Psalltiri 57
57
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit, kur iku nga syt’ e Saullit ndë shpellë.
1Përdëlle-më, o Perëndi, përdëlle-më, se shpirti im vu shpëresënë mbë ty, edhe mbë hijen’ e fletëvet tua do të shpërenj, gjer sa të shkonjë pa-udhëria.
2Do t’i thërres Perëndisë lartë, Perëndisë që më bën mirë.
3Do të dërgonjë prej qiellit, edhe do të më shpëtonjë; do të çpërnderonjë atë që rri me gojë hapëtë të më përpijë. Sellah. Perëndia do të dërgonjë përdëllimn’ e ti edhe të vërtetën’e ti.
4Shpirti im është ndërmiet leonësh, dergjem (ndërmiet) të bijet njierëzet që ndizenë flakë, dhëmbët e atyreve janë armë e shigjeta, edhe gjuh’ e atyreve thikë e hollë.
5Lartohu mbi qiejt, o Perëndi, lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
6Bënë gati kurth për këmbët e mia, edhe shpirti im u kërrus poshtë; mihnë gropë përpara meje, po ranë mb’atë. Sellah.
7Zëmëra ime është gati, o Perëndi, zëmëra ime është gati, do të këndonj e të psall.
8Çohu lavdia ime, çohu, psalltir e qitharë, do të cgjonem me natë.
9Do të të lavduronj ndër llauze, o Zot, do të të psall ndër kombe.
10Se përdëllimi yt u madhua gjer më qiej, edhe e vërteta jote gjer mbë ret.
11Lartohu përmbi qiejt, o Perëndi, lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
Currently Selected:
Psalltiri 57: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë