YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 2

2
KAPTINA II.
1Edhe nd’ato ditt duel urdhënë prei Kaisarit Augustit me u shkruem gjithë bota.
2(Këjo e shkrueme ishte bamë përpara kur ishte Kyreni guvernator’ i Syrisë).
3Edhe të gjithë shkojshinë me u shkruem, gjithë-se-cilli ndë qytet të vet.
4Hipi edhe Iosefi prei Galilesë, prei qytetit Nazaret, ndë Iude, ndë qytet të Davidit, qi quhetë Bethleem (sepse ai ishte prei shtëpisë, edhe atënisë Davidit),
5për me u shkruem bashkë me Marinë; qi ishte fejuem me ate për grue, e cilla ishte me barrë.
6Edhe ata kur ishin’ atie, asai iu mbushnë ditt për me piellë.
7Edhe puell birin’ e vet paralindësinë, edhe u mpështuell me shpërgaj, edhe e vuni ndë grasht; sepse s’kishinë vend atie ku kishinë ranë.
8Edhe nd’atë vend ishinë disa bari, ranë ndër ara, tue rueitunë me ret natënë tufën’ e vet.
9Edhe qe engjull’ i Zotit tek erdhi mb’ata, edhe lafti i Zotit i ndriti rreth, edhe u frikuenë me frikë të madhe.
10Edhe engjull’ i Zotit u tha atyne: Mos u frikoni, sepse qe te po u ap juve za të mirë për nji gëzim të madh, qi ka me qenunë mbë çdo popull,
11sepse sot u leu juve, ndë qytet të Davidit, nji Shëlbues, i cilli ashtë Zoti Krisht.
12Edhe këjo shenjë qoftë mbë ju. Keni me gjetunë nji foshnje mpështiellë me shpërgaj, ndenjunë ndë grasht.
13Edhe bashkë me engjullin’ u duk befas nji shumicë ushtërie qiellore, tue lavduem Perëndinë, e tue thanë:
14Laft mbë Perëndinë qi ashtë mbë të naltat, edhe paqtim mbë dhet, pëlqim ndë nierëzit.
15Edhe engjujtë si iknë prei atyne ndë qiell, ata baritë thanë njiani tietrit: Le të shkojmë tashti ngjysh ndë Bethleem, e të shofimë këte punë qi ashtë bamë, të cillënë na e diftoi Zoti.
16Edhe erthnë me vrap, e gjetnë edhe Marinë, edhe Iosefinë, edhe foshnjenë ndenjunë ndë grasht.
17Edhe ata si panë, diftuenë për fjalënë qi u fol atyne për këte çun.
18Edhe gjith’ ata qi ndëgjuen’ u mërekulluenë për ato fjalë qi u folnë atyne baritë.
19Edhe Marie ruente me vetëhe gjithë këto fjalë, tue i vumë mbrenda ndë zemërët të vet.
20Edhe baritë u këthyenë, tue lavduem, e tue nderuem Perëndinë për gjith’ ato qi ndëgjuen’ e panë, sikurse u fol mb’ata.
21Edhe kur u mbushnë tetë ditt për me rreth-premë dialinë, emën’ i ati u queit IESU, qi ishte queitunë prei engjullit para se ai qe zanë ndë barkut.
22Edhe kur u mbushnë ditt e pastrimit asai, mbas ligjësë Moiseut, e prunë ndë Ierusalem, me e nxierrë përpara Zotit;
23(sikurse ashtë shkruem ndë ligjë të Zotit: “Se çdo mashkullë qi çel shtratin’ e barkut ka me u queitunë shenjt te Zoti”),
24edhe për me dhanë kurbaninë, sikurse ashtë thanë ndë ligjë të Zotit: “Nji parë turtuj, a dy zoq pullumbash.”
25Edhe qe tek ishte nji nieri ndë Ierusalem, qi e kishte emninë Symeon; edhe kyi nieri ishte i dreitë, e me frikën’ e Perëndisë, tue pritunë ngushullimin’ e Israelit; edhe Shpirti Shenjt ishte mbi ate.
26Edhe ishte sbuluem tek ai prei Shpirtit Shenjt mos me pamë vdekë para se të shofi Krishtin’ e Zotit.
27Edhe erdhi me anë të Shpirtit Shenjt ndë tempull; edhe përintë kur prunë mbrenda dialinë, Iesunë, qi të bajshinë për ate mbas zakonit ligjësë,
28ai e priti n’grykë, edhe lavdoi Perëndinë, e tha:
29Tashti, o Zotëni, lisho shërbëtorinë tand me paqtim, mbas fjalësë s’ate,
30sepse syt’ e mi panë shpëtiminë tand,
31qi bane përpara sysh gjithë popujvet;
32dritë për të ndritunit e kombevet, edhe laft për popullin tand Israelinë.
33Edhe Iosefi edhe e ama e ati ishinë tue u mërekulluem për ato qi fliteshinë për ate.
34Edhe Symeoni i bekoi, edhe i tha Marisë, s’amës’ ati: Qe kyi te gjindetë për të ranë e për të ngritunë shumë vetëve ndë Israel; edhe për shenjë qi flitetë kundrë ati;
35(edhe nji shpatë ka me shkuem ndëpër shpirt tand), qi të sbulohenë mendimet’ e shumë zemërave.
36Edhe atie ishte Ana, nji profetëneshë, e bija Fanuellit, prei farës’ Aserit; ajo ishte shumë e lashtë ndër ditt, kishte rruem shtatë viet bashkë me burrinë mbas virgjinisë vet;
37edhe ajo ishte grue e ve afërë tetë-dhet’ e katër vieç, e cilla nukë dahei prei tempullit, tue adhuruem me agjinime e me të lutuna nat’ e ditë.
38Edhe ajo mbassi ia mbërrini asai ore, i falei ndersë Zotit, edhe u fliste për ate gjith’ atyne qi pritshinë shpërblim ndë Ierusalem.
39Edhe si maruenë gjithë qish ishinë mbas ligjësë Zotit, u këthyenë ndë Galile, ndë Nazaret, qytetin’ e vet.
40Edhe çuni rritei e forcohei ndë shpirt, tue u mbushunë me dituni; edhe hir’ i Perëndisë ishte mbi ate.
41Edhe përint’ e ati shkojshinë për viet ndë Ierusalem për festë të pashkëvet.
42Edhe si u ba dy-mbë-dhetë vieç, ata hipnë ndë Ierusalem, mbas zakonit festësë,
43edhe si u mbaruenë ditt, mbë të këthyemit e atyne, diali Iesui mbeti mbrapa ndë Ierusalem; edhe Iosefi edhe e ama e ati nukë dijshinë.
44Por kujtuenë se ai ashtë mb’udhë me shokët, edhe ata ecën nji ditë udhë; edhe e kërkojshinë ndëpër fisnat e ndëpër të njoftunit.
45Edhe mbassi s’e gjetnë, u këthyenë ndë Ierusalem, tue kërkuem ate.
46Edhe mbas tri ditsh e gjetnë ndë tempull ndenjunë ndë miedis të mieshtravet, tue ndëgjuem ata, e tue pyetun’ ata.
47Edhe gjith’ ata qi e ndëgjojshinë mërekulloheshinë për mendien’ e për të përgjegjunat e ati.
48Edhe kur pan’ ate, u habitnë; edhe e ama i tha: Dial, qish na bane kështu? Qe yt-at’ edhe unë te po të kërkojmë me pikëllim.
49Edhe ai u tha atyne: Përse më kërkoni? Nuk’ e dini se unë duhetë me qenunë ndë punët e t’im et?
50Por ata nuk’ e muernë vesht fjalënë qi u foli atyne.
51Edhe sdripi bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte ndën’ urdhënë t’atyne. Edhe e ama ruente gjithë këto fjalë ndë zemërë të vet.
52Edhe Iesui shkonte mbarë mbë dituni e mbë moshë e mbë hir për-anë Perëndisë e nierëzish.

Currently Selected:

LUKËSË 2: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in