Psalltiri 56
56
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Jonath-ellem-rehokim, Miktam i Dhavidhit, kur e mbajtnë atë Filistanëtë ndë Gath.
1Përdëlle-më, o Perëndi, sepse njieri rri me gojë hapëtë që të më përpijë, gjithë ditënë më shtrëngon duke luftuarë.
2Arëmiqt’ e mi rrinë me gojë hapëtë gjithë ditënë, që të më përpinjënë, se ata që më luftonjënë përsiprë janë shumë.
3Atë ditë, kur të frikësohen, do të shpërenj mbë ty.
4Te Perëndia do të lavduronj fjalën’ e ati; shpëreva mbë Perëndinë, nukë do të kem frikë, ç’do të më bënjë mishi?
5Për ditë u vien të ndohtë nga fjalët e mia, gjithë mendimet’ e atyreve janë kundrë meje për të keq.
6Mbëlidhenë, mpshihenë, ruanjënë çapet’ e mi, sikur presënë shpirtinë t’im.
7Për mos gjë do t’i shpëtonjç ata? Rrëzo llausnë ndë zëmërim, o Perëndi.
8Ti më numëron të humburat’ e udhësë, vërë lott’ e mi ndë qeft tënt, sikundrë janë edhe ndë shkronjët tënde.
9Atëhere do të kthenenë prapazi arëmiqt’ e mi, atë ditë kur të thërres mbë ty; na ndek e ngjoh se ti je Perëndia im
10Te Perëndia do të lavduronj ligjëratënë, te Zoti do të lavduronj fjalënë.
11Shpërenj mbë Perëndinë, nukë do të kem frikë; ç’do të më bënjë njieriu?
12Tek unë janë urata, o Perëndi, që do t’ap për lavdurimnë tënt.
13Se shpëtove shpirtinë t’im prej vdekëjesë; nukë (do të shpëtonjsh) edhe këmbët e mia prej shkitësë, që të ecënj përpara Perëndisë ndë dritë të gjallëvet?
Currently Selected:
Psalltiri 56: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë