GJIONNIT 20
20
KAPTINA XX
1Edhe të parënë ditën’ e javësë vien Maria Magdalena te vorri ndë mëngjes, tue qenunë por errëtë, edhe shef gurinë ngritunë prei vorrit.
2Ecën pra, edhe vien te Simon Pietri, edhe tek ai dishepulli tietër qi donte Iesui. Edhe u thot’ atyne: Ngritnë Zotinë prei vorrit, edhe nukë dimë se ku e kanë vumë.
3Duel pra Pietri edhe dishepulli tietër, edhe vijshinë te vorri.
4Edhe të dy bashkë ecinë me vrap; edhe ai dishepulli tietër nxitoi përpara ma shpeit se Pietri, edhe erdhi ma përpara ndë vorrt,
5edhe si u kurrus shef pëlhuratë ku ishinë; por nukë hyni mbrenda.
6Vien pra Simon Pietri tue marrë mbrapa ate, edhe hyni ndë vorrt, edhe ve ore pëlhuratë ku ishinë,
7edhe riza qi ishte mbi krye t’ati nuk’ u gjind bashkë me pëlhurat, por ishte mpështiellë veç mbë nji vend.
8Atëherë pra hyni edhe ai dishepulli tietër qi erdhi ma përpara ndë vorrt, edhe pa, edhe besoi,
9sepse edhe s’merrshinë vesht shkronjënë, se ai duhetë me u ngjallunë prei së vdekunish.
10Dishepujtë pra votnë prap ndë shtëpiat e veta.
11Por Maria rrinte për-anë vorrit tue qjamë përjashta; edhe kur po qjante u kurrus ndë vorrt,
12edhe ve ore dy engjuj me petka të bardha tue ndenjunë njiani prei kresë, e tietri prei kambëvet, atie ku qe korpi i Iesuit.
13Edhe ata i thon’ asai: Grue, përse qjan? U thot’ atyne: Sepse ngritnë Zotinë t’em, edhe nukë dij se ku e kanë vumë.
14Edhe si tha këto, u këthye mbrapa, edhe ve ore Iesunë tue ndenjunë, edhe nuk’ e dinte se ashtë Iesui.
15Iesui i thot’ asai: Grue, përse qjan? Cillinë kërkon? Por ajo kujtoi se ashtë kopështari, e i thotë: Zot, ndë e ngrite ti, më thuei ku e ke vumë, edhe unë kam me e ngritunë.
16Iesui i thot’ asai: Mari. Ajo këthehet’ e i thotë: Rabbuni! - qi do me thanë: Mieshtër.
17Iesui i thot’ asai: Mos më prek, sepse edhe s’kam hypunë tek em Atë, por shko te vëllazënit’ e mi, edhe u thuei atyne - Po hypi tek Ati em, edhe Ati juei, edhe te Perëndia em, edhe Perëndia juei.
18Vien Maria Magdalena e u nep za dishepujvet, se pa Zotinë, edhe se i tha asai këto fjalë.
19Nd’atë ditë pra ndë mbramiet, qi ishte e para dit’ e javësë, edhe dyert’ ishinë mbyllunë, atie ku ishinë mbëledhunë dishepujtë prei frikësë Iudevet, erdhi Iesui edhe ndenji ndë miedis, edhe u thot’ atyne: Paqtim mbë ju.
20Edhe si tha këte, u diftoi atyne duert’ edhe brinin’ e vet. U gëzuenë pra dishepujtë, kur panë Zotinë.
21Edhe Iesui u tha atyne prap: Paqtim mbë ju; sikurse më dërgoi Ati, edhe un’ u dërgoj juve.
22Edhe si tha këte, fryni, edhe u thot’ atyne: Merrni Shpirtinë Shenjt:
23kuive t’u falni fajetë, u kanë falun’ atyne; edhe kuive t’ua mbani, u kanë mbaitun’ atyne.
24Por Thomai, nji prei të dymbëdhetëvet, qi thohei Binjok, nuk’ ishte bashkë me ate, kur erdhi Iesui.
25Dishepujt’ e tierë pra i thoshinë: Kemi pamë Zotinë. Por ai u tha atyne: Ndë mos pafsha shenjin’ e goshdëvet ndër duer t’ati, edhe të ve gishtinë t’em ndë shenjët të goshtëvet, edhe të ve dorënë t’eme ndë brit t’ati, s’kam me besuem.
26Edhe mbas tetë diç prap ishinë mbrenda dishepujt’ e ati, edhe Thomai bashkë me ata; vien Iesui, ndonëse dyert’ ishinë mbyllunë, edhe ndenji ndë miedis, edhe tha: Paqtim mbë ju.
27Mbasandai i thotë Thomait: Bier gishtinë tand këtu, edhe shiko duert’ e mia; edhe bier dorënë tande, edhe vene mbë brit t’em; edhe mos u ban i pabesë, por besnik.
28Edhe Thomai u përgjeq e i tha: Zoti em, edhe Perëndia em.
29Iesui i thotë: Sepse më pe, Thoma, besove; lum ata qi nukë panë, edhe besuenë.
30Edhe shumë mërekullia të tiera bani Iesui përpara dishepujvet vet, të cillatë nukë janë shkruem ndë këtë libër,
31por këto u shkruenë, qi të besoni, se Iesui ashtë Krishti, i Bir’ i Perëndisë; edhe si të besoni, të keni jetë mb’emënit t’ati.
Currently Selected:
GJIONNIT 20: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania