Mbassi hangrën drekë pra, Iesui i thotë Simon Pietrit: Simon i bir’ i Ionait, a më do ma tepërë se këta? I thotë: Po, Zot; ti e di se të due. I thotë: Kullot qingjat’ e mi.
I thotë prap për së dyti: Simon i bir’ i Ionait, a më do? I thotë: Po, Zot; ti e di se të due. I thotë: Bahu bariu i dhenvet mia.
I thotë për së treti: Simon i bir’ i Ionait, a më do? U idhënue Pietri, se i tha për së treti - A më do? Edhe i tha: Zot, ti di të gjitha; ti e ngjef se të due. Iesui i thotë: Kullot dhent’ e mia.