GJIONNIT 21
21
KAPTINA XXI.
1Mbaskëndai Iesuiu diftoi vetëvetëhenë prap dishepujvet mbë det të Tiberiadësë; edhe e diftoi kështu:
2Ishinë bashkë Simon Pietri, edhe Thomai qi thohei Binjok, edhe Nathanaeli qi ishte prei Kanasë Galilesë, edhe të bijt’ e Zebedeut, edhe dy të tierë prei dishepujvet ati.
3Simon Pietri u thot’ atyne: Vete me gjueitunë për peshk. I thonë: Vim’ edhe ne bashkë me tyi. Duelnë edhe hypnë përnjiherë ndë lundrët; edhe ate natë nukë zunë asgja.
4Por tashti si u ba mëngjesie, Iesui ndenji ndë buzë të detit, por dishepujtë nuk’ e ngjofnë se ashtë Iesui.
5Iesui pra u thot’ atyne: Dielmthit’ e mi, mos keni ndonji bylmet për me ngranë? Iu përgjeqnë: Jo.
6Edhe ai u tha atyne: Hidhni rrietënë mb’anë të diathtë të lundrësë, edhe keni me gjetunë. E hothnë pra, edhe s’muftnë ma me e tërhekunë prei shumice të peshqvet.
7Ai dishepulli pra, qi donte Iesui, i thotë Pietrit: Ashtë Zoti. Edhe Simoni kur ndëgjoi se ashtë Zoti, u mpështuell me petkunë (sepse ishte lakuriq), edhe hodhi vetëvetëhenë ndë det.
8Edhe dishepujt’ e tierë erthnë me lundrëzënë (sepse nuk’ ishinë lark tokësë, por afër dy qind kutë), tue tërhekunë rrietën’ e peshqvet.
9Si sdrypnë pra mbë tokët, shofinë ku ishte ndezunë nji ziarrm, edhe vumë mbi ate peshq edhe bukë.
10Iesuiu thot’ atyne: Bini prei atyne peshqvet qi zutë tashti.
11Simon Pietri hypi, edhe tërhoqi rrietënë mbi tokë plot me peshq të mëdhej, nji qind e pesë-dhet’ e tre; edhe ndonëse ishinë kaqi, nuk’ u shqye rrieta.
12Iesui u thot atyne: Ejani me ngranë drekë. Por as ndonji prei dishepujvet nukë kuxonte me e pyetunë: Cilli je ti? Sepse e dijshinë se ashtë Zoti.
13Vien pra Iesui, edhe merr bukënë, e ua nep, edhe peshkunë por kështu.
14Këjo asht’ e treta herë qi u diftue tashti Iesui mbë dishepujt’ e vet, mbassi u ngjall prei së vdekunish.
15Mbassi hangrën drekë pra, Iesui i thotë Simon Pietrit: Simon i bir’ i Ionait, a më do ma tepërë se këta? I thotë: Po, Zot; ti e di se të due. I thotë: Kullot qingjat’ e mi.
16I thotë prap për së dyti: Simon i bir’ i Ionait, a më do? I thotë: Po, Zot; ti e di se të due. I thotë: Bahu bariu i dhenvet mia.
17I thotë për së treti: Simon i bir’ i Ionait, a më do? U idhënue Pietri, se i tha për së treti - A më do? Edhe i tha: Zot, ti di të gjitha; ti e ngjef se të due. Iesui i thotë: Kullot dhent’ e mia.
18Me të vërtet, me të vërtet po të thom: Kur ishie ti ma i ri, ngjishie vetëvetëhenë, edhe ecëje ku doje, por kur të plakesh, ke me shtrimë duert’ e tua, edhe tietër kushi ka me të ngjeshunë, edhe ka me të prum’ atie ku nukë do.
19Edhe tha këte, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me lavduem Perëndinë. Edhe si tha këte, i thotë: Merrmë mbrapa.
20Edhe Pietriu këthye, e shef ate dishepullinë qi donte Iesui tue i votunë mbrapa, i cilli i pat ran’ edhe mbë krahanuer t’ati ndë darkët, e i tha: Zot, cilli asht’ ai qi ka me të trathtuem?
21Pietri kur pa këte, i thotë Iesuit: Zot, por kyi qish do?
22Iesui i thotë: Ndë daça me mbetun’ ai qysh sa të vij, ti qish ke? Ti merrmë mbrapa.
23Duel pra këjo fjalë ndë vëllazënit, se ai dishepulli nukë vdes, por Iesui nuk’ i tha, se: Nukë vdes; por: Ndë daça me mbetun’ ai qysh sa të vij, ti qish ke?
24Kyi asht’ ai dishepulli qi deshmon për këto, edhe qi shkroi këto; edhe e dimë, se deshmia e ati asht’ e vërtetë.
25Jan’ edhe shumë të tiera, sa bani Iesui, të cillatë ndë shkruheshinë nji për nji, kujtoj se as ajo bota nukë do të nxinte libratë qi kishinë me u shkruem. Amen.
Currently Selected:
GJIONNIT 21: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania