i tha: Shpirti Shenjt ka me ardhunë mbë tyi, edhe fuqia të Naltit ka me të hijesuem, përandai edhe ajo gja e shenjtënueme qi len prei tejet ka me u queitunë Bir Perëndie;
36edhe qe Elisabeta, fisi yt, edhe ajo u mbars me bir ndë pleqëni të vet; edhe kyi muej asht’ i gjashtti asai qi quhetë shterpë.
37Sepse s’ashtë punë qi s’mundetë për-anë Perëndisë.
38Edhe Maria tha: Qe shërbëtoreja e Zotit; u baftë mbë mue mbas fjalësë s’ate. Edhe engjulli iku prei asai.
39Edhe nd’ato ditt Maria u ngrit, e voiti me nxitim ndë malësit, ndë nji qytet të Iudesë;
40edhe hyni ndë shtëpit të Zaharisë, edhe përshëndeti Elisabetënë.
41Edhe Elisabeta kur ndëgjoi të përshëndetunit’ e Marisë, foshnjeja karceu ndë bark t’asai; edhe Elisabeta u mbush me Shpirtinë Shenjt,
42edhe bërtiti me za të madh, e tha: E bekueme je ti ndërmiet gravet, edhe e bekueme ashtë pema e barkut tand.
43Edhe prei kah më befti këjo punë, për me ardhun’ e ama Zotit t’em tek unë?
44Sepse qe porsa erdhi zani të përshëndetunit tand ndë veshët e mi, foshnjeja karceu me gëzim ndë bark t’em.
45Edhe lum ajo qi të besojë, sepse kanë me u mbushunë tek ajo qish janë folunë prei Zotit.
46Edhe Maria tha: Shpirti em madhënon Zotinë,
47edhe fryma eme u gëzue mbë Perëndinë shëlbuesinë t’em.
48Sepse shtiu sytë mbë të përvumit e shërbëtoresë vet, sepse qe çë tashti e mbaskëndai gjithë brezatë kanë me më lumënuem,
49sepse i Forti bani punë të mëdha mbë mue; edhe emëni i ati asht’ i shenjtënueshim,
50edhe përdëllim i ati ashtë breza mbas brezash mb’ata qi e kanë frikë.
51Bani pushtet me krahin’ e vet; përdau madhështorëtë ndë mendim të zemëravet atyne.
52Sdrypi fuqitarë prei shqembesh, edhe ngriti nierës të përvutë.
53Të unishëmit’ i mbushi plot me të mira, edhe të pasunit’ i dërgoi jashtë shprazëtë.
54I ndimoi Israelit shërbëtorit vet, kur pruni ndër mend përdëllim,
55sikurse foli tek atënit t’anë, mbë Abrahamin’ edhe mbë farën’ e ati, për gjithë jetënë.
56Edhe Maria mbeti bashkë me ate afërë tre muej, mbasandai u këthye ndë shtëpi të vet.
57Edhe Elisabetës’ iu mbush moti për me piellë. Edhe puell nji bir.
58Edhe fëqinjtë e fisi i asai kur ndëgjuenë, se Zoti madhënoi përdëllimin’ e vet tek ajo, gëzoheshinë bashkë me ate.
59Edhe ndë të tettënë ditë erthnë me rreth-premë çuninë; edhe e queitnë Zahari, me emënin’ e të i atit vet.
60Por e ama ati u përgjeq, e tha: Jo; por ka me u queitunë Gjionn.
61Edhe ata i thanë, se: Nuk’ ashtë ndonji ndë fis tand, qi quhetë me këte emënë.
62Edhe i bajshinë me shenjë të i atit ati, pale qish do me u queitun’ ai.
63Edhe ai lypi nji dërrasë shkronjet, e shkroi, tue thanë: Emën’ i ati ashtë Gjionn. Edhe të gjith’ u mërekulluenë.
64Edhe përnjiherë goja e ati, edhe gjuha e ati u çel, edhe fliste tue bekuem Perëndinë.
65Edhe u erdhi frikë gjith’ atyne qi rrijshinë rreth ati; edhe të gjitha këto fjalë fliteshinë ndëpër gjithë malësin’ e Iudesë.
66Edhe gjith’ ata qi ndëgjuen’ i vunë këto punë ndë zemërat të veta, tue thanë: Vallë qish do me qenunë kyi çun! Edhe dora e Perëndisë ishte bashkë me ate.
67Edhe Zaharia i ati ati u mbush me Shpirtinë Shenjt, edhe profetizoi, tue thanë:
68I bekuem qoftë Zoti Perëndia i Israelit, sepse vuni ore, edhe bani shpërblim mbë popullin’ e vet,
69edhe ngriti bri shpëtimi mbë ne ndë shtëpit të Davidit shërbëtorit vet,
70sikurse doli me anë të gojësë të shenjtënueshimivet profetënavet vet çë përpara jetësë;
71shpëtim prei anëmiqvet t’anë edhe prei dorësë gjith’ atyne qi na kanë mëni;
72me bamë përdëllim tek atënit t’anë, edhe me përmendunë dhiatën’ e vet të shenjtënuemenë,
73mbas bese qi iu përbetue atit t’anë Abrahamit,
74se ka me na dhanë me shpëtuem prei dorës’ anëmiqvet t’anë, edhe me i shërbyem pa frikë,
75me shenjtëni e me dreitëni përpara ati gjithë ditt e jetësë t’onë.
76- Edhe ti, o çun, ke me u queitunë profet i të Naltit, sepse ke me shkuem përpara faqesë Zotit, për me bamë gati udhët’ e ati;
77për me i dhanë mend shpëtimi popullit ati me ndëjesën’ e fajevet atyne,
78me anë të përdëllimit thellë Perëndisë t’onë, qi na vuni ore e lemeja e diellit prei së naltit,
79për me ndritun’ ata qi rrinë nd’errësinë e ndë hije të vdekësë, për me bamë kambëtë t’ona me ecunë dreitë nd’udhë të paqtimit.
80Edhe çuni rritei e forcohei ndë shpirt, edhe ishte ndëpër shkretinat, ngjysh mb’ate ditë, qi diftoi vetëhenë tek Israeli.

Currently Selected:

LUKËSË 1: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in