YouVersion Logo
Search Icon

MARKUT 16

16
KAPTINA XVI.
1Ende si shkoi e shëtuna, Maria Magdalena, ende Maria e ama Iakobit, ende Saloma, blen’ erëna, për me ardhun’ e me lym ate.
2Ende shumë herët ndë natie të parënë ditën’ e javësë vinë mbi vorr, tue shkrepunë dilli;
3ende thoshinë ndërmiet atyne: Cilli do të na rrokullejë gurinë prei derësë vorrit?
4Ende kur shtinë sytë, ven’ ore se guri ishte rrokullymë, sepse ishte fort i math.
5Ende kur hynë ndë vorr, panë nji dialosh tue ndenjunë për së diathti, veshunë me petka të bardha; ende ato u tremnë.
6Ende ai u thot’ atyne: Mos u tremni; kërkoni Iesu Nazarinasinë, qi qe mbërthymë? U ngjall; nuk’ ashtë këtu, ngje vendi ku e patnë vumë.
7Po shkoni, e u thoni dishepujtvet ati, ende Pietrit, se ai vete ma përpara se ju ndë Galile, atie keni me e pamë, po sikur u pat thanë juve.
8Ende ato dulnë shpeit, e iknë prei vorrit; ende ato ishinë tremun’ e habitunë, ende s’i thanë gja askuit, sepse kishinë frikë.
9Ende si u ngjall ndë natie të parënë ditën’ e javësë, iu duk të parënë herë Marisë Magdalenësë, qi kishte nxierrë shtatë diaj prei asai.
10Ajo voiti, e u dha za atyneve qi kishinë ndenjunë bashkë me ate, atie ku ishinë tue bamë vaje, e tue qjamë.
11Ende ata kur ndëgjunë se rron, ende se u pa prei asai, nukë zunë besë.
12Ende mbasandai u diftu me tietër formë mbë dy vetë prei asish qi ishinë tue ecun’ e tue votunë nd’arë.
13Ende ata erthnë e u dhanë za të tierëvet, po as atyneve s’u zunë besë.
14Mbasandai u diftu mbë të nji-mbë-dhitët, atie ku ishinë tue ndenjunë ndë mësallë, ende i shau për pabesënin’ e atyne, ende për zemërën’ e ashpërë, sepse nuk’ u zunë besë atyneve qi e panë ngjallunë.
15Ende u tha atyne: Shkoni ndëpër gjithë botën’, e predikoni ungjillinë ndëpër gjithë krijesënë.
16Kush të mbesojë ende të pagëzohetë, ka me u shpëtumë; po kush të mos mbesojë ka me u gjukumë për mundim.
17Ende këto shenje kanë me u votunë mbrapa atyneve qi të mbesojnë. Mb’emënit t’em kanë me nxierrë diaj; kanë me folunë me gjuhëna të reja;
18kanë me zanë gjarpij; ende ndë pifshinë ndonji farë gjaje qi mbyt nierinë, s’ka me u bamë keq atyne; kanë me vumë durët mbi të sëmunë, ende kanë me i shëndoshunë.
19Zoti pra mbassi u foli atyne, hypi ndë qillt, ende ndejti mbë të diathtën’ e Perëndisë.
20Ende ata dulnë, e predikunë mbë gjithë vendet, tue u ndifun’ atyne bashkë Zoti, ende tue u vërtetum’ atyne fjalënë me ato mërekullia qi u shkojinë mbrapa atyne. Amen.

Currently Selected:

MARKUT 16: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in