YouVersion Logo
Search Icon

GJIONNIT 18

18
KAPTINA XVIII.
1Iesui mbassi tha këto, duel bashkë me dishepujt’ e vet përtej purroit Kedronvet, atie ku ishte nji kopësht, nd’ate hyni ai edhe dishepujt’ e ati.
2Edhe e dinte vendin’ edhe Iuda, ai qi e trathtoi, sepse Iesui shumë herë u mbëloth atie bashkë me dishepujt’ e vet.
3Iuda pra, mbassi muer tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë prei Krye-priftënavet e prei Farisevet, vien atie me fënerë e me pishtarë e me armë.
4Iesui pra, tue ditunë gjithë qish do të vijshinë mbi ate, duel, e u tha atyne: Cillinë kërkoni?
5Iu përgjeqnë: Iesu Nazoreasinë. Iesui u thot’ atyne: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Iuda, ai qi e trathtoi.
6Kur u tha atyne pra, se: Unë jam, u tërhoqnë mbrapa, edhe ranë për dhe.
7Prap pra i pyeti: Cillinë kërkoni? Edhe ata thanë: Iesu Nazoreasinë.
8Iesui u përgjeq: U thashë juve se unë jam; ndë më kërkoni pra, leni këta me votunë,
9për me u mbushunë fjala qi tha, se - Prei atyneve qi më dhe, nukë hupa askend.
10Atëherë Simon Pietri kishte nji thikë, edhe e tërhoq’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë. Edhe shërbëtori e kishte emninë Malh.
11Iesui pra i tha Pietrit: Ve thikënë tande ndë millt; ate potirinë qi më dha Ati, të mos e pij?
12Tufa e ushtëtorëvet pra edhe kapidani edhe shërbëtorët’ e Iudevet zunë Iesunë, edhe e lithnë,
13edhe e shpunë ma para tek Anna; sepse ishte i vieherri Kaiafësë, i cilli ishte Krye-prifti i ati viti.
14Edhe Kaiafa ishte ai qi mësoi Iudeitë, se ashtë mirë me hupunë nji nieri për popullinë.
15Edhe Simon Pietri merrte mbrapa Iesunë, edhe dishepulli tietër; edhe ai dishepulli ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe hyni bashkë me Iesunë ndë oborr të Krye-priftit.
16Por Pietri rrinte jashtë për-anë derësë. Duel pra ai dishepulli tietër, qi ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe i tha portaresë, edhe shtiu përmbrenda Pietrinë.
17Atëherë shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: Mos je edhe ti prei dishepujvet këti nieriut? Ai thotë: Nukë jam.
18Edhe punëtorët’ e shërbëtorëtë kishinë bamë ziarrm, e po rrijshinë; sepse ishte ftofëtë, edhe po ngrofeshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tue ndenjunë, e tue u ngrofunë.
19Krye-prifti pra pyeti Iesunë për dishepujt’ e ati, edhe për mësimin’ e ati.
20Iesui i u përgjeq: Unë fola mballa-faqe te bota; unë mësova përherë ndë synagogë, edhe ndë tempull, atie ku mblidhenë përherë Iudeitë; edhe pshefas nukë fola asgja.
21Qish më pyet? Pyet ata qi më kanë ndëgjuem, qish u fola atyne; qe këta të dinë se qish thash’ unë.
22Edhe ai kur tha këto, nji prei shërbëtorësh qi ishte ndenjunë ngjat i ra nji shuplakë Iesuit, tue thanë: Kështu i përgjegje Krye-priftit?
23Iesui i u përgjeq: Ndë fola keq, deshmo për të keqenë, por ndë qoftë se mirë, përse më rref?
24Edhe Anna e dërgoi lidhunë te Kaiafa Krye-prifti.
25Edhe Simon Pietri ishte tue ndenjunë, e tue u ngrofunë. I thanë pra: Mos je edhe ti prei dishepujvet ati? Ai e mohoi, e tha: Nukë jam.
26Nji prei shërbëtorëvet Krye-priftit, qi ishte fisi i ati qi i preu veshinë Pietri thotë: Nukë të pash’ unë ndë kopësht bashkë me ate?
27Pietri pra e mohoi për-së-ri; edhe përnjiherë gjeli këndoi.
28Bijenë pra Iesunë prei Kaiafësë ndë vend të gjukatësë; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vend të gjukatësë, qi të mos ndyhenë; por të hanë pashkënë.
29Pilati pra duel tek ata, edhe tha: Çfarë të përfoluni bini kundrë këtij nieriu?
30U përgjeqnë e i thanë: Kyi ndë mos ishte keq-bamës, nukë do ta kishim dhanë tyi ndë duer.
31Pilati pra u tha atyneve: Merrnia ju, edhe gjukonia mbas ligjësë tuei. Iudeitë pra i thanë: S’asht’ e udhësë me vramë na askend,
32për me u mbushunë fjala e Iesuit, qi tha, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me vdekunë.
33Pilati pra hyni prap ndë vend të gjukatësë, edhe thërriti Iesunë, e i tha: Ti je Mbëreti i Iudevet?
34Iesui iu përgjeq: Prei vetiut thue këte ti, apor të tierë të thanë për mue?
35Pilati u përgjeq: Mos jam Iude unë? Kombi yt, edhe Krye-priftënitë të dhanë ndë duer tek unë; qish ke bamë?
36Iesui u përgjeq: Mbëretënia eme nuk ashtë prei kësai bote; mbëretënia eme ndë ishte prei kësai bote shërbëtorët’ e mi kishinë me u munduem, qi të mos ipem ndër duer te Iudevet, por tashti mbëretënia eme nuk’ ashtë prei këndyj.
37Pilati pra i tha: Mbëret je ti pra? Iesui u pergjeq: Ti po thue, se unë jam mbëret. Unë përandai leva, edhe përandai erdha te bota, qi të deshmoj për të vërtetënë. Kushdo qi ashtë prei së vërtetësë, ndëgjon zaninë t’em.
38Pilati i thotë: Qish asht’ e vërteta? Edhe si tha këte, duel prap te Iudeit, edhe u thot’ atyneve: Unë nukë gjej as ndonji faj tek ai,
39por ashtë zakon mbë ju, qi t’u lishoj juve nji për pashkë; doni pra t’u lishoj juve Mbëretin’ e Iudevet?
40Atëherë të gjithë gërthitnë prap, tue thanë: Mos këte, por Barabbanë. - Edhe Barabbai ishte kursar.

Currently Selected:

GJIONNIT 18: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in