Psalltiri 40
40
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1Duke priturë prita Zotnë, edhe më mbajti vesh, edhe ndigjoi lutëjenë t’ime.
2Edhe me nxori prej gropësë mundimit, edhe prej baltësë ndyrë, edhe qëndroi këmbët’ e mia mbi gur, ndreqi çapet’ e mi.
3Edhe vuri ndë gojët t’ime kënkë të re, lavdi për Perëndinë t’ënë; shumë do të shohënë, edhe do të frikësonenë, edhe do të shpërenjënë mbë Zonë.
4Lum ay njieri, të cilit emëri i Zotit është shpëres’ e ti, edhe nukë vështron madhështorëtë, edhe ata që përvarenë ndë të rremë.
5Shumë të maniçime janë punët’ e tua, që bëre ti, o Zot Perëndia im, edhe s’munt ndonjë të vërë një mbë një mendimet’ e tu për ne; të doje t’i rrëfenje, e të flasë për ato, kapërcenjënë çdo numërë.
6Kurban e dhuratë nukë deshe, më nxore veshëtë, kurban gjithë-diegurë edhe dhuratë për faj s’kërkove.
7Atëhere thashë: na ndek po vinj, ndë ballë të vivlisë është shkruarë për mua:
8më k’anda të bënj dashurimnë tënt, o Perëndia im,
9edhe nomi yt është ndë mes të zëmrësë s’ime.
10Leçita drejtëri ndë përmbëledhëje të madhe, na te nukë ndala buzët’ e mia, o Zot, ti e di. Nukë fsheha drejtërinë tënde ndë zëmërët t’ime, rrëfeva të vërtetënë tënde edhe shpëtimnë tënt, nukë mpsheha përdëlliminë tënt edhe të vërtetënë tënde prej përmëledhëjesë madhe.
11Po ti, o Zot, mos mërgo përdëllimet’ e tu prej meje, përdëllini yt edhe e vërteta jote më ndihçinë kurdo,
12Se më qarkuanë të këqia që nukë kanë numërë, më harritnë pa-udhërit’ e mia, edhe nukë munt t’i shoh, u shumuanë më tepërë se qimet e kreit t’im, edhe zëmëra po më lë.
13Pëlqe, o Zot, të më shpëtojsh; o Zot, nxito të më ndihç.
14U turpërofshinë e u marrofshinë bashkë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im të ma marrënë; u kthefshinë për së prapi, e u turpërofshinë ata që duanë të keqenë t’ime.
15Marçinë turp për çpagim, ata që më thonë: Të lumtë, të lumtë!
16U gëzofshinë e u ngazëllofshinë për ty; gjith’ ata që të kërkonjënë, ata që duanë shpëtimnë tënt, le të thonë kurdo: U madhëroftë Zoti.
17Po unë jam dorë-hollë edhe i nevojëshim, Zoti më ka kujdes, ndihmësi im edhe mburonjësi im ti je, o Perëndia im, mos u mëno.
Currently Selected:
Psalltiri 40: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë