YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 55

55
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth: Mashhill i Dhavidhit.
1Mba vesh të falurit t’im, o Perëndi, edhe mos kthe sytë mbë-nj’-anë prej lutëjesë s’ime.
2Ki-më kujdes, edhe ndigjo-më: hidhërohem ndë mendimt t’im, edhe dyndem,
3prej zërit arëmikut, edhe prej shtrëngimit fajtorit, se hedhënë pa-udhëri mbi mua, edhe më marrënë mëri me zëmërim.
4Më dridhetë zëmra përbrënda meje, edhe më mori frikë vdekëje.
5Më erdhi frikë e të dredhurë, edhe më mbuloi tëmer.
6Edhe thashë: Kush të më eptej fletë posi të pëllumbit! Do të fluturonje e të prëheshë.
7Na te do të largoneshe duke ikurë, edhe do të shkonje kohënë ndë shkretëtirët. Sellah.
8Do të ikënje me nxitim prej erësë fortë, e prej thëllimit.
9Mbyt-i, o Zot, edhe ndai gjuhët’ e atyreve, se pashë shtrëngim e të briturë ndë qytetë.
10Nat’ e ditë qerthëllonjënë muret’ e asaj; edhe pa-udhëri e të sharë është ndë mes t’asaj;
11e keqe është në mes t’asaj, nukë shterenë prej rugavet asaj të sharë e gënjeshtrë.
12Se të më patëkej sharë arëmiku, do t’e keshe duruarë, edhe të m’u mburrëkej ay që më mer mëri, do të jeshe fshehurë prej ati,
13po jeshe ti, o njieri, që je posi unë, udhë-heqësi im, edhe i ngjohuri im,
14që flishim bashkë ëmbëlë, vijëm bashkë me shoqëri ndë shtëpit të Perëndisë.
15Arthtë vdekëje mbi ata, edhe cbriçinë të gjallë ndë varr, se janë të këqia ndër të ndënjurat t’atyreve, edhe ndë mes të atyreve.
16Unë do të thërres Perëndisë, edhe Zoti do të më shpëtonjë.
17Mbrëmë, e mëngjes, e mes-ditë do të lutem e të thërres, edhe do të më ndigjonjë zënë.
18Do të më shpëtonjë shpirtinë ndë paqtim prej luftësë, që është kundrë meje, se shumë vetë ishinë bashkë me mua.
19Perëndia do të ndigjonjë, edhe do të përgjunjnjë ata; ay që është para jetëvet, Sellah, se ata nukë ndërronenë, as kanë frikë nga Perëndia.
20Ngjasënë duart’ e tyre kundrë atyreve që janë ndë paqtim me atë, ndynjënë dhiatën’ e tyre.
21Fjalët’ e gojës’ ati janë më të buta se gjalpi, po ndë zëmërët t’ati është luftë; fjalët e ati janë më të buta se vaji, po janë thika të cveshëta.
22Hidh barrënë tënde mbë Zonë, edhe ay do të të ruanjë, kurrë s’ka për të lënë të tundet’ i drejti.
23Po ti, o Perëndi, ke për të cbriturë ata ndë pus të humbëjesë; njierëzit’ e gjakravet e të gënjeshtrësë nukë do të harrinjënë ndë gjymësë të ditëvet tyre, po unë do të shpërenj mbë ty.

Currently Selected:

Psalltiri 55: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in