YouVersion Logo
Search Icon

GJIONNIT 19

19
KAPTINA XIX.
1Atëherë pra Pilati muer Iesunë, edhe e rrafi ndë fallake.
2Edhe ushtëtorëtë gërshetuenë nji kunorë prei ferrash, e ia vunë mbi krye t’ati, edhe e veshnë me nji petk të kuq,
3edhe thoshinë: Falemi, Mbëreti i Iudevet! Edhe i bijshinë me shuplaka.
4Pilati pra duel prap jashtë, edhe u thot atyneve: Qe te po u bije juve ate jashtë, qi ta dini se nukë gjej as ndonji faj tek ai.
5Iesui pra duel jashtë, veshunë me kunorën’ e ferrësë, edhe me petkun’ e kuq. Edhe Pilati u thot’ atyne: Shif nieriu!
6Kur pan’ ate Krye-priftënit’ edhe shërbëtorëtë, gërthitnë tue thanë: Kryqëzoje, kryqëzoje. Pilati u thot’ atyne: Merrnia ju, edhe kryqëzonia, sepse unë nukë gjej faj tek ai.
7Iudeit’ iu përgjeqnë: Na kemi ligjë, edhe mbas ligjësë t’onë ai duhetë me vdekunë, sepse bani vetëvetëhenë të Birin’ e Perëndisë.
8Atëherë Pilati kur ndëgjoi këte fjalë, ma tepër’ u frikue,
9edhe hyni prap ndë vend të gjukatësë, edhe i thotë Iesuit: Prei kah je ti? Por Iesui nuk’ i dha të përgjegjunë.
10Pilati pra i thotë: Nukë më flet mue? Nukë di ti se unë kam pushtet me të kryqëzuem, edhe kam pushtet me të lishuem?
11Iesui u përgjeq: Nukë ke as ndonji pushtet mbi mue, ndë mos t’u kishte dhanë prei së nalti; përandai ai qi më dha ndër duer të tua, ka ma tepërë faj.
12Çë mb’atëherë Pilati kërkonte me e lishuem, por Iudeitë thërritshinë, tue thanë: Ndë lishofsh këte, nukë je miku i Kaisarit; kushdo qi ban vetëvetëhenë mbëret, flet kundrë Kaisarit.
13Pilati pra kur ndëgjoi këte fjalë, nxuer jashtë Iesunë, edhe ndejti mbi tribunal, mbë nji vend qi thohetë Gur-shtruem, edhe Hebraisht Gabbatha.
14Edhe ishte e prendeja pashkësë, edhe afër gjashtë ora; edhe u thotë Iudevet: Qe mbëreti juei!
15Por ata gërthitnë: Ngreje, ngreje, kryqëzoje. Pilati u thot’ atyne: Mbëretinë tuei të kryqëzoj? Krye-priftënit’ u përgjeqnë: S’kemi tietër mbëret veç Kaisarit.
16Atëherë pra ua dha atyne ndër duer, për me u kryqëzuem. Edhe ata muernë Iesunë, edhe e shpijinë.
17Edhe tue bartunë kryqin’ e vet, duel ku thohetë Vend i kresë, qi thohetë Hebraisht Golgotha,
18atie ku kryqëzuen’ ate, edhe dy të tierë bashkë me ate, andej e këndej, edhe Iesunë ndë miedis.
19Pilati shkroi edhe nji titullë, edhe e vuni mbi kryqt. Edhe ishte shkruem: IESU NAZOREASI MBËRETI I IUDEVET.
20Edhe këte titull’ e kënduenë shumë vetë prei Iudevet, sepse ishte ngjat qytetit vendi ku u kryqëzue Iesui, edhe ishte shkruem Hebraisht, Greqisht, Romanisht.
21Krye-priftënit’ e Iudevet pra i thoshinë Pilatit: Mos shkruei Mbëreti i Iudevet; por se ai tha: Jam mbëret i Iudevet.
22Pilati u përgjeq, ate qi shkrova, e shkrova.
23Ushtëtorëtë pra mbassi kryqëzuenë Iesunë, muernë petkat, e ati, edhe i banë katër piesa, për gjithë-se-cillinë ushtëtuer nji piesë; edhe gunënë; edhe guna ishte e pa-qepëme, endunë gjithë prei së nalti qysh poshtë.
24Thanë pra ndërmiet atyne: Le të mos e shqerrimë, por të shtiemë shortë për ate, kuit t’i bierë, për me u mbushunë shkronja qi thotë: “Danë petkat’ e mia ndërmiet atyne, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em”. Ushtëtorëtë pra banë këto.
25Edhe ndaj kryqin’ e Iesuit kishinë ndenjun’ e ama, edhe e motëra s’amësë, Maria grueja e Klopait, edhe Maria Magdalena.
26Iesui pra kur pa t’amën’ edhe ate dishepullinë qi donte tue ndenjunë për-anë, i thotë s’amësë vet: Grue, qe yt bir!
27Mbasandai i thotë dishepullit: Qe jot amë! Edhe ai dishepulli çë mb’ate orë e muer ndë shtëpi të vet.
28Mbas kësai Iesui tue ditunë, se tashti u mbaruenë të gjitha, qi të mbarohetë shkronja, thotë: Kam et.
29Edhe ishte atie nji anë plot me uthullë; edhe ata mbushnë nji shpuzë me uthullë, edhe e vunë mbi nji hyssop, e ia prunë ngjat ndë gojë.
30Iesui pra kur muer uthullënë, tha: U mbarue; edhe uli kryetë, e dha frymënë.
31Iudeitë pra, qi të mos mbesinë trupënatë ndë kryqt për të shëtunë, sepse ishte e prende, (sepse ajo dit’ e shëtunë ishte e madhe), iu lutnë Pilatit qi t’u dërrmohenë kërsit’ e kambëvet, edhe të ngrihen’ andyj.
32Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe dërrmuenë kërsit’ e të parit, edhe të tretit qi ishte kryqëzuem bashkë me ate.
33Por kur erthnë te Iesui, edhe e panë se tashti kishte vdekunë, nuk’ i dërrmuenë kërsitë,
34por nji prei ushtëtorësh i shpoi brininë me shtizë, edhe përnjiherë i duel gjak edhe ujë.
35Edhe ai qi pa deshmoi, edhe deshmia e ati asht’ e vërtetë, edhe ai e di se thotë të vërtetënë, qi të besoni ju.
36Sepse këto u banë për me u mbushunë shkronja: “Eshtënë s’ka me iu thyem”.
37Edhe prap tietër shkronjë thotë: “Kanë me vum’ ore mb’ate qi shpuenë”.
38Edhe mbasandai Iosefi qi ishte prei Arimathesë (i cilli ishte dishepull i Iesuit, por i mbëshefëtë për frikën’ e Iudevet), iu lut Pilatit për me ngritunë korpin’ e Iesuit, edhe Pilati e la. Erdhi pra, edhe ngriti korpin’ e Iesuit.
39Erdhi edhe Nikodemi (ai qi pat ardhunë përpara te Iesui natënë), edhe pruni të përziem myrre e alloje, afër nji qind litra.
40Muernë pra korpin’ e Iesuit, edhe e mpështuellnë me pëlhura bashkë me erënat, sikurse e kanë zakon Iudeitë me vorruem.
41Edhe nd’ate vend qi u kryqëzue ishte nji kopshtë; edhe ndë kopshtë nji vorr i ri, qi s’ishte vumë ma nd’ate askushi.
42Atie pra e vunë Iesunë për të prenden’ e Iudevet; sepse ishte ngjat vorri.

Currently Selected:

GJIONNIT 19: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Free Reading Plans and Devotionals related to GJIONNIT 19

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy